TIRANE-Dy vëllezërit, Edmond dhe Robert Budina janë infektuar me COVID. Edmond dhe Robert Budina janë dy nga përfaqësuesit e Aleancës për Teatrin. Në javët e fundit artistët kanë qenë në disa qytete për të mbledhur firmat për peticionin për Teatrit Kombëtar. Aktivitete në prezencën e shumë njerëzve, që i kanë zhvilluar pa maska.
Pas shembjes së Teatrit, grupi i artistëve me dy vëllezërit në krye pas disa protestave në Tiranë nisën aksionin për takimet nëpër rrethe për rindërtimin e Teatrit Kombëtar, ashtu siç ishte, aty ky ishte.
Por pas dyshimeve nisur nga simptomat, dy vëllezërit janë testuar nga ku kanë rezultuar pozitivë, ndërsa ka nisur hetimi epidemiologjik për të mësuar se ku janë infektuar edhe pse do të jetë shumë e vështirë që të zbulohet pasi kanë lëvizur në shumë qytete nga jugu në veri për të mbledhur firmat.
Gjendja e dy vëllezërve është e mirë. Gazetarja e Report Tv Doris Sallaku mëson se ka qenë Roberti që ka pasur temperaturë dhe pas testimit që iu bë, atij dhe vëllait, sot u konfirmua se ishin të prekur. Por nuk janë vetëm mbledhjet e firmave. Robert Budina ka qenë i pranishëm edhe në protestën e organizuar nga maturantët pak ditë më parë te Ministria e Arsimit.
Aktori Edmond Budina ka reaguar pas lajmit se ishte pozitiv me COVID-19. Edhe pse thotë se nuk ka asnjë shenjë të koronavirusit, shprehet se nuk e paragjykon testin.
Dyshimet e Budinës për ISHP, që sipas tij këmbënguli që ai të bënte testin ndërkohë që të tjerë me shenja të dukshme u refuzohej, dhe më pas dolën negativë.
Pasi i doli emri në mediat kundër dëshirës së tij, Budina thotë se çështjen do të ndjekë në rrugë ligjore, ndërsa për kryeministrin Rama shprehet se ka detyrimin që publikisht të informojë opinionin se prej kujt e ka marrë lajmin, nga mediat apo institucionet.
Reagimi i plotë i Edmond Budinës
Së pari dua të siguroj gjithë miqtë, shokët, të afërmit e simpatizantët, që më kanë bombarduar me mesazhe e telefonata, se gëzoj shëndet të plotë. Nuk kam as edhe një prej shenjave tipike të Covid-19, gjithsesi nuk kam të drejtë të paragjykoj rezultatin e testit, sepse mund të jem edhe bartës pa asnjë shenjë. Ajo që më bën të dyshoj, është fakti i këmbënguljes nga ana e Institutit të Shëndetit Publik, për të bërë testin edhe pse nuk kisha shenja të dukshme, ndërkohë, që të tjerë persona pranë nesh, edhe pse me shenja të dukshme (temperaturë të lartë) që kërkonin të bënin testin, ju refuzohej me justifikime nga më të ndryshmet.
Ata të gjithë, më pas, kanë dalë negativë. Përmes të afërmish të përbashkët i kam dërguar fjalë dr. Silva Binos, që pavarësisht prej rezultatit të testit, negativ ose pozitiv, emri im dhe i Bertit të mos bëhej publik. Më garantuan që jo. Testin e kam bërë dje rreth orës 18.40. Sot në orën 08:51 më telefonojnë për të më pohuar se unë e Berti jemi pozitivë. Pa kaluar as edhe një orë të gjitha mediat shpërndanë lajmin e infektimit tonë. Më e rënda është, që edhe Kryeministri Edi Rama, që duhet të jetë i pari në respektimin e Kushtetutës së vendit që drejton, bëri publikë emrat tanë. Ai ka detyrimin që publikisht të informojë opinionin se prej kujt e ka marrë lajmin. Prej institucioneve apo medias. Këtë çështje, unë do ta ndjek në rrugë ligjore, sepse ka të bëjë me shkeljen e të drejtave e lirive të njeriut.
