Reis Haxhiraj

U arratis nga burgu i Drenovës në 2013, Reis Haxhiraj ekstradohet nga Greqia! I dënuar me 13 vite burg për pengmarrjen e një polici në vitin 1998

30 Dhjetor 2022, 08:29| Përditesimi: 30 Dhjetor 2022, 09:09

  • Share

Reis Haxhiraj është ekstraduar nga Greqia. Arrestimi në vendin fqinj u bë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të autoriteteve shqiptare.

Haxhiraj është arratisur në vitin 2013 nga burgu i Drenovës në Korçë bashkë me 6 persona të tjerë, mes të cilëve edhe Admir Tafilaj, teksa ishte dënuar nga Gjykata e Apelit të Vlorës me 13 vite burg për pengmarrjen e një polici për një ngjarje të ndodhur në vitin 1998 për një konflikt mes dyja palëve.

Reis Namik Haxhiraj nga Selenica e Vlorës u dënua për pengmarrjen e një polici dhe plagosjen e vëllait të tij. Ai e kishte kryer veprën penale në bashkëpunim me dy persona të tjerë, Artur Rrapaj dhe Zini Hoxha.

Të tre këta persona, në vitin 1998 në vendin e quajtur Izvor, të armatosur dhe të maskuar kanë rrëmbyer inspektorin e policisë, Yzedin Gucaj, si dhe kanë plagosur vëllain e tij, Dhimitër Gucaj. Mësohet se i shumëkërkuari Reis Haxhiraj që nga koha kur kishte kryer rrëmbimin e deri në momentin e arrestimit, i fshihej drejtësisë në shtetin fqinj, Greqi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?