Olsian Veliaj fitues i etapës së tretë

Sociale
Sport

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Sot etapa e katërt në Vlorë, ja akset që do të bllokohen

29 Maj, 07:44| Përditesimi: 29 Maj, 07:48

  • Share

Sot do të zhvillohet etapa e katërt e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë në Vlorë. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, blutë i bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin kalimin në rrugët ku do të zhvillohet ky aktivitet, si më poshtë:

ETAPA E KATËRT/ Datë 29.05.2025
Bulevardi kryesor - Pusi Mezinit, nga ora 11:40 deri në orën 12:20
Pusi i Mezinit – Peshkepi, nga ora 12:00 deri në orën 12:30
Rruga Peshkepi – Kuç, nga ora 12:00 deri në orën 13:45
Rruga Kuç – Qeparo, nga ora 13:30 deri në orën 14:10
Rruga Qeparo - Himarë, nga ora 13:40 deri në orën 14:25
Rruga Himarë-Dhërmi, nga ora 14:00 deri në orën 15:10
Rruga Dhërmi – Orikum, nga ora 14:45 deri në orën 15:30
Rruga Orikum – Vlorë, nga ora 15:10 deri në orën 16:00.

Në etapën e parë e cila nisi në Bulevardin "Zogu i Parë" në Tiranë vijoi për në Rrëshen, Lezhë dhe më pas Shkodër, pas 151 kilometrave të përshkruara, në Parrucë vijën e finishit i pari e kaloi Gabriele De Fabritis.

Në etapën e dytë që nisi në Shkodër dhe përfundoi në Elbasan Nils Rimajer i ekipit të Amsterdamit, Hollandë arriti të prekte vijën e finishit i pari.

Në etapën e tretë ishte Olsian Veliaj , sportisti i kombëtares shqiptarei cili kaloi i pari vijën e finishit në etapën që nisi në Elbasan dhe pas 149 kilometrash u mbyll në Vlorë.

Rrethi Çiklistik i Shqipërisë, një prej garave më të vjetra në botë përbëhet nga 15 skuadra dhe 96 sportistë.

Turi i Shqipërisë do të përfundojë të premten me etapën e pestë dhe të fundit me nisje në Vlorë dhe përfundim në Fier, ku do të kurorëzohet dhe fituesi i këtij edicioni të 82-të.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?