TIRANE- Në zgjedhjet e 11 majit 2025 kryeministri Edi Rama u kërkon shqiptarëve mandatin e katërt. Nëse Rama fiton atëherë ai do të jetë kryeministri më jetëgjatë pas rënies së komunizmit.
Pyetjes së një komentues "Ke në mend me lënë pushtetin ia kalove Enverit?" në rubrikën ‘Sy m’sy, kryeministri iu përgjigj
'Për mua kjo pyetje tingëllon ndryshe. A ke në mend ta lësh punë? Jo nuk kam ndër mend. Ata që ma kanë dhënë do më kërkojnë ta vazhdoj. Nëse më thonë faleminderit deri këtu ishim, atëherë do e lë. Kemi një kuptim ndryshe, pushteti dhe puna. Pushteti më duhet për të bërë këtë punë. Nuk e bëj këtë punë për pushtet.'
Berisha dhe protestat para bashkisë
U ndal dhe tek kundërshtari i tij politik, kryetai i PD-së, Sali Berisha. Për kryetarin e PS-së, 'Bufi stërplak mori në qafë opozitarizmin'
Duke komentuar protestat e përjavshme të një grushti militantësh të opozitës para bashkisë së Tiranës. Rama tha se ky aksion politik nuk po prodhon asgjë veç bllokon rrugën për qytetarët
“Janë bërë si hudhra tek bashkia e Tiranës e bëjnë punën e hudhrës që të mos marrin mësysh. Njerëz që merren me mure, i bien mureve. Kjo s’është opozitë. S’ka lidhje me idetë, as të ardhmen, as opozitën. Është kua .. kua.”
Turizmi në Shqipëri, Rama: 4.5 miliardë euro shpenzuan turistët e huaj vitin e kaluar!
Publikoi statistikat e raportit të Këshillit Botëror të Turizmit për të gjithë ata kritikët e sektorit të turizmit. Duke iu përgjigjur komentuesve, njërit prej tyre që e quajti Shqipërinë 'Somali', Rama tha se turizmi është një industri që i solli miliarda euro Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe hapi mijëra vende pune.
Sipas raportit të Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimeve, Në Shqipëri pesha e turizmit për vitin 2024 vlerësohet 26 % e PBB. Punësimi që gjeneron është 21.8 % e totalit.
Raporti i Institucionit ndërkombëtar të pavarur që i referohen të gjitha shtetet, vlerëson se në Shqipëri rritja vlerësohet 7.7 % kundrejt vitit të mëparshëm dhe dyfish kundrejt vitit 2019.
Punësimi në sektorin e turizmit është rritur me 14 % krahasuar me periudhën para pandemisë. Shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri në 2024 vlerësohen 4.8 miliardë dollarë, ose 4.5 miliardë euro. Ndërsa shpenzimet e turistëve vendas në Shqipëri, 980 mln dollarë, ose 950 mln euro.
Është një industri që është krijuar këtu në ‘Somalinë tonë’ që sjell 4.5 miliardë të ardhura nga ata që vijnë nga jashtë.
Ku shkojnë?
"Patjetër që i marr për vete" tha kryeministri me ironi e më tej shtoi.
"Është një lëvizje e tërë ekonomike për këta 12 milionë njerëz që janë masivisht turistë që rrijnë e shpenzojnë këtu. Nga kjo ka ardhur rritja e pagave në sektorin e turizmit. Prandaj u them atyre që jetojnë në Greqi. Hajdeni këtu. Çfarë bëni në Greqi, nëpër hotele, restorante. Hajdeni këtu se në fund të ditës është më mirë këtu."
Lajmi ne perditesim...
Kryeministri Edi Rama foli sot me komentuesit në rrjete sociale. Një prej tyre e pyeste se kur do përfundonte rruga e Arbrit.
Rama tha se nuk do të jap një datë, pasi kanë dalë problematika lidhur me gjeologjinë e tunelit të Murrizit.
'Rruga e Arbrit ka mbetur vetëm tek tuneli i Murrizit. Ai tunel më ka bërë supersticioz me atë gjeologji. Si surpriza që bëjnë dibranët kur ulesh në sofër me ta dhe hedhin dhe presin fjalën. Ambicia është që pranvera ti sjelli dibranët nga rruga e përfunduar. Mos më kërkoni datë. Na nxori picirin gjeologjia e tuneli të Murrizit', tha kryeministri.
Kryeministri Edi Rama vijoi dhe sot me përgjigjet ndaj komentuesve në rrjete sociale. Dikush e pyeste se kur do ta linte pushtetin, pasi ia ka kaluar Enverit. Rama i thotë se ai e shikon detyrën si punë dhe jo si pushtet.
Ke në mend me lënë pushtetin ia kalove Enverit?
