PRISHTINË- Anulimi i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, ka qenë justifikimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të mos takuar kreun e qeverisë Edi Rama në ndalesën e tij në Kosovë, në kuadër të Turit Ballkanik 48 orësh. Kryeministri Rama mbërriti pasditen e kësaj të enjteje (6 korrik) në Kosovë, ku takoi Presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën ka diskutuar për proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit. Kryeministri Edi Rama ka reaguar për takimin me Vjosa Osmanin. Teksa ka ndarë disa foto në Facebook, Rama shkruan se ishte një takim i dobishëm. Ai thotë se temë bisedimi ishte edhe përgatitja për Procesin e Berlinit dhe atë të NATO-s.
“Me Vjosa Osmanin, Presidente e Republikës së Kosovës, një takim i dobishëm dhe bashkëbisedim i hapur për temat e vizitës, Samiti i Berlinit në Tiranë & Samiti i NATO-s, si edhe shqetësimet e përbashkëta”, shkruan Rama.
Thirrjeve të sotme nga Shkupi të kryeministrit Rama me referencën e Kanunit, homologu i tij ‘i mbylli derën’. Por sipas kryeparlamentarit Glauk Konjufca, ky vendim i Albin Kurtit do duhet respektuar. Pavarësisht nënshkrimit të 13 marrëveshjeve të dy qeverisë Kosovë-Shqipëri që do duhej të mbahej më 14 qershor, kryeparlamentari i Kosovës thotë se kjo i bëri dëm të madh Kosovës, madje këtë e konsideroi lëndim. Sidoqpoftë, ai thotë se raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk janë krisur, ndryshe Rama nuk do të ishte pritur nga askush.
“Ne nuk kemi probleme shtetërore me Shqipërinë. Problemi ka ardhur nga ana e Shqipërisë sepse pa arsye madhore anuloi mbledhjen e shumëpritur të qytetareve të Kosovës.
Nuk është acarim i raporteve aq sa mos të takohen fare. Unë do e kisha përdorur shprehjen lëndim, ne u lënduam nga anulimi i mbledhjes së dy qeverive, po jo aq sa mos ta presim Ramën.”- thotë Konjufca.
Në një prononcim për mediat, Konjufca tha se i kërkoi ramës të ketë të njëjtën qasje si Kosova për atë çka përjeton nga Serbia.
“Kërkuam që ta ketë sensin tonë të situatës, Kosovës do e ndihmonte që të kishte përputhshmëri në relacion me çfarë përjetojmë ne nga Serbia. Nëse ne pajtohemi me idenë sesi është qasja e Serbisë ndaj nesh, nëse kemi dallime ne nuk i jemi duke i shërbyer qytetarëve të vendit tonë.”- tha ai.
Një koment e pati edhe për draft-asociacionin e propozuar nga Rama për asociacionin Kosovë-Serbi ku tha se është në interesat e vendit të tij. Ndonëse tha se Rama e kishte garantuar se ësahtë në përputhje me Kushtetuën e Kosovës, Konjufca nënvizoi se propozimi i tij përkon me një autonomi të serbëve në veri.
“Rama ka ndarë elementët e asociacionit por ai pretendon se është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Për mua më është dukur se aty ka një autonomi të serbëve në veri.”- tha ai.
Kryeministri Rama pritet që nesër të jetë në Beograd në kuadër të Turit Ballkanik 48-orësh. Ditën e sotme zhvilloi takim në Shkup e më pas në Prishtinë.
Teksa dilte nga ambientet e zyrës së tij Kurti është pyetur nga mediat nëse ka në plan të takohet me Ramën, pyetje së cilës kreu i qeverisë së Kosovës ka refuzuar t’i përgjigjet. Kurti ka përshëndetur gazetarët dhe ka hyrë në automjetin e tij dhe është larguar.
Një ditë më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti refuzoi një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili po e zhvillon këtë tur në në kuadër të përgatitjeve të samitit për Procesin e Berlinit që pritet të mbahet në tetor në Tiranë. Kurti kushtëzoi takimin me Ramën, ku i kërkoi atij zhvillimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive. Kurti tha se do të mirëpriste Ramën të zhvillonin mbledhjen e dy qeverive e të firmosnin13 marrëveshjeve të përbashkëta për të cilat ishin dakordësuar më parë. Me firmosjen e 13 marrëveshjeve sot nga qeveria shqiptare, tashmë pritet sërish përgjigja e Kurtit!
Kryeministri Edi Rama, pasi ka dalë nga Kuvendi i Kosovës, ku zhvilloi takimin me kryeparlamentarin Glauk Konjufca. Rama iu shmang pyetjeve të gazetarëve, duke thënë se nuk ka homologun e tij dhe se nuk bën dot konferencë.
