Detaje dhe pamje nga aksioni i specialeve të TEM. U krye më 30 Gusht, por u njoftua vetëm sot, pas hetimeve intensive dhe marrjes në pyetje të të dyshuarit. Drejtonte bazën sekrete financiare të Turqisë. Pagesa ndaj agjentëve më Western dhe kriptomonedha, për filmime me dron, informacione nga Siria dhe ndaj politikanëve palestinezë
Stamboll- Policia turke ka shpërndarë edhe pamjet e operacionit të arrestimit të bujshëm të shqiptarit nga Kosova, Liridon Rexhepi, i akuzuar për bashkëpunim me spiunazhin izraelit të MOSSAD, në financimin dhe menaxhimin e pagesave për agjentët e shërbimit sekret.
Mediat turke raportoi se i riu i kap nga forcat speciale në Turqi dhe u ndalua nga Policia e Stambollit, Dega TEM, nga ku edhe drejtonte financiarisht një degë sekrete.
“Si rezultat i operacioneve të Organizatës Kombëtare të Inteligjencës është arrestuar shtetasi kosovar Liridon Rexhepi, i cili siguronte rrjetin financiar të Shërbimit Informativ të Izraelit.
Organizata Kombëtare e Inteligjencës përcaktoi se Rexhepi ishte personi që menaxhonte rrjetin financiar të MOSSAD në Turqi. Rexhepi u transferonte para agjentëve në terren në Turqi, të cilët kryenin xhirime me dron, operacione psikologjike kundër politikanëve palestinezë dhe grumbullonin informacione për fushën siriane, nën udhëzimet e Shërbimit Informativ të Izraelit”, shkruan “Haberler”.
Aktiviteti i zbuluar te llogaritë financiare
Si rezultat i operacioneve të Organizatës Kombëtare të Inteligjencës, u zbulua aktiviteti në llogaritë financiare të Liridon Rexhepit. Është konstatuar se Rexhepi ka bërë transferta të shumta parash tek agjentët në terren në Turqi përmes Western Union. Të gjitha aktivitetet e Rexhepit, përfshirë lëvizjet e dyshimta në llogaritë e tij, janë monitoruar.
“Liridon Rexhepi është monitoruar hap pas hapi dhe aktivitetet e tij janë regjistruar që nga hyrja e tij në Turqi më 25 gusht 2024. Pas kësaj faze është vendosur koordinimi me Degën e Kundër Terrorizmit dhe Operacioneve të Policisë së Stambollit. Rexhepi u ndalua nga Dega e Antiterrorizmit dhe Operacioneve të Departamentit të Policisë së Stambollit më 30 gusht”, raporton media në fjalë.
Megjithëse aksioni u krye gati pesë ditë më parë, ai u publikua vetëm sot.
“Liridon Rexhepi, i cili pranoi se kishte bërë transferta parash në deklaratën e tij në komisariat, u arrestua nga gjykata dhe u dërgua në burg”, thanë autoritetet turke.
Turqia: Ekspozohet rrjeti financiar i MOSSAD
Si rezultat i operacioneve të kryera nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës, u konstatua se MOSSAD ofronte transferta parash për agjentët e saj në terren në Turqi, kryesisht nga vendet e Evropës Lindore, përfshirë Kosovën.
“U zbulua se agjentët në terren në Turqi po i përdornin paratë që merrnin nga MOSSAD në fushën siriane. Si rezultat i gjurmimit të parave, u konstatua se agjentët në terren në Turqi po i transferonin paratë që vinin nga Kosova përmes Western Union në burimet e tyre nëntokësore në Siri”, shkruan “Haberler”.
Gjithashtu u zbulua se agjentët në terren në Turqi po kryenin pagesa për burimet e tyre në Siri, duke përdorur kriptovaluta.
I dyshuari Liridon Rexhepi, i arrestuar në Stamboll
Lajmi kryesor:
VIDEO+EMRI/ Punonte si financier i MOSSAD-it izraelit, Turqia arreston shqiptarin e Kosovës! I paguante agjentët në terren edhe me kriptovalutë
A.Q//ReportTv.al