Vëllezërit Budina me COVID, PD: Turp për Ramën që nxori emrat! Spitalet vatra infeksioni, SPAK të nisë hetimet

19 Qershor 2020, 16:14| Përditesimi: 19 Qershor 2020, 16:16

  • Share

Partia Demokratike kërkon që SPAK të nisë hetimet për faktin se spitalet janë kthyer në vatrat kryesore të COVID-it. Nga të pacientët e shtruar në QSUT janë infektuar shumë familjarë të tyre, por edhe qytetarë të tjerë në shumë qytete të vendit nga jugu në veri, që kanë pasur kontakte.

"Sot mos bërja e testeve edhe mos marrja e masave paraprake në hapje, na solli në infektimin e çerdheve të fëmijëve, të institucioneve shtërore dhe shtimin e rasteve. Fatkeqësia e shqiptarëve është që spitalet janë kthyer në vatrat kryesore e përhapjes së Covid 19 dhe për këtë SPAK duhet të nis hetimet me Ramën dhe rameshat e tij" tha Ina Zhupa duke nënkuptuar ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa akuzon kryeministrin se shkeli privatësinë me statusin ky theksonte se dy vëllezërit Budina janë të prekur me COVID. "Turp për Ramën që shkel privatësinë dhe nxjerr të dhënat private dhe dy herë turp që në mes të pandemisë ekspozoi qytetarët ndaj Covid 19 vetëm për të vjedhur pronën e teatrit".


Lajmi kryesor:

Tur në Shqipëri për Teatrin por pa maska, infektohen me COVID dy vëllezërit Budina: Jemi si kokrra e mollës! Rama: Shërim të shpejtë


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?