Rama ndodhet në Kosovë në kuadër të turit ballkanik për Procesin e Berlinit, por Albin Kurti nuk e priti në takim për shkak të anulimit të mbledhjes mes dy qeverive.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për takimin me Vjosa Osmanin. Teksa ka ndarë disa foto në Facebook, Rama shkruan se ishte një takim i dobishëm.
“Me Vjosa Osmanin, Presidente e Republikës së Kosovës, një takim i dobishëm dhe bashkëbisedim i hapur për temat e vizitës, Samiti i Berlinit në Tiranë & Samiti i NATO-s, si edhe shqetësimet e përbashkëta”, shkruan Rama.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca zhvilloi një prononcim për mediat pas takimit me Ramën. Ai thotë se refuzimi nga ana e Kurtit për takimin me të duhet respektuar pasi ka qenë mbledhja e dy qeverive ajo çka dëmtoi marrëdhënien mes dy vendeve. Konjufca thotë se i kërkoi Ramës të jetë në të njëjtën linjë në qasjen që ka Serbia ndaj Kosovës.
“Unë ja shpjegova që jemi vendosur në këtë pozitë para dëshirës sonë. Serbia na ka vënë para këtyre opsioneve.
Ne nuk kemi probleme shtetërore me Shqipërinë. Problemi ka ardhur nga ana e Shqipërisë sepse pa arsye madhore anuloi mbledhjen e shumëpritur të qytetareve të Kosovës.
Nuk është acarim i raporteve aq sa mos të takohen fare. Unë do e kisha përdorur shprehjen lëndim, ne u lënduam nga anulimi i mbledhjes së dy qeverive, po jo aq sa mos ta presim Ramën.
Kur ne jemi në të drejtën tonë dhe kur nuk na kupton as Shqipëria. Me këtë Kosova vetëm mund të dëmtohet. Rama ka ndarë elementët e asociacionit por ai pretendon se është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Për mua më është dukur se aty ka një autonomi të serbëve në veri.
Pyetje: A u konsultuat me Kurtin para takimit?
Asgjë nuk ndodh pa konsultimet me Kurtin.
Refuzimi i Kurtit, ka qenë ide e tij dhe duhet respektuar. Marrëveshjet janë nënshkruar dhe ishte dëm i madh që nuk u bë në mbledhjen e qeverive. Ramën e pritën krerët më të lartë shtetërore, nëse do të ishim kundër tij nuk do e takonim. Kërkuam që ta ketë sensin tonë të situatës, Kosovës do e ndihmonte që të kishte përputhshmëri në relacion me çfarë përjetojmë ne nga Serbia. Nëse ne pajtohemi me idenë sesi është qasja e Serbisë ndaj nesh, nëse kemi dallime ne nuk i jemi duke i shërbyer qytetarëve të vendit tonë.”-thotë Konjufca.
Pas Osmanit, Rama ka ka takuar edhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca. Rama vizitoi Kosovën në kuadër të Turit të tij Ballkanik.
"Rama i shqetësuar nga presioni ndërkombëtar për Kosovën. Ai e ka presionin me sa duket më shumë se ne. Ne s’kemi probleme me Shqipërinë, duket sikur problemi ka ardhur nga andej jo nga ne."- thotë Konjufca. Ata do të takohen së shpejti edhe pse jo sonte.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kosovë në kuadër të turit Ballkanik për Procesin e Berlinit. Gjatë takimit me presidenten Vjosa Osmani, takimit i është bashkuar edhe ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier.
Pas përfundimit të takimit, ai nuk ka folur për mediat.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën ka diskutuar për proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit.
“Forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona është në të mirë të qytetarëve tanë dhe në të mirë të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike.”, ka shkruar Osmani në Fcaebook.
Një njoftim e ka patur edhe Presidenca e Kosovës.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Në takim u diskutua për samitin e NATO-s, i cili do të mbahet gjatë korrikut në Vilnius të Lituanisë, për samitin e Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në Tiranë në tetor të këtij viti si dhe për situatën aktuale në Kosovë e rajon, në raport me zhvillimet e fundit të sigurisë në veri të vendit.
Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për t`i adresuar sfidat e përbashkëta me të cilat përballet rajoni së bashku me partnerët euroatlantikë.
Në raport me situatën e sigurisë në veri, Presidentja Osmani theksoi se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës. Për më tepër, theksoi se është e domosdoshme që ata që kanë sulmuar NATO-n, gazetarët, policinë e Kosovës dhe qytetarët në veri, të jenë përgjegjës para ligjit, sepse pandëshkueshmëria mund të nxisë edhe më shumë dhunë.
Sa i përket Samitit të Procesit të Berlinit, u bisedua për domosdoshmërinë e hyrjes në fuqi të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani në këtë proces, e sidomos asaj që ka të bëjë me lirinë e lëvizjes, si dhe për mundësinë e rritjes së projekteve dhe fondeve përfituese për vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.
