Tuneli i Llogorasë, monitorim 24 orë me kamera dhe matës të shpejtësisë

11 Korrik, 14:06| Përditesimi: 11 Korrik, 14:21

  • Share

Vlore- Drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Gentian Gjyli, kanë qenë për inspektim në tunelin e Llogarasë, për masat e marra me qëllim parandalimin e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

“Tuneli monitorohet 24 orë me kamera dhe matës të shpejtësisë, si dhe nëpërmjet grupit TNT, me qëllim parandalimin e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe menaxhimin e trafikut. Apeloj për qytetarët që të respektojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në tunel, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore” tha Qato.

Drejtori i Policisë Rrugore i bëri apel qytetarëve që të respektojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në tunel, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

“Kemi marrë angazhim të plotë dhe jemi në koordinim të vazhdueshëm me Policinë Rrugore, për të ndërhyrë në raste nevoje që mund të shfaqen gjatë operimit” u shpreh  Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli.

Tuneli i Llogarasë u hap më 5 korrik 2024. Ky tunel, me gjatësi 6 km dhe shpejtësi maksimale të lejuar 80 km në orë, shkurton distancën nga Dukati në Palasë, nga 30 minuta në 7-8 minuta. Ndërkohë, nga Vlora në Palasë që nëse dikur bëhej për 1 orë, tashmë realizohet për 20 minuta.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?