Një 66-vjeçar, i cili kishte mbetur nën rrënoja nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë, shpëtoi falë telefonatës me bashkëshorten e tij që ndodhej në Austri. Tarık Halefoğlu, i cili ka mbetur nën rrënoja si pasojë e shembjes së një shtëpie 2-katëshe nga tërmeti, ka telefonuar gruan e tij në Austri, duke i kërkuar ndihmë me telefonin që i kishte rënë rastësisht pranë.
66 vjeçari, ishte vetëm në shtëpi, pasi bashkëshortja Hediye kishte shkuar për të vizituar fëmijët e tyre që jetojnë në Austri Menjëherë sapo mori vesh lajmin, ajo njoftoi të afërmit e saj dhe arritën të gjejnë 66-vjeçarin e ta shpëtojnë nga rrënojat.
Lajmi kryesor:
Mbi 48 mijë viktima në Turqi dhe Siri nga tërmeti shkatërrimtar i 6 shkurtit! Erdogan: Rreth 200 mijë godina të reja do jenë gati brenda 1 viti
F.D/ReportTv.al