Refuzoj në mënyrë kategorike hipokrizinë e atë keqardhje të shtirur, që gjoja i vjen keq e na uron shërim të shpejtë. Së pari, do ta besoja po të qe bërë privatisht. Së dyti, infektimi edhe nëse është i vërtetë e ka zanafillën në QSUT, ku halla jonë ishte e shtruar e për këtë fajin e ka kjo qeveri me këtë kryeministër. Së treti, dua të kujtoj 17 majin kur u dha urdhri e filloi shembja e Teatrit Kombëtar, ndërkohë që njerëzit ishin ende brenda, mes tyre edhe im vëlla, Roberti. Ju tentuat t'i vrisnit e sot paturpësisht, thoni se Ju vjen keq e na uroni shërim të shpejtë! Pasi u përpoqët të na përçani me lloj-lloj intrigash e shpifjesh, tani kërkoni të na izoloni me histori sëmundjesh. Përpara se të kërkoni respektimin e rregullave dhe ligjeve nga qytetarët, zbatojini vetë i pari. E gjithë kjo ka vetëm një shpjegim; kjo qeveri, tashmë e ndërgjegjësuar dhe e frikësuar për krimin monstruoz, që ka kryer me shembjen e Teatrit Kombëtar, kërkon të frikësojë njerëzit dhe t'i ndalojë ata të protestojnë. Mbështetja për kauzën e teatrit sa vjen e rritet. Pakënaqësia ndaj kësaj qeverisjeje, ku interesat e një grushti njerëzish të lidhur me mafien, janë mbi interesat kombëtare, është në vlim. Prandaj të gjithë kundërshtarë e opozitarë të këtij sekti duhet të bëhemi bashkë. Ne nuk e ulim kokën. Është koha për të reaguar e protestuar.
Regjisori Robert Budina ka reaguar pasi rezultoi i infektuar me COVID. Ai ka postuar një foto me dy fëmijët në Facebook, ndërsa statusin e shoqëron me paralajmërimin se nesër do të ketë lajme mbi vërtetësinë e testit.
"Falenderoj të gjithë miqtë dhe shokët për interesimin për gjendjen tonë shëndetësore. Jemi si kokrra e mollës me temperaturë 36.3 të tre. Meqënëse insistuan të na bëjnë testin, shpresoj të vijnë t'i bëjnë testin fëmijëve me të njëjtin insistim. Nesër do të kemi lajme edhe për vërtetësinë e testit sotshëm" shkruan ai.
Partia Demokratike kërkon që SPAK të nisë hetimet për faktin se spitalet janë kthyer në vatrat kryesore të COVID-it. Nga të pacientët e shtruar në QSUT janë infektuar shumë familjarë të tyre, por edhe qytetarë të tjerë në shumë qytete të vendit nga jugu në veri, që kanë pasur kontakte.
"Sot mos bërja e testeve edhe mos marrja e masave paraprake në hapje, na solli në infektimin e çerdheve të fëmijëve, të institucioneve shtërore dhe shtimin e rasteve. Fatkeqësia e shqiptarëve është që spitalet janë kthyer në vatrat kryesore e përhapjes së Covid 19 dhe për këtë SPAK duhet të nis hetimet me Ramën dhe rameshat e tij" tha Ina Zhupa duke nënkuptuar ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa akuzon kryeministrin se shkeli privatësinë me statusin ky theksonte se dy vëllezërit Budina janë të prekur me COVID. "Turp për Ramën që shkel privatësinë dhe nxjerr të dhënat private dhe dy herë turp që në mes të pandemisë ekspozoi qytetarët ndaj Covid 19 vetëm për të vjedhur pronën e teatrit".
Aktivistja e Teatrit Kombëtar, juristja Adriana Kalaja u shpreh në një lidhje telefonike për Report Tv se gjendja e dy vëllezërve Budina që rezultuan me COVID është e mirë. Ajo u shpreh se ka kontaktuar me dy vëllezërit, të cilët sipas saj, akuzojnë kryeministrin Edi Rama se ka montuar rezultatin pozitiv të tamponit të COVID.
"Gjendja e tyre është shumë e mirë. E konfirmoj dhe mbaj përgjegjësi të plotë por na ana tjetër konfirmoj se të dy vëllezërit nuk pranojnë që të jenë infektuar dhe rezultati pozitiv i tamponit është montim me urdhër të Edi Ramës. Nuk kanë asnjë simptomë, gëzojnë shëndet të plotë dhe nuk rezultojnë të kenë pasur kontakte me persona me COVID.
Ne do të ndërmarrim hapat ligjore me qëllim zbardhjen e së vërtetës dhe nëse testi është pozitiv në mënyrë të kundraligjshme kanë dalë emrat e dy personave, pasi Rama ka urdhëruar të bëjë pis emrin e dy vëllezërve dhe protestës. Vëllezërit Budina më kanë informuar se ky testim me urdhër të Ramës dhe është montuar si lajm me urdhër të zotit Rama" tha ajo.
Por a ndodhen dy vëllezërit në karantinë? "Në dijeninë time po. Pasi janë njerëz të përgjigjem. Ne do të marrim hapat ligjor për të demaskuar këtë montim dhe nëse është iu vërtetë, pa miratimin e klientit nuk mund të dalin rezultatet e analizave".
