Turqi/ Vazhdojnë procedurat për Harun Çelik të dëbuar nga Shqipëria, në ditët në vijim do të transferohet në gjykatë

3 Janar 2020, 16:23| Përditesimi: 3 Janar 2020, 17:05

  • Share

STAMBOLL- Në Turqi janë duke vazhduar procedurat për Harun Celik  i cili pas dënimit në Shqipëri për falsifikim dokumentesh u dëbua në shtetin turk më 1 janar të këtij viti. Sipas mediave turke të cilët e konsiderojnë Harun Çelik si pjesëtarë të organizatës 'FETO', ai u dërgua në Turqi  përmes një operacioni të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT).

Siç raporton Anadolu Agency (AA) mësohet, se pas dorëzimit në Departamentin e Antiterrorit pranë Policisë së Stambollit, i dyshuari po i nënshtrohet procedurave dhe në ditët në vijim do të transferohet në gjykatë.

Çelik kërkohej në kuadër të një hetimi të Kryeprokurorisë Publike të Stambollit. Çelik më herët ka qenë i dënuar 8 muaj  në Shqipëri, pasi u arrestua në aeroportin 'Nënë Tereza' për veprat penale "falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave" dhe "falsifikimi i dokumenteve".

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?