Vlorë/ Vendgrumbullimi i mbetjeve tre javë në flakë! Tymi helmon qytetarët: Kemi mall për ajër të pastër

6 Nëntor 2023, 12:41| Përditesimi: 6 Nëntor 2023, 17:24

  • Share

VLORE - Fusha e mbetjeve ne qytetin e Vlorës vijon te digjet prej 3 javësh. Përpjekjet e zjarrfikësve kanë rezultuar të pa suksesshme.

 Vendgrumbullimi i mbetjeve urbane, që vazhdon të çlirojë tymin toksik, ndodhet vetëm 500 metra larg shtëpive dhe pranë zonës së plazhit të vjetër. Banorët e lagjes 24 Maji, janë ata që e vuajnë më së shumti ndotjen.

“Mbeturinat ka marrë zjarr 3 metra poshtë është vështirë të fiket. Duhet të hapet landfilli i ri dhe ti heqin nga këtu. Ne si banorë vuajmë erën e rëndë.  Ka një muaj që nuk fiket. Dyert e dritare nuk I hapim fare. Kemi mall të marrim ajër të pastër. I mbyllim dyer dritare të gjitha. 3 muaj veç tym del. Kemi frikë për shëndetin. Fëmijët I mbajmë brenda, i çojmë në shkollë dhe më si lëmë të dalin”, thanë banorët.

Fusha e mbetjeve është kthyer në një gangrenë për Vlorën. Disa herë i është vënë flaka, por përgjegjësit nuk janë zbuluar nga policia dhe prokuroria. Sakaq, Bashkia e Vlorës ende nuk ka e lidhur kontratë me kompaninë e re që do të përfundojë punimet në landfillin e Sherishtës, pas sekuestrimit të “Integrated Energy”. 

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Anduel Tahiraj: 06/11/2023 21:19

    O Ermal Dredha, bere te pamunderen, na bere te pendohemi se i paskemi rene kot ne qafe Dritan Lelit!!! Te pakten plehrat nuk i digjte! Na bere me kancer o i paafte qe ke marre perreth me te paaftet e PD!

    Përgjigju
  • Lori: 06/11/2023 14:36

    Une habitem sesi pati turiste sivjet ne Vlore.Polaket shqyenin syte nga papastertia e lagjeve sidomos ne Kume apo twk plazhi i vjeter.Plehrat sheshit.Edhe ky kryetari i ri skandaloz me keq se i pari.E permiresoi pak gjendjen Edi Leka qe u vu drejtor i pastrimit por perseri tani qe iku perseri skandal

    Përgjigju
  • Tino: 06/11/2023 12:59

    Urime vlora turistike, vetem perpara !!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?