Të tjera detaje janë zbardhur nga arrestimi i kryekomisarit Stiljan Pasho, me detyrë shefi i Sektorit të Shërbimeve të Kufirit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë. Kryekomisari ka shoqëruar Lorenco Likën për të kaluar mjetin tip "Passat" nga pala shqiptare drejt kufirit grek, duke e kaluar edhe vetë kufirin. Më pas ai ka dalë nga mjeti, duke u kthyer mbrapsht, pasi u sigurua se lënda narkotike dhe Lika nuk kishin më rrezik në kufi. Burime pranë AMP bëjnë me dije se në disa raste ky punonjës policie ka lëvizur edhe 1 vit më parë në mjet me Lorenco Likën, dhe një person tjetër, fakt i provuar edhe nga sistemi TIMS dhe kamerat e sigurisë. Nga deklarimet e punonjësve të PKK Kapshticë, ata kanë pranuar se kanë qenë të trysnuar nga kryekomisari për të mos kontrolluar mjetin. 26 kg drogë që u kapën nga policia greke në kufirin shqiptaro-grek disa ditë më parë ndodheshin në pjesën e bombolës së gazit në bagazh.
Lajmi kryesor:
Hipi në makinën me 26 kg kanabis dhe e kaloi në Greqi, arrestohet Shefi i Kufirit në Policinë e Korçës! U bëri presion kolegëve të mos e kontrollonin (EMRI)
B.K/ReportTv.al