Kronikë

Turistët e huaj në Shqipëri zgjedhin plazhin e virgjër të Porto Nova: Natyra është shumë e bukur, jemi rehat (VIDEO)

10 Qershor 2021, 11:46| Përditesimi: 10 Qershor 2021, 14:56

  • Share

Sikurse edhe sezonet e tjerë, Porto Nova në Zvërnec të Vlorës,vizitohet nga turistë të shumtë që e zgjedhin mes destinacioneve të tjera për të kaluar pushimet e tyre.

Një vend i qetë, larg qytetit, plazhi i virgjër i Porto Nova duke zgjedhje perfekte për turistë nga Gjermania, Anglia, Holanda apo Franca. Ata vlerësojnë jo pak natyrën e mrekullueshme, gjë që shprehen se nuk e gjejnë në vendin e tyre.

Por megjithatë, një minus, siç shprehet një turist gjerman, janë mbeturinat në bregdet.

"Jam nga Gjermania, kam tre ditë që kam ardhur dhe duam të rrimë 3 javë. Do të shkojmë edhe më në jug, nuk kemi shkuara akoma në qytet në Vlorë. Është shumë bukur këtu, por i vetmi problem është fakti se ka shumë mbeturina në plazh. Erdhëm nga Greqia, nuk na u kërkua certifikatë vaksinimi, unë nuk jam vaksinuar. Deri tani çdo gjë po na shkon mirë, shqiptarët janë njerëz të mirë, planifikojmë të rrimë ca këtu", shprehet një turist nga Gjermania.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?