Pamje nga Palasa, ku ka ndodhur ngjarja

Kronikë

Himarë/ Turistja nga Gjermania vjen për pushime, por i vjedhin paratë në vilën me qira në Palasë!

8 Gusht, 11:38| Përditesimi: 8 Gusht, 11:57

  • Share

Himarë- Turistja nga Gjermania vjen për pushime në Himarë, por i vjedhin paratë në vilën që kishte marrë me qira.

Ngjarja ka ndodhur në zonën bregdetare të Dhërmiut, në fshatin Palasë, ku 39-vjeçarja depozitoi edhe denoncimin për vjedhjen e lekëve.

Policia e Vlorës e konfirmoi sot ngjarjen dhe po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të krimit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dhërmi referuan materiale në Prokurori për veprën penale “vjedhja”, pasi ka bërë kallëzim R. S, 39 vjeçe, banuese në Gjermani, se në vilën që kishte marrë me qira në Palasë, i kanë vjedhur një shumë parash”, bëri me dije policia vendore.

Hetimet për rastin po i ndjek më tej organi vendor i akuzës, kurse shuma e vjedhur nuk u bë publike nga policia.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?