Edison Begaj i arrestuar

Kronikë

U arrestua me armë gjatë operacionit të RENEA-s, Gjykata e Vlorës lë në arrest shtëpie Edison Begajn! I shpëtoi një atentati pak kohë më parë

18 Qershor 2021, 11:38| Përditesimi: 18 Qershor 2021, 11:46

  • Share

Gjykata e Vlorës ka lënë në arrest shtëpie Edison Begajn, i cili u arrestua 4 ditë më parë pasi u kap me ramë zjarri pa leje e fishekë, pas një aksioni të RENEA-s në Vlorë. Seanca për caktimin e masës së sigurisë u mbajt në spital, ku Begaj u shtrua për shkak jo të gjendjes jo të mirë shëndetësore për shkak të plagëve të marra pas atentatit që iu bë pak javë më parë.

41-vjeçari Begaj u arrestua ndërsa ishte në lokali e tij, pasi iu gjet një armë zjarri dhe 5 fishekë. Ndërkohë, sipas pretendimeve të kushëririt të tij, Begaj kishte dalë nga spitali vetëm për të takuar fëmijët dhe më pas kishte ndaluar edhe te lokali i tij, ndërsa armën e mbante për vetëmbrojtje, pas atentatit.

Kujtojmë se Begaj u plagos me 4 plumba në një atentat në hyrje të banesës së tij, në fshatin Kaninë. Ngjarja nuk është zbardhur ende ndërsa pistat e hetimit janë ajo e prishjes së pazareve të drogës ose një konflikt i kohëve të fundit që mund të ketë pasur  Begaj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?