Kronikë

Turistët e huaj me kroçerë në brigjet e jugut të Shqipërisë

15 Shtator 2021, 20:21| Përditesimi: 15 Shtator 2021, 20:33

  • Share

72 të huaj, nga Franca, Italia, Çekia dhe Belgjika mbërritën me kroçere në portin e Vlorës. Pas qëndrimit për disa orë do vazhdojnë turin drejt Sarandës.

Brigjet e jugut janë tashmë pjesë e itenerarit të anijeve turistike që përshkojnë Mesdheun. Për një muaj e gjysmë kroçera "La bele Adriatik" ka ardhur tre herë në Vlorë. Turistët e huaj vlerësojnë bukuritë e bregdetit, por nxjerrin në pah dhe problematikat.

"Kjo nuk është hera e parë që vijmë transit në këto brigje. Janë shumë të bukur ujërat e deteve Adriatik dhe Jon, por nuk na pëlqeu infrastruktura këtu pranë kalatës. Është shumë rrëmujë, po ndërtohet dhe ne u ngatërruam pak për të dalë në qytet e për tu kthyer këtu", thotë turisti francez.

"Po qëndroj këtu prej 3 vitesh, kam dal në pension në Itali dhe kam ardhur të jetoj këtu sepse ndjehem mirë në Vlorë.  Unë jam rritur buzë detit dhe kam shëtitur në shumë vende deri në Karaibe. Për fat të keq , këtu nuk ka shumë veliera turistike, por mendoj se pas rikonstruksionit të portit të ketë sa më shumë", shprehet një italian që tashmë po jeton në Vlorë.

"Vlora është shumë e bukur dhe klima e njëjtë me Marmaris në Turqi . Shpresojmë që do të ndryshojnë gjërat për mirë pas punimeve që po kryhen këtu", nënvizion një turist i ardhur nga Turqia

Vlora vazhdon të mbetet një qytet i frekuentuar sidomos nga turistët e huaj edhe gjatë vjeshtës.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?