Ekonomi

TVSH për bujqësinë, deputeti Spaho: Po vëmë në vështirësi një sektor me të cilin jetojnë 40% e popullsisë

22 Nëntor 2021, 13:02| Përditesimi: 22 Nëntor 2021, 13:40

  • Share

 

TVSH-në për inputet bujqësore, deputeti i PD-së Edmond Spaho e konsideron si një lëvizje që dëmton rëndë interesat e fermerëve dhe e vë sektorin në vështirësi të madhe.

"Po vëmë në vështirësi një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë, jep mbi 20% të PBB-së së vendit dhe që me të cilin jeton 40% e popullsisë. Nuk jam dakord me ministren që efekti është i vogël. Nuk bëhet fjalë për këtë po do të ulet çmimi i grumbullimit dhe i hapet rruga importit. Grumbulluesit nuk e mbledhin me çmimin e fermerëve, ndërsa bujku nuk e ul poshtë kostos. Qumështi i Serbisë është 30 lekë vjen këtu me 35 lekë, ndërsa fermerëve tanë po ju mblidhet me 40 lekë pas kësaj skeme do na mbysë serbi dhe na rroftë Ballkani i Hapur. Të gjitha këto taksa të propozuara për bujqësinë të shkojnë tek alkooli apo tek mallrat e luksit. Masat që propozoni janë fatale për bujqësinë", tha Spaho në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë.


Lajmi kryesor:

Jo 65 lekë por 40 lekë për litër, kërkohet ulja e taksës së karburantit për jahtet, diskutime te 'Ekonomia'! Ato që lundrojnë në ujërat tona zero taksë


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?