Të huajt punësohen në Shqipëri, indiani: Më pëlqen këtu! Indoneziani: Jam i kënaqur, paguhem mirë

21 Prill 2022, 22:28| Përditesimi: 22 Prill 2022, 09:48

  • Share

VLORË- Të ardhur nga India, Filipinet dhe Indonezia emigrantët e huaj po punësohen në sektorin e turizmit. Në dyert e Drejtorinë e Emigracionit në Vlorë gjen çdo ditë me dhjetëra shtetas të huaj që po aplikojnë për leje qëndrimi në Shqipëri.

Ata kanë mbërritur në vendin tonë përmes agjencive dhe mbajnë në duar kontrata pune 6 mujore, të nënshkruara me kompanitë shqiptare që operojnë në hoteleri dhe turizëm në Dhërmi e Palasë.

Emigrantët tregojnë se do të punojnë në sektorin e mirëmbajtjes së hoteleve dhe në të gjitha njësitë e tjera të shërbimit.

"Unë jam indian dhe punoj në "Green Cost si pastrues i dhomave. Më pëlqen Shqipëria dhe Shqiptarët po mësoj dhe gjuhën avash avash".

"Jam nga Indonezia kam 8 muaj këtu në Shqipëri dhe tani po rinovoj dokumentet. Jam i kënaqur paguhem 400 USD/Muaj dhe kam të mbuluara shpenzimet për fjetje dhe ushqim".

"Kam ardhur të punoj në turizëm me kontratë pune në "Green Cost". Tani kam mbërritur por më duket mirë këtu".

Turizmi është përballur vitet e fundit me mungese të fuqisë punëtore, ndaj kompanitë i janë drejtuar vendeve me krahu i punës është i lirë.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fredi: 22/04/2022 10:07

    Me ne fund u zgjidh dhe problemi punesimit.Keta do punojne do q... grate,gocat e afendikove shqiptare dhe do bohemi hindo-afrikane se vec kjo na mungonte ne ADN.Sna doli boll mongolizmi dhunshem turk per 500 vjet.Me ekonomike eshte ti debosh shqiptaret neper bote e ta mbushesh ate vend tbekuar nga zoti e tmallkuar prej njerezve me indiane e shejtane.

    Përgjigju
  • Shiu: 22/04/2022 07:35

    Hajt se dita e hesapeve eshte e shenuar.

    Përgjigju
  • Meri: 22/04/2022 04:39

    Sado te evokohen si pozitive nga propoganda, operacionet e marrjes se migranteve jane treguesi me i plote i nivelit te krimit te organizuar te ideuar dhe konceptuar nga organizata mafioze me ne krye Ramen. Ndersa nxit shpopullimin e pothuaj 30 mije shtetasve per 3 mujorin e pare te 2022, pra 120 mije ne vit, oligarket kriminele zhvates te bregdetit rekrutojne fuqi puntore nga vende qe njohen per abuzim dhe skllaveri moderne. Po pse? Sepse mekanizmi kriminal synon sa me pak zgjedhes kundra ne menyre qe te cimentojne kapjen e radhes ne zgjedhje lokale apo qendrore dhe perfundoje zhvatjen totale te pasurise publike kombetare. Me shume se kurre ka nevoje per tu bere realitet poezia "O zot ne qofsh me mua me jep nje grusht te forte" tu bie ketyre hajduteve e mos le gje ne toke!

    Përgjigju
    • Sazan guri: 23/04/2022 07:50

      Shqiptari do punonte me mire pastrues nje muaj me 400 dollar ne dhermi apo nje muaj me 1500 euro ne itali/gjermani

  • Juristi: 22/04/2022 00:35

    Sa mirë, ja u zgjidh dhe problemi I mungesës së punëtorëve. Ps. Kujdes ti që ke filluar të flasësh shqip, e kemi lënë tu ndjekim kur mësoni shqipen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?