TURQI - Flakët që përpinë hotelin në një vendpushim të skive në Kartalkaya, në provincën Bolu të Turqisë veriperëndimore ka shkaktuar të paktën 66 të vdekur dhe 51 të tjerë janë plagosur.
Zjarri shpërtheu rreth orës 3:30 të mëngjesit, (21 janar 2025) me orën lokale në zonën e restorantit të hotelit të resortit të skive Kartalkaya, duke përfshirë shpejt ndërtesën e hotelit 12-katësh, ku ndodheshin rreth 234 persona.
Shifrat u konfirmuan nga ministri i brendshëm turk Ali Yerlikaya.
Zjarri i cili mendohet se ka rënë në seksionin e restorantit të hotelit rrethoi më pas të gjithë ndërtesën. Në pamjet që kanë bërë publike mediat, shihet se pushuesit kanë lidhur çarçafët në dritaret e hotelit për të shëptuar nga zjarri.
Sipas mediave të huaja, Guvernatori Abdulaziz Aydin tha se dy nga 10 viktimat vdiqën pasi u hodhën nga paniku nga ndërtesa që digjej. Zyra e Aydin tha se 30 makina zjarrfikëse dhe 28 ambulanca u dërguan në vendngjarje për të shuar zjarrin.
Pamjet e transmetuara nga mediat lokale, tregojnë flakët që kanë përfshirë çatinë dhe katet e sipërme të hotelit. Zjarri u vu nën kontroll pas 10 orësh punë nga zjarrfikësit, thotë agjencia Anadolu.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa ekipet e emergjencës janë duke punuar për të përballuar situatën dhe për të ofruar ndihmë të menjëhershme.
Ministri i Drejtësisë Yilmaz Tunc tha se një hetim mbi incidentin u nis nga një ekip prej gjashtë prokurorësh, së bashku me një komitet ekspertësh prej pesë anëtarësh. Duke thënë se po vëzhgonte nga afër ngjarjet, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha në X se uron mëshirën e Zotit për qytetarët që humbën jetën dhe shërim të shpejtë për të plagosurit.
Hoteli me 161 dhoma ndodhet buzë një shkëmbi, gjë që e bëri më të vështirë luftimin e flakëve, raportoi NTV.
Kartalkaya është një resort i njohur skijimi në malet Koroglu, rreth 300 kilometra në lindje të Stambollit. Zjarri ndodhi gjatë pushimeve mes semestrave shkollorë, kur hotelet në rajon janë të mbushura plot. Hotelet e tjera në resort u evakuuan si masë paraprake dhe mysafirët u vendosën në hotele rreth Bolusë.
Ndërkohë, katër persona u lënduan nga shpërthimi i gazit në një hotel në një tjetër resort skijimi në Turqinë qendrore.
Shpërthimi ndodhi në Qendrën e Sporteve Dimërore "Yildiz Mountain" në provincën Sivas. Dy skijatorë dhe instruktori i tyre u plagosën lehtë, ndërsa një tjetër instruktor pësoi djegie të shkallës së dytë në duar dhe fytyrë, tha zyra e guvernatorit të Sivasit.
Pas kësaj tragjedie presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan shpalli 22 Janarin ditë zie kombëtare. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave në Ankara, Erdogan u shpreh se ka nisur një hetim gjyqësor dhe administrativ për shkaqet e zjarrit teksa theksoi se ata që shkaktuan këtë fatkeqësi do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.
Foto: Rexhep Tajip Erdogan
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan shpalli 22 Janarin ditë zie kombëtare pas tragjedisë me 66 të vdekur dhe 51 të plagosur si pasojë e zjarrit në resortin e skive Kartalkaya në provincën Bolu në veri të Turqisë.
Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave në Ankara, presidenti turk tha se ka nisur një hetim gjyqësor dhe administrativ për shkaqet e zjarrit.
Ai po ashtu sqaroi se për këtë janë caktuar gjashtë prokurorë, dy inspektorë të Administratës Publike, katër inspektorë të Ministrisë së Punës dhe një komision prej pesë anëtarësh ekspertësh. Në vendngjarje kanë shkuar edhe katër ministra të qeverisë.
“Në fazën e parë u arrestuan katër persona, mes të cilëve edhe pronari i biznesit ku ndodhi tragjedia. E them qartë dhe pa mëdyshje njëherë e përgjithmonë: Ata që shkaktuan një fatkeqësi të tillë, ata që treguan neglizhencë dhe faj, do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.
Ditën e mërkurë, më 22 janar 2025, flamujt tanë do të valëviten në gjysmë shtizë në vendin tonë dhe në përfaqësitë tona të huaja deri në perëndim të diellit.
Dita nuk është dita e politikës, por e solidaritetit dhe e të qenit bashkë. Dëshiroj të shpreh se presim që të gjithë aktorët, përfshirë politikën, median dhe administratorët vendorë, të respektojnë dhimbjen e qytetarëve tanë" tha Erdogan.
Detaje të reja kanë dal nga zjarri që ra në hotelin në një vendpushim të skive në Kartalkaya, në provincën Bolu të Turqisë veriperëndimore, i cili ka shkaktuar të paktën 66 të vdekur dhe 51 të tjerë janë plagosur.
Sipas mediave turke, zjarri i cili mendohet se ka rënë në seksionin e restorantit të hotelit rrethoi më pas të gjithë ndërtesën.
Në pamjet që kanë bërë publike mediat, shihet se pushuesit kanë lidhur çarçafët në dritaret e hotelit për të shëptuar nga zjarri.
Një punonjës hoteli, ka deklaruar se rreth orës 03:00, shoku i tij që punonte në kuzhinë ka ardhur tek dhoma dhe ka filluar të bërtasë ‘ka zjarr’.
Një hotel në vendpushimin e skive Kartalkaya, në provincën Bolu të Turqisë veriperëndimore, u përfshi nga zjarri ditën e sotme duke shkaktuar të paktën 10 viktima dhe 32 të plagosur.
Në pamjet e publikuara në media, shihet se flakët kanë përfshirë hotelin prej druri me 12 kate duke u përhapur në të gjithë ndërtesën.
Mediat turke bëjnë me dije se pushuesit që u evakuuan nga hoteli janë vendosur në katër hotelet e tjera të qendrës, ndërkohë që ekipe të shumta zjarrfikësish nga Bolu dhe Gerede po vazhdojnë punën për shuarjen e zjarrit.