Qëllon në ajër në gjendje të dehur tek ish-Fusha e Aviacionit në Vlorë! Autori para një muaj kishte dalë nga burgu (VIDEO)

14 Shkurt 2022, 18:47| Përditesimi: 14 Shkurt 2022, 19:36

  • Share

Një ish i burgosur në gjendje të dehur ka qëlluar të paktën 5 herë në ajër mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mbetet ende e paqartë se për çfarë arsye ka qëlluar në ajër, por të shtënat kanë ndodhur në zonën  e ish Fushës së Aviacionit në Vlorë.

Pas raportimit të të shtënave policia ka shkuar në vendin e ngjarjes duke vënë në pranga Ervis Dollanin, i cili kishte vetëm një muaj që kishte dalë nga burgu.

Dallani është dënuar disa herë për vjedhje si dhe shiste makina të vjedhura për skrap. Ndërkohë vijon krehja e zonës për gjetjen e armës  së zjarrit e provave të tjera.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?