'Për mua kjo pyetje tingëllon ndryshe. A ke në mend ta lësh punë? Jo nuk kam ndër mend. Ata që ma kanë dhënë do më kërkojnë ta vazhdoj. Nëse më thonë faleminderit deri këtu ishim, atëherë do e lë. Kemi një kuptim ndryshe, pushteti dhe puna. Pushteti më duhet për të bërë këtë punë. Nuk e bëj këtë punë për pushtet.'
Kryeministri Edi Rama vijoi me komunikimin me komentuesit në rrjete sociale. Dikush i shkruante se kur do mbarojë bllokimi i përjavshëm që bën opozita te rruga pranë bashkisë së Tiranës. Rama thotë se ata janë bërë si hudhër te bashkia, ndërkohë që bllokimi i rrugëve nuk ka lidhje me opozitën apo programin, por është vetëm kuak kuak kuak.
Kur do marrë fund bllokimi i opozitës tek bashkia?
'Ke të drejtë, del një grusht njerëzish zë rrugën dhe duhet të presin të shpërndahen. Janë bërë si hudhër te bashkia dhe bëjnë punën e hudhrës. Nuk di ç’të them tjetër. Njerëz që merren me muret. S’ka lidhje me opozitën, me programin, është kuak kuak kuak.'
Kryeministri Edi Rama vijoi me përgjigjet ndaj komentuesve sot në rrjete sociale. Dikush i shkruante se do bënte një tortë në Tiranë ashtu siç bëri Basha dikur për 100-vjetorin e pavarësisë.
Rama me batuta tha se ëmbëlsira dikur ka qenë Lulzim Basha, për të cilin ndjen nostalgji.
Do i bësh një tortë shqiptarëve në Tiranë si Basha?
'Një omëlsinë kemi pasur, dhe nuk e dimë si do bëjmë ta kemi prapë. Omëlsina jonë ka qenë Lul Basha. Nga të gjitha këto që ka thënë, vetëm një tortë ka bërë. O Lul ku je më sa herë më kujtojnë ty kam një nostalgji, një përvëlim', tha Rama.
Kryeministri Rama hodhi poshtë edhe një herë tezën e publikuar pak ditë më parë tezën e ardhjes së palestinezëve në Shqipëri
Komentuesi: Votoni Ramën dhe do të prisni 100 mijë palestinezë?
Rama: Po pse, për çfarë arsye? Apo se kështu ka ardhur një zë kua…kua nga këneta. Jo! Është sajesë që mori rrugën, se jemi në atë kohë kur e përditshmja jonë, ku gënjeshtra bën xhiron e botës. E vërteta është pak e mërzitshme. Prirja për të besuar lezetet e gënjeshtrës është më e madhe. Rrej, rrej, rrej dhe bëj qejf.
Komentuesi: Mbete duke sharë, me komunikim banal bëhesh i neveritshëm.
Edi Rama: Po kënetë, nuk po i them askujt hajdut, drogaxhi. Po përcaktoj një fakt, siç ma kanë mësuar mësuesit e gjuhës shqipe, imzot Fan Noli, Faik Konica, Atë Gjergj Fishta. Nga ata e kam mësuar shqipen. Të sugjeroj të lexosh Fishtën, duke qenë prift nuk ja kursen dajakun e gjuhës shqipe ata që duan dajak. Por pa shkuar te akuzat, duke qelbur ajrin e përbashkët dhe duke ja nxirë shqiptarëve, kriminela, kriminela, hajduta. Kjo është këneta.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)
Bravo, te shkruaj nga ferri, mos leviz nga pushteti.
PërgjigjuDhe Enveri ashtu thoshte mua me votojne 99.99% e Shqiptarve! Ke ndertuar shtet si korea e veriut ,me vjen keq qe se kupton ti dhe shume Shqiptar!
Përgjigjuqe don te thote sipas Rames qe turistat tek ne kane lene ose shpenzuar nga 350 £
PërgjigjuOre, ju shqiptarèt e Gèrrqisè, çfarè prisni? Pse nuk shtypni butonin dhe tè ktheheni me vrap nè gjirin e lumturisè tonè tè pèrbashkèt? I gjithè halli qè kemi sot nè kètè vènd mbushur me Sanço Panço, èshtè se kujt tia japèm kèto miliardat qè po fitojmè me turizmin? Epo pikè e zezè. U bè deti kos por shqiptarèt nuk kanè lugè nè brez. Mirè kèta qè nuk dègjojnè tè kthehen, por edhe kèta qè i kemi kètu mes nesh, nuk kanè lugè po ashtu. Disa, popullojnè kazanat e mbeturinave, disa tè tjerè kalojnè dimrin nèpèr çadra, para shtèpive tè tyre tè rrènuara, tè tjerè vdesin korridoreve tè spitaleve sepse nuk kanè lekè tè paguajnè korrupsionin por edhe spitali nuk ka ilaçe. Hè mo ju tè Gèrrqisè,,,çfarè prisni?
Përgjigju