Turi ballkanik/ Rama: Ballkani i Hapur dha rezultate, tani me mendje e zemër në Procesin e Berlinit! Mesazh Kurtit: Me kanun edhe hasmit kur vjen në shtëpi i hapet dera

6 Korrik 2023, 07:32| Përditesimi: 7 Korrik 2023, 07:14

  • Share

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndërmori sot një tur ballkanik dy ditor për t’i dhënë një shtysë të re procesit të Berlinit. 

Ndalesa e parë ishte në Maqedoninë e Veriut me kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Nisma e 'Ballkanit të Hapur" për Ramën ka sjellë veç të mira megjithatë thotë se ka ardhur koha të lihet mënjanë dhe tani vendet e rajonit të angazhohen me mish e shpirt në Procesin e Berlinit  

"Të gjithë sëbashku të futemi nën ombrellën e Procesit të Berlinit si rezultat i këtij plani të ri që po merr jetë nga ndërveprimi me Brukselin, dëshiroj që Ballkanin e Hapur ta lë mënjanë. Për mua Ballkani i Hapur i ka bërë një shërbim shumë të madh këtij rajoni.  
Ajo që unë përsëris është që ne duhet të zhytemi me mendje dhe me zemër në Procesin e Berlinit për ta kthyer Procesin e Berlinit në një proces funksional, plotësisht siç Ballkani i Hapur provoi se ne mund të jemi funksional kur jemi së bashku. Procesi i Berlinit nuk ngeci nga ata që ngritën Ballkanin e Hapur, që të jemi shumë të qartë. Ngeci nga vetot “Jo nuk dua këtë, nuk vi aty, nuk firmos, nuk jam, shikohemi nesër”. Për këtë ngeci.

Samiti i Berlinit, takimi informal në Tiranë

Në 16 tetor Shqipëria do të mikpresë samitin e procesit të Berlinit në Tiranë dhe Rama i ka të qarta planet dhe objektivat.

“Qëllimi im është që samiti të shënojë disa përparime konkrete të prekshme, domethënëse për të cilat po punojmë me kancelarinë në Berlin dhe paralelisht po diskutojmë me Komisionin Europian në Bruksel. Hendeku mes vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve tona në aspektin e mbështetjes financiare është i pakrahasueshëm me nevojën tonë deh domosdoshmërinë që Europa të jetë më kompakte.... Lajmi i mirë është se komisioni siç e ka shprehur presidentja Ursula Von der Line po punon në këtë drejtim" sqaroi Rama. 

Pas turit ballkanik dy ditor që nisi sot paradite me Maqedoninë dhe mbyllet nesër në Serbi. Do të ketë dhe një takim informal në Tiranë me zyrtarë të Brukselit. 

" Së shpejti do të kemi një tjetër takim informal ku do të jenë prezentë miq të BE-së për të diskutuar konkretisht planin. Na duhet ky plan na duhet mbështetja dhe e meritojmë. Që të mos shihemi thjesht si ata që i bëjnë detyrat vetëm por dhe kontribuojnë. Sot më shumë se kurrë është e qartë se BE ka nevojë për ne siç kemi ne nevojë për ta” zbuloi kryeministri shqiptar

Dhe në këtë nismë të organizimit të samitit Shqipëria ka gjithë mbështetjen e fqinjit, Maqedonisë së Veriut

Në këtë Samit që do të ndodhë në Tiranë siç i thash edhe Edit Shqipëria si kryesues dhe ai si kryeministër e kanë mbështetjen tonë në atë proces. ..Procesi i Berlinit është i rëndësishëm për Rajonin, edhe për shkak të nismave që do të ndërmerren që kanë të bëjnë me energjetikën, digjitalizimin e infrastrukturën.Do ta reduktojnë hendekun midis vendeve kandidate, veçanërisht në rajonin e Evropës Juglindore. Në fund të ditës ajo që është më e rëndësishëm për qytetarët është gjendja ekonomike e sundimi i ligjit," tha Kovaçevski.

‘Open Ballkan’ ku ndahen dy kryeministrat
Ndërsa janë dakord për procesin e Berlinit, dy kryeministrat e dy vendeve fqinje, dhe nismëtarë të Ballkanit të Hapur ndahen tek kjo nismë: A e ka kryer misionin apo jo Ballkani i Hapur. Rama është i qartë kur thotë se nisma tashmë duhet të lihet mënjanë dhe të gjithë vendet e rajonit të jenë nën çadrën e samitit të Berlinit

 Dua që Ballkanin e Hapur ta lë mënjanë. Nëse doni të nxjerr lajmërim vdekje, nuk e kam dhe s’kam për ta nxjerrë. Nëse doni të dini si duhet të vazhdojmë, sapo jua thashë” tha ai.

Por Kovaçevski mendon ndryshe. 

 Historia me Ballkanin e Hapur nuk ka përfunduar. Ballkani i Hapur nuk e ka kryer misionin e vet.’- tha Kovaçevski.

Thirrja per Kurtin

E kur kishin mbetur vetëm pak orë nga koha kur kryeministri Edi Rama do të udhëtonte drejt Prishtinës, nga Shkupi i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të reflektojë dhe ta pranojë një takim me të. 

‘Kam akoma shpresë se Albini nuk e ka harruar kanunin që kur hyn në shtëpi edhe hasmit i hapet dera dhe duhet ta nxjerrsh kur ai ta mbarojë fjalën.’- tha Rama mesditën e sotme gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut.   

Deri tani është konfirmuar vetëm takimi i kryeministrit Edi Rama me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani ndërsa pas orës 17:15 kohë kur ai mbaron takimin me Konjufcën është lënë e hapur mundësia e një takimi me kryeministrin Albin Kurti, nëse ky i fundit pranon.

