Policia turke njoftoi sot (3 Shtatpor) se ka arrestuar një shqiptar të Kosovës, të cilin e akuzon se ka trasferuar para te operativët e inteligjencës izraelite Mossad në Turqi.
Lajmin e raportoi agjencia shtetërore turke e lajmeve, "Anadolu", e ndjekur edhe nga mediat ndërkombëtare, që i bënë jehonë.
I arrestuari është identifikuar si Liridon Rexhepi, nga Kosova. Ai kishte hyrë në Turqi më 25 gusht të këtij viti. U ndalua të premten e kaluar dhe të martën zyrtarisht u arrestua, tha Anadolu.
Sipas kësaj agjencie, ai gjatë marrjes në pyetje ka pranuar se ka bërë transferime të parave, shkruan REL. Policia turke shpërndau edhe një video të momentit të arrestimit, që "Shqiptarja.com" po e publikon.
Autoritetet thonë se gjetën prova të transfertave dhe se shqiptari pranoi se punonte për inteligjencën izraelite, për bazën sekrete të Turqisë. Filmime me dron dhe informacione për politikanë palestinezë apo nga Siria. Kurse pagesat i bënte kryesisht me transferta nga Wester Union, por edhe me kriptovalutë.
Që nga janari, autoritetet turke kanë arrestuar dhjetëra persona, përfshirë edhe hetues privatë, nën akuzat se kanë mbledhur të dhëna për individë, kryesisht për palestinezë që jetojnë në Turqi, dhe ato të dhëna ia kanë dërguar inteligjencës izraelite.
Izraeli nuk ka komentuar arrestimet e bëra në Turqi.
Që nga nisja e luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka qenë një prej kritikëve më të zëshëm të veprimeve të ushtrisë izraelite, dhe e ka lavdëruar Hamasin, duke thënë se është një grup çlirimtar.
Në maj, Turqia ndaloi të gjithë tregtinë me Izraelin dhe ka aplikuar që të bëhet pjesë e një rasti të gjenocidit kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
Detaje dhe pamje nga aksioni i specialeve të TEM. U krye më 30 Gusht, por u njoftua vetëm sot, pas hetimeve intensive dhe marrjes në pyetje të të dyshuarit. Drejtonte bazën sekrete financiare të Turqisë. Pagesa ndaj agjentëve më Western dhe kriptomonedha, për filmime me dron, informacione nga Siria dhe ndaj politikanëve palestinezë
Stamboll- Policia turke ka shpërndarë edhe pamjet e operacionit të arrestimit të bujshëm të shqiptarit nga Kosova, Liridon Rexhepi, i akuzuar për bashkëpunim me spiunazhin izraelit të MOSSAD, në financimin dhe menaxhimin e pagesave për agjentët e shërbimit sekret.
Mediat turke raportoi se i riu i kap nga forcat speciale në Turqi dhe u ndalua nga Policia e Stambollit, Dega TEM, nga ku edhe drejtonte financiarisht një degë sekrete.
“Si rezultat i operacioneve të Organizatës Kombëtare të Inteligjencës është arrestuar shtetasi kosovar Liridon Rexhepi, i cili siguronte rrjetin financiar të Shërbimit Informativ të Izraelit.
Organizata Kombëtare e Inteligjencës përcaktoi se Rexhepi ishte personi që menaxhonte rrjetin financiar të MOSSAD në Turqi. Rexhepi u transferonte para agjentëve në terren në Turqi, të cilët kryenin xhirime me dron, operacione psikologjike kundër politikanëve palestinezë dhe grumbullonin informacione për fushën siriane, nën udhëzimet e Shërbimit Informativ të Izraelit”, shkruan “Haberler”.
Aktiviteti i zbuluar te llogaritë financiare
Si rezultat i operacioneve të Organizatës Kombëtare të Inteligjencës, u zbulua aktiviteti në llogaritë financiare të Liridon Rexhepit. Është konstatuar se Rexhepi ka bërë transferta të shumta parash tek agjentët në terren në Turqi përmes Western Union. Të gjitha aktivitetet e Rexhepit, përfshirë lëvizjet e dyshimta në llogaritë e tij, janë monitoruar.
“Liridon Rexhepi është monitoruar hap pas hapi dhe aktivitetet e tij janë regjistruar që nga hyrja e tij në Turqi më 25 gusht 2024. Pas kësaj faze është vendosur koordinimi me Degën e Kundër Terrorizmit dhe Operacioneve të Policisë së Stambollit. Rexhepi u ndalua nga Dega e Antiterrorizmit dhe Operacioneve të Departamentit të Policisë së Stambollit më 30 gusht”, raporton media në fjalë.
Megjithëse aksioni u krye gati pesë ditë më parë, ai u publikua vetëm sot.
“Liridon Rexhepi, i cili pranoi se kishte bërë transferta parash në deklaratën e tij në komisariat, u arrestua nga gjykata dhe u dërgua në burg”, thanë autoritetet turke.
Turqia: Ekspozohet rrjeti financiar i MOSSAD
Si rezultat i operacioneve të kryera nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës, u konstatua se MOSSAD ofronte transferta parash për agjentët e saj në terren në Turqi, kryesisht nga vendet e Evropës Lindore, përfshirë Kosovën.
“U zbulua se agjentët në terren në Turqi po i përdornin paratë që merrnin nga MOSSAD në fushën siriane. Si rezultat i gjurmimit të parave, u konstatua se agjentët në terren në Turqi po i transferonin paratë që vinin nga Kosova përmes Western Union në burimet e tyre nëntokësore në Siri”, shkruan “Haberler”.
Gjithashtu u zbulua se agjentët në terren në Turqi po kryenin pagesa për burimet e tyre në Siri, duke përdorur kriptovaluta.
Nuk besoj se eshte e vertete.1-Sepse Izraeli nuk ka bere ndonje deklarate.2-Sepse MOSSAD eshte shume me i sofistikuar,sa t'i besoje detyra te tilla nje shqipoje.3-Sepse dihet se cfare metodash perdorin turqit per te nxjerre ndonje /rrefim/.4-Sepse regjimi i Erdoganit eshte autokrat dhe sajon akuza per kundershtaret e tij e per kedo qe e shikojne me dyshim si dikur Enveri qe nxirrte /agjente/ e /poliagjente/ me kile.
PërgjigjuSi do si te jete. sa na ka ba dam ne shqiptareve turku, sja ka ba ky
PërgjigjuDemi me i madh qe te beri turku eshte qe te beri me 4 vilajete
Put rrac çifute ma çifut se çifutët. A ka kun rrac mat keqe se kosovarët të pa besë.
Përgjigju@shkodrani-Belgjikë rracë më e keqe je ti që shan shqiptarët e Kosovës për një maskara
O vella,paguhet per punen qe ben nuk e ben se i interesojne cifutet thjesht eshte pune me rrezik dhe qe paguhet dhume mire
Njesoj duhet me arrestu edhe turqit e MITS ne Shqiperi.
Përgjigju