Foto ilustruese

U arrestua dy ditë më parë në Vlorë si pjesë e grupit të Inez Hajrullës, Gjykata lë të lirë Denis Karafilin

25 Shkurt 2023, 14:01| Përditesimi: 25 Shkurt 2023, 14:05

  • Share

Denis Karafili, i arrestuar dy ditë më parë në saj të një operacioni të FNSH dhe Shqiponjave në Vlorë, është lënë i lirë nga Gjykata.

Denis Karafili u arrestua dy ditë më parë nga policia pasi së bashku me 4 miqtë e tij (të shpallur në kërkim), pjesë e grupit të Inez Hajrullës, nuk i qëndroi patrullës së policisë duke u larguar bashkë me mjetin ku po udhëtonin.

Masa e sigurisë është zhvilluar ketë të shtunë në mesdite ndërsa prokuror i çështjes ka qene Hyrjet Lamaj dhe gjyqtar Mirela Mishgjoni.

Mbrëmjen 22 shkurtit forca të shumta policie, FNSH dhe ‘Shqiponja’ bënë kontrolle të shumta të cilat nisën që prej orës 18:00 të mërkurën deri mëngjesin e  së enjtes. Për 30 minuta, policia bëri kontrolle në ‘terr’, ku ndërhyri në disa banesa.

Grupi i Hajrullës, u pikasën nga policia në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë, ku ja bënë automjetit me të pestë personat brenda me shenjë që të ndalonte, por Denis Karafili, i cili ishte shoferi, nuk iu bind urdhrit të policisë. Mjeti tip ‘Toyota’ i drejtuar nga Karafili (i arrestuar), është larguar me shpejtësi nga vendngjarja por arratia e tij, ndryshe nga 4 miqtë e tij të bandës, zgjati shumë pak. Policia arriti të kapë 29-vjeçarin dhe shpalli në kërkim 4 të tjerët.

Gjatë kontrollit të banesave, policia sekuestroi në banesën e Olsi Koçelit dhe në biznesin e Denis Karafilit,  veshje (uniforma) dhe radio si të Policisë, 1 jelek antipulmb, targa automjetesh të dyshuara të vjedhura, një shumë parash, fishekë dhe sende të tjera, që i shërbenin veprimtarisë së grupit kriminal ku këta persona bënin pjesë.  Në përfundim të operacionit nga blutë, u arrestua Denis Karafilit si u shpallën në kërkim të 4 miqve të tij të tjerë, Inez Hajrulla, OIsi Koçeli, Erand Hoxhja dhe Klaus Islamaj.

Emri i Inez Hajrullës është bërë edhe më i njohur kur në vitin 2019, i shpëtoi mrekullisht një atentati në një skemë tipike eliminimesh mafioze.  Edhe Olsi Koçeli është emër i njohur për policinë,  33-vjeçari ka qenë i arrestuar më herët pasi u konstatua se qarkullonte me armë zjarri pa leje sëbashku me një person tjetër në qershor të 2022-it. Sidoqoftë, i riu nuk është një person i panjohur për policinë pasi edhe në vitin 2017 është vënë pas hekurave për ngjarjen e ndodhur më datë 15.04.2016, ku në lagjen "Ujë i Ftohte" ka plagosur me armë zjarri një 26 vjeçare, banuese ne Vlorë, për motive të dobëta. Gjithashtu Koçeli ka qenë në kërkim për kultivim e trafikim narkotikësh.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Koli: 25/02/2023 17:17

    Po si ka mundesi cfare prekurori e gjykates jane po do iqni dore nga korupsioni ndonjehere o te mallkuar. Po kur ri ktyeprekurori me te forte e dhe me maskarenjt e vlores kjo pune eshte turp tu vi dhe ato te kqia qe kan be ti keni ne shtepite tuaja atehere ta shifni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?