"Si ne!"
Si fqinj i drejtëpërdrejtë i Kosovës dhe Serbisë, mesazh Albin Kurtit, por dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç i çoi dhe kryeministri i Maqedonisë. Dimitar Kovaçevski i kërkoi të kapërcejnë gjëndjen në të cilën ndodhen. Si shembull solli Maqedoninë e Veriut e cila ndryshoi emrin për hir të integrimit drejt BE-së

“E di që është një proces që përfshin vendime por politikanët në çdo vend kanë detyrimin të sillen si burrë shtetas dhe me guxim ti qasen zgjidhjes së çështjeve të hapura sado që të jetë e vështirë dhe në momente pa zgjidhje. Pikërisht për këtë qasje të dialogut sot mund të them se krenohem që këtu flasim për negociatat e filluara me BE-në e procesin screening, e javën e ardhshme Maqedonia e Veriut do të delegacionin e vet në samitin e NATO-s " tha Kovaçevski.

Kovaçevski u kërkoi të zbatojnë obligimet e ndërmarra mes dy palëve, implementimin e marëveshjes që Serbia e Kosova e arritën më 27 shkurt në Bruksel dhe marrëveshjen që e arritën në Ohër për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Po a e dëmtoi Kosovën “Ballkani i Hapur”?

Pyetjes së gazetarëve në Maqedoninë e Veriut Rama u shpreh Jo.

 

“Ballkanin e Hapur 1000 herë të kthehesha mbrapa 1000 herë do ti ribëja. Është një nga 72 iniciativat që ka në këtë rajon. Çfarë e keqe i ka ardhur nga Ballkani i Hapur Rajonit përveç të mirave. Nuk e kuptoj sesi ka akoma dyshime për këtë kur faktet flasin qartë”

Madje vijon të jetë i bindur se dhe Albin Kurti gaboi që nuk mori pjesë në të

“Kush nuk ka marrë pjesë në Ballkanin e Hapur ka bërë gabim për veten e vet” tha Rama.

Na duhet ndihma e Gjermanisë 

Kryeministri Edi Rama nisi turin për të kërkuar kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndor të angazhohen në procesin e Berlinit ndërsa kërkoi ndihmën e Gjermanisë.

Shpresojmë që tani t’i japim një shtysë të re duke pasur parasysh që tani nuk është thjesht një proces si deri më sot, por shpresoj shumë që ta kthejmë në një proces të lidhur drejtpërdrejtë me planin e financimeve, planin e ri të financimeve të Bashkimit Europian, për të cilin na duhet Gjermania patjetër, në radhë të parë dhe pastaj gjithë vendet e tjera për ta jetësuar bashkërisht.

Jemi në një moment të një kapërcimi në një fazë tjetër të marrëdhënieve me Bashkimin Europian dhe për këtë, Procesi i Berlinit është kyç, është një urë që këmbët e të cilës duhen forcuar dhe pikërisht që ne të merremi fort dhe të fokusohemi tek kjo urë pa u shqetësuar nga këto erërat, korentet, kundër-korentet, Ballkani i Hapur, kjo e ajo, unë them duhet të fokusohemi tek Procesi i Berlinit. Kjo është e gjitha" tha Rama.

Vizita në Maqedoni
Kreu i qeverisë shqiptare u prit fillimisht në aeroport nga zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. Më pas kreu i qeverisë u takua ‘tete a tete’ me kryeministrin Dimitar Kovacevskin dhe më pas mbajtën konferencën për median. 

Në këtë takim kryeministri Rama është shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshin dhe kryenegociatoren e Shqipërisë më BE-në, Majlinda Dhukën si dhe nga një pjesë e kabinetit të tij qeveritar.

Axhenda
Në orën 16:00 kreu i qeverisë do të jetë në Prishtinë, ku do të takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, ndërsa në orën 17:15 pritet të ketë një takim me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca.

Megjithëse Albin Kurti refuzoi dje takimin me kryeministrin Edi Rama, ky i fundit në axhendën e publikuar sot, thotë se është ende në pritje të një konfirmimi zyrtar. Kjo pasi qeveria shqiptar i ka firmosur 13 marrëveshjet që pritet të nënshkruheshin në mbledhjen e 2 qeverive.

Pas Kosovës me datë 7 korrik, kryeministri Rama do të jetë në Bosnjë-Hercegovinë, ku do të takohet me Borjana Kriston, kryetaren e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës.

Më pas do të ketë një konferencë për shtyp. Në Malin e Zi kreu i qeverisë, do të pritet në orën 13:45 me kryeministrin Dritan Abazoviç. Po ashtu do të zhvillojë edhe një takim bilateral me presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç, në orën 16:00.

Pas Malit të Zi, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë një takim ‘tete a tete’ më presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, në orën 19:30. Në orën 20:00 pritet të ketë një takim me Vuçiç. Vizitën do ta përmbyllë me një darkë pune më presidentin serb.

Procesi i Berlinit
Procesi i Berlinit u ndërmor në vitin 2014 me iniciativën e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, me qëllim të lidhjes dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara se të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Procesi i Berlinit shërben si një platformë për bashkëpunimin e nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve zyrtarë të nivelit të lartë të së ashtuquajturës Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, e cila përbëhet nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Procesi përfshin edhe institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon.

Samiti i ardhshëm do të organizohet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë më 16 tetor 2023. 

Ora 13:29
Rama: Nuk kam lajmërim vdekje për Ballkanin e Hapur! Duhet të zhytemi te Procesi i Berlinit, është urë që duhet forcuar

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se Ballkani i Hapur e ka përfunduar misionin e saj, por mohon të ketë ‘lajmërim vdekje’ për këtë nismë. Nga Maqedonia e Veriut, theksoi se u krijua për shkak se u bllokua Procesi i Berlinit por duke qenë se tani është i hapur, të gjithë dhet të zhyten aty për të kapërcyer në një fazë të re.

