VIP & Spektakël

U alarmuan të gjithë! Ambulanca dhe helikopterë në kështjellën e Dukeshës Meghan dhe Princ Harryt

27 Prill 2019, 09:32| Përditesimi: 27 Prill 2019, 09:42

  • Share

Alarm në median botërore pas pamjeve në oborrin e  kështjellës së Dukeshës Meghan dhe Princ Harry. Të gjithë menduan se ardhja e fëmijës është afër duke marrë shkas nga lajmet që kanë qarkulluar për lindjen në shtëpi. Sipas përfaqësuesve nga pallati mbretëror, Meghan ka dashur ta sjellë fëmijën në jetë në kushtet e shtëpisë dhe kjo ambulancë u pa si një shenjë se momenti i madh ka ardhur. Shumë menduan se makina ishte aty për sigurinë e dukeshës, por burime pranë përfaqësuesve të spitalit janë shprehur se nuk kanë të bëjnë me çiftin mbretëror. Ambulanca, sipas tyre ndodhej aty pasi shoferët po merrnin disa ushqime.

Më vonë u vu re edhe prania e një helikopteri që i rriti edhe më shumë dyshimet, por ende asgjë nuk është zbuluar me saktësi. Nëse lajmi është i vërtetë, Meghan ka lindur sot ose do bëhet nënë nesër.

Megjithatë, i sigurt është fakti që lajmi i shumëpritur nuk do zbulohet menjëherë. Meghan dhe Harry kanë vendosur ta festojnë privatisht këtë moment të veçantë dhe pastaj ta ndajnë me publikun.

1/3
/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?