Dyshimet janë se dy vëllezërëve u është kërkuar që të bëjnë testimin, pasi kanë marrë pjesë në varrimin e hallës së tyre, por aktivistja shprehet se "Jo, është bërë shumë kohë më mbrapa. Është mbi 14 ditë dhe është insistuar me forcë nga ISHP për t'u bërë dy vëllezërve që kanë asistuar në varrimin e hallës që ka qenë vetëm me familjarët, pak njerëz".
Por a do ta bëjë Kalaja testimin duke qenë se kanë qenë bashkë në disa ture në Shqipëri? "Nuk kam besim te rezultatet e këtij testimi përsa kohë, qoftë ISHP nuk jep asnjë informacion të saktë, dhe rezultatet, por kjo gjë ndodh në të gjitha institucionet. Unë jam gati ta bëj testin, nuk do ta refuzoj. Por disa miq më thanë duhet të fusësh miq për të bërë testin" tha ajo.
Për habi, kontaktet e shumta ditët e fundit pas rasteve të shënuara nuk e shqetësojnë aspak juristen, pasi thotë se, vdekshmëria nga COVID-i është shumë më e ulët se nga një virus tjetër. "Nuk është shqetësuese, pasi sipas studimeve të bëra në laboratorë të njohur, thuhet se virusi mund të prekë shumë njerëz dhe nuk ka pasoja negative, përveç rasteve të caktuara, vdekshmëria nga COVID është shumë më e ulët se nga një virus tjetër. Nuk e quaj problematike dhe aq më tepër nuk dihet nëse e mbartim" tha ajo.
Robert dhe Edmond Budina gjatë protestave për Teatrin Kombëtar
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit për infektimin me COVID të dy vëllezërve Budina. Edi Rama shkruan se i vjen keq, por uron që ta kalojnë sa më lehtë. "Më vjen sinqerisht keq që dy vëllezërit Budina kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid19! U uroj ta kalojnë sa më lehtë dhe të kenë shërim të shpejtë! Të gjithë duhet të bëjmë kujdes maksimal sepse virusi s'ka ikur dhe po përfiton nga neglizhenca e qytetarëve ndaj rregullave" shkruan Rama.
Monntazh komunistesh rezultatet e testit.S ka shpetim ky vend pa u zhduk kjo fare e keqe
PërgjigjuKta 2 budbajgat jan si familje familje ordinere njërëz servila hajdut e gej. Kta ta fslin gocën e gruan për 5 lek të tre vllezrit. Rac pise pty o ZOT.
PërgjigjuVellezerit legena nuk shihen me sy se per ti degjuar sbehet fjal.
PërgjigjuZ.Budina do te dije nga e morri vesh Rama,nga QYTETARI DIXHITAL e morri,dihet kjo .Aty merren vesh te gjitha lajmet.
PërgjigjuNuk e kuptoj pse u vjen inat qe u doli emri?V.I.P.me te rendesishem kane dale me COVID,si p.sh. princi Charles,presidenti rus,gruaja e Trudose te Kanadase,gruaja e presidentit te Ukraines,Tom Hanks me te shoqen etj ;e te gjithe e kane deklaruar vete ,nuk eshte turp e nuk te hiqet intimiteti.Mos mendojne keta se po u morr vesh do ju behet qejfi kundershtareve te tyre?Asnje nuk can koke sot,ama po vdiqe ,atehere po qe do tu behet qejfi.Nuk e di po me duken qesharake tamam si E.Hoxha qe kujtonte se mbante sekret armatimet e Kombinatin e Policanit kur ne fakt ia dinin te gjitha se ia kishin fotografuar me satelit.
PërgjigjuTe oparet shkruan mediot o gomere. Ik tek gruaja dhe femijet Mondi. Nuk ka vend per ty ne parlament.
PërgjigjuPara Kryeministrit e hapen mediat dhe portale, keshtu qe Edi Rames i ha....Ikni paskeni qene me tere mend njerez te vegjel. Ikni jeni von per deoputete.
PërgjigjuEdhe Rama eshte me virus
PërgjigjuNe qofte se kta jan vertet te semur duhet denuar dhe te mos lejohet te dalin per dy jav nga shtepit dhe kush ka patur takime me ta te vetkarantinohet per ndrydhe ne shqiperi do behet kerdia nga te semuret mos e nenvlersoni
PërgjigjuJo Po do mbroshin ate fare Teatri kto hani mut tani se jeni dhe te ri
PërgjigjuShihni kur te dale tabakhonja e pd se neperka me helm kobre dhe te deklaroje se dy vellezerit hajdute Budina jane infektuar nga njerez te paguar nga Edi Rama. Deri aty arrin shpirtligesia e kesaj neperke te pd se. Zoti e ruajt Zef deden se filloi me u hap bythsh dhe ai me spurdhjakun e vet Julianin.