Nga ana tjetër, sa i përket Samitit të NATO-s, Presidentja falënderoi Shqipërinë për përkrahjen e vazhdueshme sa i përket anëtarësimit të Kosovës në këtë aleancë, ndërkaq ritheksoi rëndësinë e ecjes përpara me anëtarësim në Partneritet për Paqe, si hap drejt anëtarësimit të plotë në NATO, i cili njëkohësisht do t’i kontribuonte stabilitetit afatgjatë në rajon.
Presidentja Osmani dhe kryeministri Rama u dakorduan që të vazhdojnë koordinimin në të mirë të qytetarëve të dy shteteve tona si dhe në të mirë të paqes dhe sigurisë rajonale.
Pas takimit me Osmanin, Rama do të takohet me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti teksa dilte nga ambientet e zyrës së tij, është pyetur nga mediat nëse ka në plan të takohet me Ramën, pyetje së cilës kreu i qeverisë së Kosovës ka refuzuar t’i përgjigjet. Kurti ka përshëndetur gazetarët dhe ka hyrë në automjetin e tij, dhe është larguar.
Nga ana tjetër, Rama është shprehur gjatë vizitës së tij më herët në Maqedoni, në kuadër të turit ballkanik, se nuk beson se Kurti e ka harruar Kanunin, pasi edhe hasmit nuk i mbyllet dera kur të vjen në shtëpi.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto me Presidenten Vjosa Osmani të cilën e ka takuar sot në kuadër në turit Ballkanik të kryeministrit.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kosovë. Ashtu siç ishte parashikuar ai ka takuar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin teksa më vonë pritet të takojë kryeparlamentarin Glauk Konjufca. Ende nuk ka një konfirmim nëse do ketë një takim ‘kokë më kokë’ me Kurtin. Kjo përballje është gjithnjë edhe më e përfolur pas refuzimit të Kurtit dhe ironive të vazhduara të Ramës.
habi e madhe pse se priti Albini, ashtu si Rama nuk priti Vjosen...iku nga parlamenti kur ajo mbajti fjalim. Karma iz e biç
Përgjigjurama,rama,,va fanculo....
PërgjigjuPse askush nuk e pranon qe open balloon ka falimentuar pra deshtoj pasi as M.Zi as Kosova nuk e kane implementuar, open Balkan deri tani ishte “dalje” ne det e serbise, rama e kuptoj kete gje por ne 2023 me vonese ndaj duhet Proces Berlini 100% dhe open Balkan eshte minimaliste dege e trungut te madh proces Berlini ?! Rama e kishte gabim per open Balkan dhe kete e jep si fakt koha ! Albin Kurti jeton per 2100 ai do flamur dhe shtet kosoves sic e do populli dardan , pra albin kurti nuk eshte politikan i rangut shqiptar por politikan i rangut Ismail Qemalit apo Hasan Prishtines etj , asnje marveshje mes Serbise dhe Kosoves nuk eshte bere fakt prej Serbian! Serbia pa dalje ne det eshte shtet pa ndikim ndryshe nga ish jugosllaviaa qe ishte shume me e zhvilluar apo Rumania sot ! Tani lind pyetja EU USA etj duhet ose ta njohin kosoven ose ta ndajne kosoven gje qe i jep te drejte rusise per ta ndare ukrainen ndaj ketu nuk merret vesh se cili do jete hapi tjeter por ka mundesi qe Kosova te njihet nga serbia ne Tetor dhe te behet dhe asosacioni Po ne Tetor ! Win - win kjo pune ndaj Albin Kurti mesa duket e ka ndare mendjen ose njohje dhe asosacion ose asnjera … merr e zgjidh ! Rama politike jashtme po calon keto 2 vite !
PërgjigjuAlbini jeton ne shtepi me qera dhe as ky as ministrat e tij nuk jane perfol per korrupsion dhe pislliqe. Prandaj kujdesni kur flisni.
PërgjigjuKurti dhe Berisha po tallin b.... me Ramen.Po behet qesharak duke ju lutur Kurtit qe ta takoj.Shqiperia i duhet Kosoves vetem kur ka nevoj per energji dhe per njohjet nderkombtare.
PërgjigjuKuri nuk ashte legen si politikaj e shqipnis. Ashte i nerum dhe me seder
PërgjigjuPo moj zemra vogel po. Kurti ziu eshte me ligu i te gjithe historise kombit shqiptar pas Sali Sytopes, po ky i joni ben perjashtim per faktin se eshte dhe psikopat
Dhimbje per Kosoven,qe drejtohet nga nje njeri me axhende transparente anti-euroatlantike. Respect per gjithe perpjekjet e Kryeministrit Rama.
