Viktima Klevis Lleshi, i ekzekutuar më 2020-ën

Kronikë

U arrestua në Itali për vrasjen e Klevis Lleshit, kush është Sajmir Kolaveri! ‘Skenarist’ atentatesh dhe pengmarrja me ‘ushtarin’ e Ervis Martinajt

27 Shtator, 12:29| Përditesimi: 27 Shtator, 14:48

  • Share

TIRANË- Sajmir Kolaveri u arrestua në Itali me urdhër të SPAK si pjesë e grupit të Aurel Hoxhës, i cili porositi vrasjen e të riut Klevis Lleshi për gjakmarrje. Kolaveri, sipas Prokurorisë së Posaçme, ka pasur rolin e ndihmës dhe ndërmjetësit për të organizuar rrëmbimin, vrasjen dhe më pas groposjen e 22-vjeçarit Lleshi  në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit. 

SPAK e akuzon për “vrasje për gjakmarrje”, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “fshehja ose asgjësimi i kufomës”, vepra të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Pritet që të nisin procedurat për ekstradimin e tij nga Italia në vendin tonë, por emri i Kolaverit nuk është aspak i panjohur për autoritetet tona. 

Sajmir Kolaveri porositës atentatesh dhe historia e gjakmarrjes

43-vjeçari Sajmir Kolaveri del i përfshirë në disa ngjarje kriminale. Emri i tij lakohet për një atentat në vitin 2018 në Bathore. Në banesën e Gazmir Dacit u vendos një tritol, ndërsa porositës sipas bluve, ishte vetë Sajmir Kolaveri. Ky i fundit dyshohet ta ketë porositur atentatin për hakmarrje për vrasjen e djalit të tij, Valmir Kolaverit më 4 nëntor 2015, si edhe plagosjen e vëllait të tij Robert Kolaveri nga Gazmir Daci. Në kohën kur u vendos tritoli në banesën e Dacit, ky i fundit po vuante dënimin në burg. Për ngjarjen në atë kohë, Policia arrestoi një 23-vjeçar, Vilson Brahja, i cili akuzohej se vendosi eksplozivin në këmbim të 5 mijë eurove. 

Atentati me tritol u porosit për hakmarrje, pasi edhe emri i Sajmir Kolaverit lidhjet me një histori gjakmarrje mes fisit të tij dhe fisit Daci. Zanafilla e përplasjes mes Kolaverëve dhe Gazmir Dacit kishte nisur në Francë ku vëllezërit Kolaveri ishin përfshirë në një konflikt me Gazmir Dacin. 3 vëllezërit merreshin me transport ilegal emigrantësh. Në Francë ata kanë rrahur në bodrum Gazmir Dacin, i njohur si Elson, pasi e akuzonin po u prishte pazaret e transportimit të klandestinëve dhe po u merrte klientët. 

Më pas, hakmarrja ka nisur në Shqipëri, ku Daci është përballur në një lokal me Valmir Kolaverin dhe xhaxhanë e tij Robert Kolaveri. Daci ka qëlluar në drejtim të tyre duke i marrë jetën Valmirit dhe Roberti për shkak të plumbave që mori mbeti i paralizuar. Pas vrasjes së Valmir Kolaverit më 4 nëntor 2015, vëllai i Sajmir Kolaverit, Ergysi, së bashku me kushëririn e tij kanë tentuar që të eliminojnë Gazmir Dacin. Ndërsa, vetë Kolaveri më pas ka porositur vendosjen e tritolit në banesën e tij. Po ashtu, edhe lokali i babait të Gazmir Dacit u sulmua me tritol. 

Pengmarrje bashkë me ‘ushtarin’ e Ervis Martinajt 

Një tjetër ngjarje kriminale ku lakohet emri i Sajmir Kolaverit është një pengmarrje në Tiranë. 7 persona, mes tyre ushtari i Ervis Martinajt, Hektor Xheuçka, ish-presidentin e Klubit të Kamëz, Naim Qarri, si edhe Sajmir Kolaveri morën peng për një orë dhe dhunuan një të ri. Ngjarja ka ndodhur në korrik të 2024-ës, ku grupi mori peng 35-vjeçarin Ervis Xhixha dhe e kanë kanosur atë për t’i marrë 70 mijë euro. 

Masa nuk u ekzekutua për Hektor Xheuçkën, i cili është në kërkim edhe nga SPAK për dosjen Revanshi dhe dyshohet se fshihet në Dubai. Për Sajmir Kolaverin u vendos masa arrest në shtëpi me vendim të Gjykatës së Tiranës, por tashmë ai u kap në Itali si i përfshirë në vrasjen e Klevis Lleshit në 2020 për gjakmarrjen mes fisit Hoxha e Lleshi.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?