'E dhashë përgjigjen, më duket se e dhashë përgjigjen dy herë dhe po e përsëris prapë dhe njëherë tjetër dhe nuk besoj se është faji im nëse doni ta shikoni këtë jetë a vdekje. Nuk është jetë a vdekje. Çfarë është Ballkani i Hapur? Është një nga 72 nismat. Pse u ndërmor? U ndërmor sepse Procesi i Berlinit kishte ngecur, nuk ecte!

Çfarë solli? Solli gjëra fantastike që janë në realiteti ne njerëzve që shfrytëzojnë marrëveshje të Ballkanit të Hapur për të tregtuar, për të lëvizur dhe përveç asaj që përmendi Dimitri në ditët e ardhshme, ne do të përfundojmë dhe atë “one stop” në doganën e Qafë Thanës që prapë është produkt i Ballkanit të Hapur. Ka një ekspozitë së shpejti në Paris organizuar me kohë, që është prapë produkt i kësaj iniciative, panairi i verërave është një panair i themeluar në kuadër të Ballkanit të Hapur, i hapur për të gjithë që do vazhdojë patjetër, por ajo që unë përsëris është që ne duhet të zhytemi me mendje dhe me zemër në Procesin e Berlinit për ta kthyer Procesin e Berlinit në një proces funksional, plotësisht siç Ballkani i Hapur provoi se ne mund të jemi funksional kur jemi së bashku. Procesi i Berlinit nuk ngeci nga ata që ngritën Ballkanin e Hapur, që të jemi shumë të qartë. Ngeci nga vetot “Jo nuk dua këtë, nuk vi aty, nuk firmos, nuk jam, shikohemi nesër”. Për këtë ngeci.

Shpresojmë që tani t’i japim një shtysë të re duke pasur parasysh që tani nuk është thjesht një proces si deri më sot, por shpresoj shumë që ta kthejmë në një proces të lidhur drejtpërdrejtë me planin e financimeve, planin e ri të financimeve të Bashkimit Europian, për të cilin na duhet Gjermania patjetër, në radhë të parë dhe pastaj gjithë vendet e tjera për ta jetësuar bashkërisht.

Pra, jemi në një moment të një kapërcimi në një fazë tjetër të marrëdhënieve me Bashkimin Europian dhe për këtë, Procesi i Berlinit është kyç, është një urë që këmbët e të cilës duhen forcuar dhe pikërisht që ne të merremi fort dhe të fokusohemi tek kjo urë pa u shqetësuar nga këto erërat, korentet, kundër-korentet, Ballkani i Hapur, kjo e ajo, unë them duhet të fokusohemi tek Procesi i Berlinit. Kjo është e gjitha.

Tani nëse doni që të nxjerrim një lajmërim vdekjeje, nuk e kam dhe nuk kam për ta nxjerrë. Nëse doni të dini se si duhet të vazhdojmë, sapo jua thashë.

Megjithatë, jeta është e bukur pikërisht sepse secili mund të këndojë këngën e vet, aq më tepër në një situatë liri-demokracie kështu që secili prej jush të zgjedhë të këndojë këngën e vet dhe ta thotë si e mendon, si e dëshiron. Kush e ka pritur që Ballkani i Hapur të dështojë, le ta këndojë fundin e Ballkanit të Hapur. Kush e ka mbështetur Ballkanin e Hapur, le t’i këndojë jetës së mëtejshme të Ballkanit të Hapur. Nuk ka asnjë problem.'- tha Rama.

Ora 13:20
Kovaçevski: Ballkani i Hapur kishte rezultatet konkrete, ende nuk ka përfunduar

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, duke folur për nismën e Open Ballkan tha se dha rezultate të prekshme e së nuk e ka kryer akoma misionin e vet.

‘Historia me Ballkanin e hapur nuk ka përfunduar. Ballkani i Hapur dhe shumë rezultate që janë të dukshme, të prekshme. Unë të dielën e ardhshme do të kem takim me kryeministrin Brnabićku do të promovojmë tasat rrugore për të gjithë qytetarët në Korridorin 10. Ballkani i Hapur nuk e ka kryer misionin e vet meqë ai angazhohet për vlerat e njëjta për të cilat angazhohet edhe Procesi i Berlinit ,si proces më i madh që i përfshin të gjithë pa përjashtim.

Sa i përket pyetjes suaj, fillimisht nuk është hera e parë që të kemi mision vlerësues nga BE, ka pasur dhe në të kaluarën. Kjo është temë për të cilën me ambasadorin Geer kam biseduar para një vit e gjysmë. Meqë sistemi ynë gjyqësor është i pavarur nga qeveria, i pavarur nga çdo vend tjetër në bote meqë ne duke i provuar disa here reformat në gjyqësor, ku në fillim gjyqtarët zgjidheshin në Parlament dhe pastaj kishin mandate e pastaj kaluam në zgjedhje tjetër dhe në fund, tani kemi zgjedhje në të cilën gjyqtarët kanë mandat të përjetësohem. Zgjidhen nga Këshilli Gjyqësor si autoritet i pavarur që ka integritetin e vet dhe kështu me radhë dhe sërish vlerësimin për ata e japin serish gjyqtarët të Këshilli Gjyqësor. Ky është një autoritet që e zgjedh, i zgjedh, vetë vlerësohen dhe vet e bën analizën e punës. Unë nga dita e parë kur u bëra kryeministër mendoj se sisteme të tilla shpeshherë dinë të kenë një pasqyrë ndryshe për vetveten nga ajo që e ka publiku dhe prandaj është mirë që në kuadër të bashkëpunimit që kemi me BE, me bashkëpunim me BE do të thotë se keni mbështetje në shumë fusha ku është përfshirë edhe fusha e sundimit të ligjit. Tani do të organizojnë një proces të një misioni të këtillë që t’i kontrollojnë të gjitha informacionet në lidhje me funksionimin e Këshillit Gjyqësor. Dhe pastaj ti ndajnë me Komisionin Europian dhe t’i ndajnë edhe me aktorët politikë të brendshëm dhe në bazë të kësaj të propozohen reforma përkatëse që do ta avancojnë punën e organeve të jurisprudencës në shtet. Kështu që më pyetni konkretisht a e përshëndes? Unë e mbështes!'- tha Kovaçevski.