PërgjigjuPolitika esht strategji, si nje loj shahu ose lufte. Padyshim qe albin kurti e don vendin e tij dhe nuk esht tradhtar por nga silljet e fundit qe ben dhe kokforcia qe ka shifet qe nuk ka eksperience si politikan dhe nuk esht ne te mire te kosoves. Ne anglisht thojn chose your battles, zgjidh betejat e tua qe don te fitosh. Nuk mundesh te pretendosh qe Amerika, Evropa Serbia dhe Shqiperia bej eksaksisht ca te thoj kurti ose ska. Strategjia ne luft te lejon te hubasesh nje beteje per te fituar luften, Albini i don te gjitha ose ska.
PërgjigjuEdi Rama, fatkeqèsisht, nuk kupton gjuhè tjetèr. Njè kryeministèr i shtetit amè, qè vjen pa ftuar, fol si e èma e Zeqos majè thanès, dhe ikèn ashtu si erdhi, si karabush. Rrugè tè mbarè pèr nè Beograd, plako. Mbase tè presin atje, siç duhet. Shkofsh e mos....
PërgjigjuXhorxh o pallosh kujdes kur komenton ,vetem një kodosh si puna jote e ndyn surratin me fjale dhe me komente.
O llum qe mallkon sikur te shau babain apo mos je pjella ahmetajt
Shkofsh ti more plehre e mos tu ndafte rreziku..ndyresire
Ai qè hiqet sikur i dhemb bytha pèr SHQIPTARÈT e KOSOVÈS , té MOS VJEDHÈ dhe tè MOS GRABISÉ SHQIPTARÈT e SHQIPERISÈ , qè po ikin nga SYTÈ , KÉMBÈT pèrditè dhe po braktisin ATDHEUN e tyre (SHQIPÈRINÈ) !! STOP KORRUPSIONIT STOP KORRUPSIONIT STOP KORRUPSIONIT !! STOP PPP , TENDERAT dhe KONÇENSIONET KORRUPTIVE , MAFIOZE dhe KRIMINALE , nè DÉM rè 3 MILION SHQIPTARÈVE !!! RROFTÈ ALBIN ❤️ KURTI
PërgjigjuFjalet e kodosh Salës në gjuhën e Loni pe betoni.
Shume gabim i madh ky i kurtit
PërgjigjuEshte pak sali ky kurti. Eshte gati ti puth bythen vucicit e Rames nuk i jep doren!!!!!!!!!! Absurde. Ne fakt kete qe po ben Rama ne 2023 e ka ber ISA Boletini ne vitin 1912-13 kur shqiperin po e coptonin fuqit e medha.Keto kelyshet dhe spiunat e serbit si andej matan kufirit dhe ketej ferkojn duart. Eshte si puna e asaj qe zihen dy veta dhe thon ja e preku tek hunda uuuuu dhe tallen me kete qe ndodh ne veri te kosoves.Edhe tani nuk ka shum dallim nga ajo koh. Ajo qe u mor nga shovinistet me shum mundim me ndihmen e SH B A se,sot Albini behet cub. E qit zoti me hajer skemi cfar te themi tjeter.
PërgjigjuNuk lè Edi asnjè tek prapanica e Vuçiç. Aty, èshtè "zot shpije" ai. Ia lèpin, ia bèn qull, dhe nuk lè asnjeri tjetèr ti afrohet.
RESPEKTE pafund pèr ATDHETARIN ALBIN KURTI
PërgjigjuHahahahahaha kot si thone llafit- Budallai ska brire
Ca Atdhetari eshte ai se po na acaroni me kto ai eshte.nje idiot kok e kembe. Mjer kosova thuaj
Epo ti lutet Rama Kurtit qe te takohen,ky esht kulmi.Populli i Kosoves duhet ta largoj Kurtin nga aty pasi po e izolon Kosoven dhe po e kthe 20 vite prapa
PërgjigjuVazhdo shih èndrra zemèr. Vetèm hiq dorè nga vija e bardhè, ta shtrembèron realitetin dhe tè bèn tè matesh me hijen e mèngjesit, si ai qè merr nè mbrojtje ti. Èshtè gazi i botès ai, akoma nuk e ke kuptuar? Mendon se janè tè gjithè hajdutè, si ata qè ka pèrreth vetè, dhe mund ti shantazhojè dhe tè tallè menderen sa herè tè dojè. Albin Kurti nuk èshtè hajdut, as drogaxhi. Ai èshtè shqiptar dhe bèn gjithçka pèr tè mirèn e vèndit tè tij. Edi Rama, le tè vazhdojè me tè tijèt, rrugèn e vijès sè bardhè. Albin Kurti, nuk e ndihmon dot.
Rama beri mire qe takoi vjosa osmanin
PërgjigjuKurti po vepron shume keq
Përgjigjukurti beri idiotesin me te madhe
Përgjigju