Foto ilustruese

Kronikë

Vlorë/ Turisti kishte thyer dorën, anija me flamurin kroat i kërkon ndihmë Kapitenarisë së Portit

8 Korrik, 09:07| Përditesimi: 8 Korrik, 09:20

  • Share

Kapitenaria e Portit të Vlorës i ka ardhur në ndihmë një turisti i cili po udhëtonte në një anije velier me emrin AROHA me flamurin e Kroacisë.

Bëhet me dije se Kapitenaria u njoftua mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00.

Udhëtari i cili kishte thyer dorën në bord u dërgua në spitalin e Vlorës për mjekim të specializuar.

Njoftimi i plotë:

Natën e kaluar rreth orës 20:00, një anije velier me emrin AROHA me flamur Kroat, me 3 persona, njoftoi Kapitenerinë e Portit Vlorë se kishin një person të sëmur në bord i cili kishte thyer dorën në bord.

Menjëherë u kërkua asistenca  mjekësore pranë qendrës kombëtare të urgjencës në numrin 127.

Në orën 23:30 anija velier me personin e sëmur në bord u akostua në portin e Vlorës ku më pas e mori automjeti i ambulancës për në drejtim të spitalit rajonal të Vlorës për asistencën e mëtejshme mjekësore.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?