Ora 13:14
Rama lë mënjanë Ballkanin e Hapur për tu strehuar në samitin e Berlinit, nga Shkupi i kujton Kurtit: Bëre gabim që nuk more pjesë

 

Tashmë nisma e Ballkanit të Hapur është lënë mënjanë por kryeministri Edi Rama vijon të jetë i bindur se Kryeministri Albin Kurti ka gabuar duke mos marrë pjesë në këtë nismë.

“Nuk dua fare në këtë proces për organizimin e samitit të Berlinit dhe domosdoshmërinë e të futurit bashkë të gjithë nën ombrellën e Berlinit. Dua që Ballkanin e Hapur ta lë mënjanë. Nuk dua ti jap askujt asnjë mundësi që të vijojë të flasë për paralelizma dhe alternativa. Kjo është shumë e qartë. Për mua Ballkani i Hapur ka bërë shërbim të madh. Një mijë herë të kthehesha do e bëja prapë. Kush nuk ka marrë pjesë në Ballkanin e Hapur ka bërë gabim për veten e vet” tha Rama. 

Ora 13:10
A dëmtoi Ballkani i Hapur Kosovën? Rama: I ka sjellë Rajonit veç të mira, 1000 herë të kthehesha mbrapa do ta ribëja

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nga Shkupi është pyetur në lidhje me procesin e Ballkanit të Hapur nëse ky i fundit e dëmtoi apo jo Kosovën. Rama u shpreh se jo nismë vetëm të mira i ka sjellë Rajonit e se 1000 herë të kthehej pas do ta ribënte.

'Që je shqiptar dukesh që nga pyetja, jo vetëm nga gjuha. Po së pari, pyetjen e bën sikur unë kam bërë një faj nga i cili kam nxjerrë një mësim. Përshtypja po, por pyetja është për mua. Ekzakt! Kështu që Ballkanin e Hapur, një mijë herë të rikthehesha mbrapa, një mijë herë do ta ribëja. Ballkani i Hapur nuk është një nismë përjashtuese. Ballkani i Hapur është një nga 72 iniciativat që kanë në këtë rajon, për të cilat ju edhe nuk keni dëgjuar fare, jam i sigurtë, siç edhe unë vetë kur e kam lexuar shifrën 72, jam habitur. Dhe çfarë e keqe i ka ardhur nga Ballkani i Hapur, rajonit? Përveç të mirave? Cilat janë të mirat? Merrni shikoni shifrat e tregtisë midis vendeve dhe mos e harroni asnjëherë që çfarë është bërë, nuk zhbëhet, përkundrazi. Çfarë është bërë ka shërbyer që edhe procesi i Berlinit që është ‘ombrella’ dhe tek e cila unë duhet të fokusohem 100% pasi Shqipëria është mikpritëse e Procesit të Berlinit, ka përfituar nga Ballkani i Hapur pikërisht shtysën.

Kështu që, nuk e kuptoj fare se si ka akoma dyshime për këtë kur faktet flasin qartë. Përsa i përket pastaj asaj të vëllazërisë apo të gjakderdhjes, mendoj që është rruga më e gabuar e mendimit shqiptar sot. Nuk ka rrugë më të gabuar sesa të vazhdojmë të rrimë në të shkuarën dhe për më tepër të anatemojmë njëri-tjetrin, të akuzojmë njëri-tjetrin, të grindemi me njëri-tjetrin se kush është patrioti i vërtetë. Patrioti i vërtetë është ai që do vendin e vetë dhe që nuk i do të keqen askujt tjetër.

Gjergj Fishta kishte një fjalë për këto, ‘dokrra hini’ i quante, por për çështjen, konkretisht për pjesën që ka të bëjë me Kosovën, për raportin me Serbinë e të tjerë, do flasim në Kosovë. S’dëshiroj të flas këtu përderisa do jem në Kosovë më pas, nuk ka asnjë sens që unë të flas këtu për atë që do të flas në Kosovë. Me gjithë respektin, po t’i ke qasje në rrjet, kështu që do më ndjekësh nga larg.'- tha Rama.

Ora 13:09
Rama nga Shkupi: Shpresoj që Kurti të mos ketë harruar kanunin, që edhe kur hasmi të vjen në shtëpi i hapet dera

 

Nga Shkupi kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me refuzimin e kryeministrit Albin Kurti për të takuar kreun e qeverisë shqiptare.

‘Ta trajtojmë mes shqiptarësh. Kam akoma shpresë se Albini nuk e ka harruar kanunin që kur hyn në shtëpi edhe hasmit i hapet dera dhe duhet ta nxjerrësh kur ai ta mbarojë fjalën.’- tha Rama.

