SERBI - Kuvendi i Serbisë është përfshirë nga tymi dhe flaka në senacën e sotme (4 mars 2025). Situata ka përshkallëzuar si pasojë e refuzimit të kërkesave të opozitës për futjen e dy pikave në rendin e ditës.
Opozita kërkoi që në rend dite të ishin vetëm ndryshimet në Ligjin e Arsimit të Lartë, duke thënë se Qeveria që ka shpallur dorëheqjen, nuk mund të miratojë ligje të rëndësishme.
"Ne konsiderojmë se Qeveria ka rënë. Ju nuk keni të drejtë të propozoni ligje, derisa jeni në dorëheqje. Ju duhet ta arrestoni veten dhe të mos bëni cirk", tha deputetja e Partisë për Liri dhe Drejtësi, Marinika Tepiq.
Sipas mediave serbe, në kuvend është hedhur gaz lotsjellës, ndërsa nuk ka munguar edhe përplasja fizike mes mazhorancës dhe opozitës, ku 3 deputete janë plagosur, mes tyre njëra 8 muajshe shtatzënë.
Presidenti serb Aleksander Vuçiç shkoi në spital, ku vizitoi deputeten Jasmina Obradović.
Ndërkohë, edhe pse salla ishte e mbushur me tym, një deputet i ka hedhur ujë kryetares së Kuvendit, Ana Brnabiç, dhe më pas ka shpërthyer sherri mes deputetëve. Bërnabiç nga foltorja tha se Kuvendi do të vazhdojë punën dhe ftoi deputetët të kthehen në vendet e tyre.
Në seancë duhej të miratohej edhe dorëheqja e kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviç, të cilën ai e dha më 28 janar, nën presionin e protestave të studentëve.
Disa deputetë të opozitës në sallë mbajtën edhe pankarta ku shkruhej: 'Korrupsioni vret', 'Mbështetje për arsimtarët' dhe 'Grevë e përgjithshme'.
#SONDAKİKA
— Caseshot (@caseshoot) March 4, 2025
Sırbistan'da muhalif milletvekilleri parlamentoda sis bombası attı. #serbia #sırbistan pic.twitter.com/pICSySoAaY
Parlamenti i Serbisë, 4 mars 2025
Prokuroria Themelore në Beograd i ka nisur kërkesë policisë për mbledhjen e informatave të nevojshme në lidhje me incidentin e së martës në Kuvendin e Serbisë, në hapësirat e të cilit u hodhën mjete piroteknike dhe bomba me tym.
Nga kjo prokurori është bërë e ditur se kërkesa është bërë me qëllim të përcaktimit të autorëve dhe për të kuptuar nëse ekzistojnë elementë të veprës penale, "vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme".
Në mes të tensioneve dhe përplasjeve në Parlamentin e Serbisë, kryeparlamentarja Ana Bërnabiç, ka thënë se opozita serbe “po i kënaq terroristin Albin Kurti dhe mediat në Kosovë”.
Ajo teksa fliste mbante në duar shkrimet e mediave në Kosovë që kishin raportuar për situatën e shkaktuar të martën.
Bërnabiç ka thënë se për shkak të tymit dhe gazit opozita në Serbi “po shihet si heroinë” nga shqiptarët.
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka postuar videon ku opozita me gaz lotësjellës dhe vezë po tenton të pengojë mbajtjen e seancës plenare. Ndërkohë, kryetarja e parlamentit serb Ana Brnabiç po insiston në vazhdim nën sallën e mbushur me gaz lotësjellës.
Një incident ndodhi sot në Kuvendin e Serbisë, kur deputetët e opozitës u ngritën nga ulëset dhe aktivizuan mjete piroteknike në sallë.
Kjo erdhi pasi deputetët e koalicionit qeverisës miratuan rendin e ditës, të cilin opozita e kundërshtoi.
Deputetët opozitarë iu afruan tavolinës së kryetarit, aktivizuan bomba me tym të kuq dhe të zi dhe shpalosën një pankartë ku shkruhej “Serbia po ngrihet për të rrëzuar regjimin”.
Qeveria miratoi paraprakisht rendin e ditës me 62 pika, ku përfshihen edhe ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë.
Këto të fundit janë kërkesë e studentëve që protestojnë në Serbi, që nga shembja vdekjeprurëse e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar.
Seanca e sotme në Kuvendin e Serbisë është zhvilluar me tensione dhe dhunë.
Deputetët e opozitës u përplasën fizikisht me ata të mazhorancës, ndërsa hodhën edhe tymuese. Si pasojë të plagosur kanë mbetur tre deputetë.
Në pamjet e siguruara nga mediat e huaja, shihet momenti kur një nga deputet e plagosura dërgohet me urgjencë në spital.
Komente

normal qe ka ngrene grushta dhe ajo shtatzena, ne gjithe ate tym ku merej vesh kujt i bihej e ke kishe aleat. eh ballkani, gjithmone te sjell nje buzeqeshje bashke me kafen e mengjesit. keta po qe dine te bjne sher jo si tymueset e Nokes.
Përgjigjue kam thene ... ne shume gjera na i futin serbet dhe jane te paaritshem. kjo tregon nje nga ato gjera.
PërgjigjuMos kij merak se sa te keni Mulin e Salehun, te njejten gje bejne dhe ketu. Kot nuk jane te besuarit e sherbimeve sekrete serbe.