VLORË- Report Tv ka zbardhur dëshminë e 30-vjeçarit, Fasil Likaj, i cili ditën e djeshme ka qenë protagonist i një ngjarjeje kriminale, ku ka tërhequr zvarrë një 20-vjeçare, me të cilin kishte pasur lidhje sentimentale. Ndonëse me vete kishte një pistoletë dhe 2 granata dore, në dëshminë e tij, ai ka deklaruar se kishte qëllim vetëm ta trembte dhe jo ta lëndonte, ndonëse nuk rezultoi ekzaktësisht këtu, ai e qëlloi në këmbë, por fatmirësisht e reja është jashtë rrezikut.
"Tentova ta trembja. Nuk doja që ta qëlloja", mësohet të ketë thënë ai përpara uniformave blu, e ndërsa nga sa mësohet ka shfaqur një gjendje të rënduar mendore.
Megjithatë, përtej dëshmisë së tij, ajo se çfarë panë dëshmitarët në lokal në Vlorë, ku dhe ndodhi ngjarja, ishte një skenë e cila për fatin e mirë përfundoi pa një viktimë, pa një tjetër vajzë të vrarë nga një djalë që nuk e pranon se "e dashura e tij, nuk është prona e tij".
30-vjecari Fasil Likaj kishte udhëtuar nga Shkodra në drejtim të Vlorës me granata dore dhe pistoletë në çantë. Ai ka pritur në një lokal derisa sa ka mbërritur 20-vjeçarja Kostandina Zanaj. Pas një debati të shkurtër verbal, dëshmitarët kanë treguar se e ka tërhequr zvarrë të renë dhe e ka qëlluar me pistoletë. 20 vjeçarja nga Berati, por që kryente studimet e larta në Vlorë ka mbetur e plagosur në këmbë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shkodrani Fasil Likajdhe 20-vjeçarja nga Berati, studente në Vlorë, kanë pasur një lidhje dashurie të mëparshme dhe sipas policisë konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Paraprakisht mësohet se e reja po tentonte t'i jepte fund lidhjes me 30-vjeçarin, por ku nuk e ka pranuar, dhe për pak i mori jetën.
“me tremb nje 20 vjecare me revole dhe dy bombe” - tash do ta “trembin” ne burg “analistat” per vite te tera.
PërgjigjuNa mbushe mendjen!Njeriu nuk vjen qe nga Shkodra ne Vlore, vetem per te trembur dike,mund t'a beje shume lehte nepermjet kompjuterit dhe celularit nga kolltuku i shtepise.Kesaj rradhe deshe vetem <<t'a trembje>>,heren tjeter mund t'a kishe vrare.
PërgjigjuCa jane keta lloj histerikesh. Ik vella bjej me dore te lirohesh nga frustrimi seksual. Se shpeton dhe veten dhe ish te dashuren.
PërgjigjuKeijese e shemtuar. Mbylleni ne cmendine. Psikopat
PërgjigjuI jepni 30 vjet thjesht per ta trembur pastaj ta shikojme kete garipin si do sillet
Përgjigjusakt.