Ora 13:03
Rama: Së shpejti takim informal në Tiranë me miqtë e BE-së! Na duhen rezultate konkrete nga samiti i Berlinit në tetor në Tiranë

 

Në 16 tetor Shqipëria do të mikpresë samitin e Berlinit dhe kryeministri Rama tha se po punohet që ky samit të shënojë rezultate konkrete

“Po punojmë me kancelarinë në Berlin e po diskutojmë me Komisionin Europian në Bruksel” tha Rama në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut

Gjithashtu ai foli për një takim informal në Tiranë ku pritet të kenë prezentë dhe miq të BE-së

Së shpejti do të kemi një tjetër takim informal ku do të jenë prezentë miq të BE-së për të diskutuar konkretisht planin. Na duhet ky plan na duhet mbështetja dhe e meritojmë. Që të mos shihemi thjesht si ata që i bëjnë detyrat vetëm por dhe kontribuojnë. Sot më shumë se kurrë është e qartë se BE ka nevojë për ne siç kemi ne nevojë për ta”

Ora 12:54
Kovaçevski: Procesi i Berlinit me rëndësi për Rajonin, Shqipëria ka mbështetjen tonë! Kurti e Vuçiç të sillen si burra shteti e të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit

Dimitar Kovacevski në një konferencë për mediat së bashku me kryeministrin Edi Rama nga Maqedonia e Veriut i bëri thirrje palëve në Kosovë e në Serbi që të ndërmarrin hapa për deeskalimin e tensioneve. Kovaçevski u shpreh se ato duhet të sillen si burra shteti e të flasin hapur, ndërsa shtoi se duhet të zbatojnë marrëveshjen që nënshkruan në Ohër.

'Sot kisha nderin bashkë  me ministrat të jem mikpritës i homologut tim të dashur dhe mikut tim të dashur, Edi Rama me të cilin çdo herë kemi shumë tema për te diskutuar që i prekin dy  vendet tona por edhe rajonin. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria zhvillojnë  miqësi dhe partneritet që është model për rajonin me atë që dy vendet tona ndajnë shumë bashkëpunime në shumë fusha, por edhe vlera europiane. Meqë rruga evropiane prej së cilës nuk heqim dorë as ne as Shqipëria, është qëllim strategjik i të dyja shteteve. Në këtë rrugë të integrimeve europiane si rajon dhe në mënyrë bilaterale ne ndërmarrin hapa për evropianizimin e shoqërive tona me qëllim sa më shpejtë t’i arrijmë standardet evropiane në çdo kuptim, si sistematike dhe ligjore përsa i përket standardit të jetës së qytetarëve tanë.

Pikërisht një hap i tillë ishte edhe procesi i Berlinit në kuadër të të cilit vendet e Ballkanit Perëndimor vitin e kaluar gjatë Samitit në Berlin nënshkruan tre marrëveshje rajonale për mobilitet që kanë të bëjnë me njohjen e kualifikimit të arsimit të lartë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, njohje të ndërsjellë të diplomave të doktorëve të mjekësisë, mjekësisë dentale, arkitektët si edhe për qarkullimin me letërnjoftime midis të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë samit që do të ndodhë në Tiranë, siç i thashë edhe Edit dhe homologëve të tij në takimin që patëm, Shqipëria si kryesues dhe ai si kryeministër, e kanë mbështetjen tonë në atë proces që e dimë që e gjithë kjo është mirënjohje për vendin, për rezultatet e arritura edhe për rajonin në tërësi. Ne e kishim atë rol të jemi kryesues në vitin 2020 kur kishte një sfidë dhe të gjitha takimet u organizuan online që nuk është rast për momentin dhe prandaj mund ta kemi kryetarin e qeverisë së Shqipërisë të jetë mysafir me kolegët e tij në Shkup.

Procesi i Berlinit është i rëndësishëm për rajonin jo vetëm për shkak të marrëveshjeve që i theksova po edhe për shkak të nismave që pastaj duhet të ndërmerren dhe kanë të bëjnë me energjetikën, ekonominë, digjitalizimin, infrastrukturën, mundësinë për investime si edhe mobilitet shtesë të qytetarëve, bizneseve dhe gjithsesi zhvillimit i bashkëpunimit në shumë fusha përfshirë kulturën, arsimim, integrimet evropiane dhe shkëmbimit të shumë përvojave të tjera midis vendeve. Krahas nismave politike dhe mesazheve që vijnë nga ky proces, ne si rajon na nevojiten përfitime të shpejta, të nevojshme që do të rrisin potencialin ekonomik të rajonit dhe do të reduktojnë hendekun midis vendeve kandidate për anëtarësim në BE dhe vendet anëtarë të BE veçanërisht në rajonin e Europës juglindore.

Nevojitet diçka që qytetarët do ta ndiejnë si përfitim gjatë anëtarësimit dhe para anëtarësimit në BE që do ta mbajë idenë europiane dhe përkushtimin ndaj këtij procesi. Për të gjithë faktorët e shoqërive të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në fund të ditës ajo që është më e rëndësishme për qytetarët, është gjendja ekonomike, zhvillimi ekonomik, standardi jetësor, sundimi i ligjit dhe parimet e demokracisë ne vendet ku jetojnë. Në këtë plan bashkërisht mund të lavdërohemi se e kemi bërë shumë, këtë e bëmë dhe akoma e bëjmë në kuadër të nismës Ballkani i Hapur që së shkurti dha rezultate konkrete midis 3 shteteve, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë dhe janë të dukshme dhe i pamë të gjithë dhe i përshëndetën si qytetarët ashtu edhe kompanitë e të tria shteteve.