PërgjigjuShiko sa injorante ajo thote i ka montuar rama. Mire po ata pre po rrin te mbyllur atehere, te dalin jashte. Sa te ulet jan keta
PërgjigjuDo t’i kurojë (doktoresh,shkencetarja e shquar..mona) me doktor bashen.
PërgjigjuNe shkatrrume uzina fabrika toke pyje dhe nuk doli kush ne proteste per 30 vjete. Dhe sote po bajne namim per nje nertes.
PërgjigjuKESHTU DO PASTROHET KY VEND NGA PLERA TE TIPIT BUDINA. KETA QE SHANIN MJEKET, MOS TI PREKIN ME DORE NE FERR SHKOFSHIN.
PërgjigjuKush k...n jane keta trapa ?
PërgjigjuNuk e kuptojne keta te PD qe po behen antipatik me keto pislleqe pa lidhje ? Boll se dhe ata militantet tuaj po ju urrejne nga keto gjera te rendomta . Beni mire te punoni duke pasur ndonje program si parti sesa te mereni me gjera te rendomta , ska me vlere nuk e kuptuat qe jeni te vonuar me keto skema te lodhura ?
PërgjigjuEdhe te dhjere edhe bisht perpjete. Mbylluni o legena brenda e mos infektoni me teper dynjane. Mjeft i infektuat nga trute e kokes, mos i infektoni dhe me virusin e vdekjes o plehra.
PërgjigjuMegjithese te perdorur politikisht perseri me vjen keq se jane njerez mbi te gjitha ,por duhet te ishin te kjdesshem per veprimet e tyre qe shmica e shqiptareve nuk i perkrah.Sherim te shpejte qe mos ngeli kauza rrges. O kasolle k na mbldhe ,qeveria thote ruhuni kto thjne rre qeveria se corona virusi nuk ekziston
PërgjigjuA do denohen ligerisht keta te dy sepse skane respektuar distancen dhe kane infektuar te tjere?
Përgjigju“Aktivistet” e PD - Mona, vec ke “tamponi” e kane mendjen ;), por Budina-t mos kene merak nga CV 19 se kane imunitetin nga Covit-Birish/90-2020....
Përgjigjupuna eshte sa veta tetjera kane infektuar keta injorante duke levizuar lart e poshte shqiperi ne kohe pandemie?!
PërgjigjuNuk me vjen keq fare per keto idiote te perdorur si prostituta politike.
PërgjigjuI coni per kurim ne spitalin e burgut ku gjykata te vendose arrest me burg per keta kelyshe te ruso-serbeve dhe ti mbylle ne qeli.
Kur nuk kanë mend në kokë kjo pritej ,mbetën nëpër tubime qytet më qytet në kohë pandemie.E kanë marr me shaka koronën këta dhe shumë të tjerësi puna e këtyre.
PërgjigjuKeta dy vellezer hajdute qe mbrojten gerdallen bordello 80 vjecare qe u shemb si kuti kartoni kane infektuar me dhjetra mjerane militante te pd leshelise kur kane shkuar per te mare firmat , duhet te veproje ligji mbi keta 2 mashtrues ordinere qe moren ne qafe dhjetra njerez duke i mbledhur rreth vehtes.
PërgjigjuAty, ishalla i mer fare keta njerez te ndyre. Epi korona. Edi Rama jeni profet.
PërgjigjuKeto duhet te mbajne pergjegjesi per protestat pa leje qe u infektuan vete dhe kushedi sa te tjere
PërgjigjuIdiotet na dolen "patriot" te flaket
PërgjigjuShikoni tani kur te dale ndonje mbeshtetes i ketyre palacove, apo nga ata heronjte uzurpues te teatrit e te thone qe nuk eshte e vertete. Por Rama ka manipuluar tamponet..
PërgjigjuI kap ai ligji i ri i kodit penal keta per perhapje me dashje te semundjes.e firmosi dhe vet presidenti yne Danez.
PërgjigjuAsnje lajm per rezoluten e PE per 15 kushtet! Vazhdon miti i mediave te pavarura!
PërgjigjuSherim te shpejte dhe me mend ne koke o tula.
PërgjigjuMe duket se fjalet rane ne vesh te perendise. Po ky sikur eshte italiano, ca kerkon rrugeve te shqiperise per te bere parti
PërgjigjuHe se ju sheroni kokmadhi Ilir Metà we ju futi ne kete corben e teatri ku nuk e di I as vete se cfare kerkon i.
PërgjigjuBudallejn e kan cuar ne gjithe shqiperin virusin. Po vdesi ndonjeriduhet futur ne burg
PërgjigjuVdekshi!
PërgjigjuIshalla ndodh
Vete e kerkuan le te dalin prape... Injoranca nuk ka bri
PërgjigjuKarma is a bitch....
PërgjigjuHahahah me paske lexuar mendjen