Foto nga etapa e katërt e turi të 82-të çiklistik

Sociale
Sport

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Sot etapa e pestë dhe e fundit, aksi Fier-Savër i bllokuar nga ora 10:50 deri në 12:00

30 Maj, 08:51| Përditesimi: 30 Maj, 08:59

  • Share

Sot do të zhvillohet etapa e pestë dhe e fundit e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë në Vlorë. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, blutë i bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin kalimin në rrugët ku do të zhvillohet ky aktivitet, si më poshtë:

ETAPA E PESTË/Datë 30.05.2025
Bulevardi kryesor - pusi i Mezinit, nga ora 09:30 deri në orën 10:20
Autostrada Vlorë - Fier- unaza e Fierit, nga ora 10:00 deri në orën 11:15
Rruga Fier - Saver, nga ora 10:50 deri në orën 12:00
Saver - dalja në Levan, nga ora 11:45 deri në orën 13:00
Rruga Levan  - qendër Fier, nga ora 12:40 deri në orën 13:15.

Në etapën e parë e cila nisi në Bulevardin "Zogu i Parë" në Tiranë vijoi për në Rrëshen, Lezhë dhe më pas Shkodër, pas 151 kilometrave të përshkruara, në Parrucë vijën e finishit i pari e kaloi Gabriele De Fabritis.

Në etapën e dytë që nisi në Shkodër dhe përfundoi në Elbasan Nils Rimajer i ekipit të Amsterdamit, Hollandë arriti të prekte vijën e finishit i pari.

Në etapën e tretë ishte Olsian Veliaj , sportisti i kombëtares shqiptarei cili kaloi i pari vijën e finishit në etapën që nisi në Elbasan dhe pas 149 kilometrash u mbyll në Vlorë.

Në etapën e katërt fituesi ishte Callum Macleod. Britaniku konsideroi në atë që cilësohet etapa më e bukur e turit shqiptar, në itenerarin Vlorë-Himarë-Vorë ku çiklistët duhet të ngjisin edhe Llogaranë. Rrethi Çiklistik i Shqipërisë, një prej garave më të vjetra në botë përbëhet nga 15 skuadra dhe 96 sportistë.

Turi i Shqipërisë do të përfundojë të premten me etapën e pestë dhe të fundit me nisje në Vlorë dhe përfundim në Fier, ku do të kurorëzohet dhe fituesi i këtij edicioni të 82-të.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?