Kjo nismë nga Open Balkan, qytetarët dhe bizneset presin edhe më tej të ofrojë risi, që do t’i sigurojnë zhvillim por edhe zhvillimin e bashkëpunimit midis vendeve që u konfirmua se është rritur pasi kësaj nisme. Për mua është me rëndësi që kjo nismë tregoi se përmes bashkëpunimit mund të rritet tregtia, shkëmbimi tregtar midisi vendeve dhe më tej është komplementare të proceseve që i përfshijnë të gjitha vendet dhe këtu para së gjithash mendojmë për Procesin e Berlinit dhe për nismat e tjera që ekzistojnë, para së gjithash mendoj për CEFTA, CEI, SECP, por duhet ta dini se në hapësirën e Europës Juglindore ka 72 nisma për bashkëpunim. Një pjesë e tyre janë formale dhe një pjesë jo formale, ekonomike dhe politike, por këto veçohen si kryesore ku ndodhin edhe pjesa më e madhe e nismave dhe më vjen mirë që nismat që u nënshkruan në kuadër të Procesit të Berlinit u tregua se mund të zbatohen midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe kjo ndodhi në kuadër të nismës Ballkani i Hapur dhe kjo do të jetë stimulim për edhe procesi i Berlinit t’i japë rezultatet e pritshme dhe të dëshiruara.

Maqedonia e Veriut dhe ku jemi sot është shembull konkret si për sjelljen si burrështetasi dhe miratim të vendimeve jo të lehta, pra bëhen dallime për një kohë të shkurtër nga shteti i kapur, u bëmë shtet anëtar i NATO-s,  u bëmë shtet që i filloi negociatat me BE me gjuhën e mbrojtur dhe kulturën e mbrojtur  dhe identitetin vetë në dobi të misioneve paqësore, sot jemi mikpritës dhe e ndamw përvojën për tejkalimin e sfidave dhe dialogut me shtetet fqinje që midis tyre kanë çështje të hapura.

Pikërisht me këtë rast si fqinj i drejtpërdrejtë i Kosovës dhe Serbisë apelojmë për de-eskalim të gjendjeve dhe zbatim të obligimeve të ndërmarra midis dy palëve, përkatësisht implementimin e dy marrëveshjeve që Kosova dhe Serbia e arritën në 27 shkurt në Bruksel dhe marrëveshjen e arritur nw Ohër për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. E di se ky është një provës që përfshin vendime në të dyja shtetet fqinje, por politikanët në çdo vend kanë detyrim të sillen si burrështetas dhe me guxim dhe t’i qasen zgjidhjes të çështjeve të hapura, sado që të jetë e vështirë kjo dhe sado që të duket pa zgjidhje.

Pikërisht për këtë qasje të dialogut mund të them se krenohem që këtu flasim për ardhmërinë tonë, për negociatat e filluara me BE, për screening-un e filluar, për atë që javën e ardhshme Maqedonia e Veriut do të ketë delegacionin e vet në samitin e NATO-s, për reforma konkrete, për marrëveshje të nënshkruara, për bashkëpunim kufitar FRONTEX me gjuhën tonë maqedonase dhe jo të flasim se e gjithë kjo duhet të ndodhë në të ardhmen dhe kur e them kështu atëherë shihet se sa është i madh dallimi. Para nesh kemi edhe një vendim, kjo është çështja në interes të qytetarëve edhe për mediat. Kjo ka të bëjë me miratimin e amendamenteve kushtetuese në kuvend. Unë besoj se Kuvendi jonë do të jetë në nivel të detyrës dhe se përfundimisht me hapat e përshpejtuar ta vazhdojmë rrugën tonë drejt integrimeve europiane dhe t’i bashkëngjitemi familjes evropiane. E di se nuk do të jetë e lehtë. Ka interesa të ndryshëm, ka kalkulime të ndryshme te të gjitha partitë politike. Një pjesë e tyre shohin interesin e shtetit, por një pjesë e liderëve politikë shohin interesin e tyre politik, por duhet të merret vendim që është i guximshëm dhe do ta mbajnë mend gjeneratat e ardhshme se kjo gjeneratë e politikanëve ka marrë vendim me të cilin ka siguruar ardhmëri më të mirë për ata që vijnë pas nesh. Në këtë rrugën tonë drejt integrimeve evropiane e di se mund të kemi mbështetjen e miqve dhe para së gjithave e numëroj dhe kryetarin e qeverisë së Shqipërisë, Edi Ramën. E di që miqësia jonë tradicionale shihet përmes hapave konkretë, përmes procedurave dhe numrave konkrete. Ne shënojmë 30 vjet marrëdhënie diplomatike midis vendeve, bashkëpunimi ynë u fuqizua pas dy mbledhjeve ndërqeveritare. Në të fundit që u mbajt vjet në nëntor nënshkruam më shumë memorandume për avancimin e bashkëpunimit në thuajse të gjitha fushat, veçanërisht në fushat ekonomike dhe energjetike. Bashkëpunim kishim dhe në shumë fusha të tjera kështu që atë që mundem dhe sot ta them është se tek ne procedura ka përfunduar, në Shqipëri po ashtu, ikonat që u nxorën padrejtësisht nga shteti ynë në vitin 2013 për të cilat Kuvendi ynë e ratifikoi marrëveshjen për bashkëpunim midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, do të kthehen në shtetin tonë me ndihmën e qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Nuk ka konfirmim më të madh sesa kur trashëgimia jonë kulturore dhe historike të besimtarëve ortodoksë të kishës sonë dhe pjesë të historisë sonë dhe kulturës do ta zërë vendin aty ku i përket dhe për këtë i jam falenderues kryeministrit Rama, por dhe institucioneve në Shqipëri që ishin jashtëzakonisht efikase, por edhe ministrisë sonë të Kulturës dhe ministres Kostadinovska.

Bashkërisht bashkëpunojmë me sukses në kuadër të aleancës së NATO-s, aktivisht bashkëpunojmë në kuadër të implementimit të IPA, 2 projekte për bashkëpunim ndërkufitar. Rruga sa i përket bashkëpunimit tonë është trasuar dhe në këtë rast dua të dëshiroj në emrin tim personal, besoj edhe Edi do të pajtohet  dhe qytetarët e të dyja vendeve sa më shpejt t’i gëzohemi sukseseve të reja dhe ta realizojmë qëllimin tonë strategjik, që është anëtarësia me të drejta të plota në Bashkimin Europian. Shpreh falënderimet që sot e kemi kryeministrin Rama mysafir në Shkup ku kryesisht biseduam për koordinimin sa i përket Samitit që na paraprin të Procesit të Berlinit që do të mbahet në Shqipëri ku me të vërtetë qeveria e Shqipërisë dhe kryeministri janë 100% të përkushtuar në zhvillimin e suksesshëm të këtij Samiti.'- tha Kovaçevski.

Ora 11:45
FOTO/ Rama publikon fotot nga takimi me homologun e tij në Maqedoninë e Veriut

 

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga takimi me homologun e tij Dimita Kovacevski në Maqedoninë e Veriut. Takimi i Ramës vjen në kuadër të turit ballkanik që po zhvillon kreu i qeverisë shqiptare për Procesin e Berlinit që do të mbahet në tetor në Tiranë.

Ora 11:06
Turi ballkanik, Rama mbërrin në Shkup, takohet më Kovaçeskin

Në kuadër të turit ballkanik që po zhvillon për Procesin e Berlinit, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Shkup ku pritet që të takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski.

Kreu i qeverisë ka publikuar një foto nga Shkupi, ku shihet se është shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi si dhe nga Majlinda Dhuka, kryenegociatore e Shqipërisë me BE-në.
Më pas kryeministri Rama është pritur nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaceski.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/07/2023 04:29

    Me kanun hasmi te merr leje para se te te vije ne shtepi.

    Përgjigju
  • Hajdar: 07/07/2023 01:31

    Ky eshte nje lider Hapsinor!

    Përgjigju
  • Ali: 06/07/2023 20:18

    Si nuk i vjen turpe kur permen kanunin,si sote ne shqipnin ke shum femi e gra si jan te nryme mren ne shpi dhe shteti nuk rragone. Lavdi PPSH si e zhduku

    Përgjigju
  • Ledi: 06/07/2023 17:46

    Mospritja e Rames nga Kurti eshte zgjefhhe dhe pergjeghsi politike e ketij te fundit.Nese vizita do ishte private mund te kishte tefuzim por kur kryeministri i zgjefhur nga shumica e shqiptareve refuzihet kjo tregon refuzim per pjesen me te nadhe te shqiptareve.Uroj qe zgjidhjet per Kosoven ti beni vet dhe mos kerkoni ndihmen e Shqiperise meqe e refuzoni

    Përgjigju
  • Dordomusi: 06/07/2023 16:41

    Albini guxon ti bej karshillik Europes jo me Rames me kompani..dhe ka guxim per nje arsye te vetme: ndryshe nga shume politikane dhe Kryeministra te rajonit te ballkanit Albini nuk eshte i Korruptuar deri me sot!!!

    Përgjigju
  • Gjergj: 06/07/2023 15:44

    Bir Selman i nènès, kush na drejton neve. Tani nxorrèm nga sènduku edhe kanunin e Lekè Dukagjinit. Fèmijè shqiptarè nè veri, rrinè tè ngujuar dhe nuk shkojnè dot as nè shkollè, pèr hir tè interpretimit banal tè atij kanuni nga kriminelè ordinerè qè fshehin interesat ekonomike dhe pazaret e prishura tè drogès, pas atij kanuni. Edi Rama, èshtè gjithçka por kurrsesi njè njeri i pèrgjegjshèm. Èshtè skizofrene, qè mè 2023, kryeministri shqiptar flet si e èma e Zeqos majè thanès. O Albin,,,,takoje ore aman se na i more nè qafè fèmijèt e shkollès fillore nè Tiranè. Prej shtatorit e mbrapa,,do futet kanuni i Lekès si lèndè provimi nè shkollat fillore. E ç,na gjeti mo aman me kètè njeri qè fryhet si gjeli majè plehu para kamerave, qè bèn shtetin shqiptar nè njè zgjatesè tè interesave kriminale serbe,,,dhe kur e sheh qè has nè rezistencè,,,,thèrret Lekèn. Nè jetèn tjetèr, Edi do jetè malèsor nga Oroshi i Mirditès,,,,natyrisht si mèsues i kanunit.!!!

    Përgjigju
    • Or tej: 06/07/2023 23:45

      Harrove pikturen or teeeejjjjj

  • halla esma: 06/07/2023 15:13

    ballkani i hapur ,,iku po na vjen berlini,,,me benz mercedes,,rama e do berlinin se aty ka para me vjedh....

    Përgjigju
  • Arbëri: 06/07/2023 14:16

    Mjerimi i Shqipëris nga tradhtari i kombit…!

    Përgjigju
  • Oriam: 06/07/2023 13:52

    Po clidhje ke ti me kanunin apo burrnine o gjatosh kokbosh. Albini nuk eshte i korruptuar dhe jeton me shtepi me qera. Asnje nga ministrat e tij nuk eshte i perfshire ne korrupsioni

    Përgjigju
    • Lala: 06/07/2023 20:16

      KE harruar per albinin te shtosh qe Familia e tij jeton ne norvegji e shtepine e ka atje.qe femijet e tij shkollohen e marrin te mirat e atij vendi ne mjes kohe QE femijet e kosoves I enderrojn ato.keshtu albini me shpi me qera asnje sesht Pa faj.

  • GOLI: 06/07/2023 13:44

    ORE-MOS E PREK KANUNIN NE RJEDHA TE TILLA ARMIQESORE...KANUNI ESHTE SHENJTERI SHQIPETARE DHE FARE MIRE E DIME SE KU VEPROHET ME KANUN...ARMIKU LUFTOHET NE ÇDO HAPESIRE DHE KOHE.

    Përgjigju
  • Xhesi: 06/07/2023 13:43

    Kemi besim dhe shprese qe Kurti do beje veprimin e duhur dhe do takohet me Ramen

    Përgjigju
  • Shembullor: 06/07/2023 13:20

    Rama lider shembullor ne ballkan ndaj duhet qe BE te jape me shume fonde per qeverine rama per hekurudhe dhe riinvestim ne zonat rurale infrastrukture teknike dhe infrastrukture elektrike apo dhe automobilistike, Rama eshte politikan modern dhe duhet qe BE ta fuse ne BE me qeverine rama , Mali Zi dhe Shqiperia e meritojne te futen te parat! Rama duhet tju kerkoje maqedonasve dhe serbeve te bejne rrugen lidhese mes Shqiperise lindore dhe Maqedonise qendrore brenda 2023 patjeter per arsye lidhese dhe konektimi! Besoj qe EU duhet ti jape mbi 30% te Western Balkans funds per shqiperine pasi Shqiperia ka vuajt ne komunizem dhe ka nevoje per me shume ndihme financiare mbi 2-3 miliard € duhen vetem ne 2024 dhe mbi 2 miliard fond rrugore dedikuar 100% ! Nese arrin rama ti marre keto nga EU bravo I qofte e te behett 100 vjec , nese nuk i arrin TURP per EU qe nuk jep me shume aq sa duhen per Shqiperine

    Përgjigju
  • e drejta: 06/07/2023 12:12

    FORCA EDI RAMA NDERI I KOMBIT TONE...EC PERPARA

    Përgjigju
  • Alesia: 06/07/2023 11:28

    sa me te bashkuar te jemi aq me mire per gjithe rajonin

    Përgjigju
  • Ilvi: 06/07/2023 10:43

    Ju po beni gjithcka te pamundur me mundesit qe keni qe ky rajon te funksionoj me se miri dhe me bashkepunime te plota dhe me marrdhenie shume te mira midis shteteve bravo per iniciativen e palodhur nga ana juaj❤️

    Përgjigju
    • O bo bo bo.: 06/07/2023 18:03

      NJI KOMENT, NJI KOS

  • Rina: 06/07/2023 10:37

    Lider vizionar qe spo ndalon ne asnje moment,suksese ne keto takime

    Përgjigju
    • O bo bo bo.: 06/07/2023 17:47

      NJI KOMENT, NJI QOFTE

  • Klea: 06/07/2023 10:34

    Nje tur qe do te ndikoje per mire per te gjithe rajonin

    Përgjigju
    • O bo bo bo.: 06/07/2023 17:46

      1 KOMENT, 1 BYREK.

  • Era: 06/07/2023 10:33

    Urojme te vini me lajme sa me te mira nga ky takim

    Përgjigju
  • Greta: 06/07/2023 10:24

    Takime te rendesishme per ne

    Përgjigju
  • Orsi: 06/07/2023 10:23

    Uroj te shkoje sa me mbare

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj-ÇORRUSHIOT: 06/07/2023 09:28

    KM E.Rama me Horizontin e një lideri EUEOPIAN,Ka marr përsipër të vendos rregulla në BALLKANIN E TRAZUAR,ku në mëse 100 vite është konsideruar VUÇI BAROTI. -Drejtimi procesit të Berlinit në Shqipëri në muajin TETOR 2023 është eveniment i rëndësishëm për Ballkanin me mbikqyrje të institucioneve Europiane. -Kush thot se OPEN BALLKAN DËSHTOI e ka gabim,Është berishist.OPEN BALKAN u krijua pasi procesi Berlinit kishte ngecur në vënd.Qëllimi i Open Balkan ishte të përafrohet 6 vëndet ballkanike më afër BE,si parakusht për tu pranuar në BE. -OPEN BALKAN e sabotoi KK Albin Kurti pse drejtonte Edi Rama dhe jo se kishte qëllime të kqia.Po ta drejtonte Open Baklan Saliu me siguri A.Kurti do të mrrte pjesë. -Mos pritja e E.Ramës në takim sot në Prishtinë nga Albin Kurti është DOPJO MARRZI,Nr.1 e marrzisë ishte Ajo që i deklaroi B.Klinton në Tiranë. -A.Kurti që po del kundër të gjithë nd/kombëtarve dhe vëllait të madh Edi Rama tregon se duhet të vizitohet në psikiatri,sikurse Saliu nga i cili merr direktivat që kur ù bë KM.Pasi në 2018 & 2021 deshi të rrëzoi E.Ramën me protesta me VV në Tiranë,Lezhë e Gjirokastër për turpin e tij. -Opozita në Kosovë dihet ta rrëzoi këtë INATÇOR,BAJRAKTAR,MËNDHE MADH,ANTI PERËNDIMOR,MOS MIR NUOHËS I SHBA..!

    Përgjigju
  • Endri: 06/07/2023 08:16

    AK mbetet nje provincial budalla, inatçor dhe mbi te gjitha sikur punon per te miren e Serbise, jo Kosoves

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 06/07/2023 08:01

    Kryeministri yne eshte ne te vertete nje diabolik dhe pruritik dhe si i till nuk ka vlere me se çfare ai mendon,artikulon vepron.

    Përgjigju
    • Luli: 06/07/2023 09:57

      Rama eshte misionar paqeje ne rajon.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?