U arrestua për blerje votash, GJKKO lë në burg Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin! I zgjedhuri i 'BF' për Himarën transferohet te '313-a'! Greqia: Vendim që godet shtetin e së drejtës

22 Maj 2023, 09:57| Përditesimi: 22 Maj 2023, 19:52

  • Share

TIRANË-Fituesi i zgjedhjeve për kryetar bashkie në Himarë Fredi Beleri është transferuar nga paraburgimi i Vlorës në paraburgimin e 313 në Tiranë. Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit me akuzën për korrupsion zgjedhor. Ndërsa sot doli para Gjykatës së Posaçme, e cila pranoi kërkesën e SPAK dhe vendosi ta lërë në burg së bashku me mikun e tij Pandeli Kokaveshi, për të cilin seanca u zhvillua në mungesë.

Avokatët kërkuan ndryshim të masës së sigurisë por gjyqtarja e çështjes që u tërhoq për rreth 25 minuta, vendosi që të dy të arrestuarit të qëndrojnë në burg. Avokati tha se do t’i drejtohen Apelit të GJKKO për të ndryshuar vendimin.

Ministria e Jashtme greke ka reaguar pas këtij vendimi duke e konsideruar si një goditje të perceptimit evropian të shtetit të së drejtës.

"Zgjatja e paraburgimit të Fredi Belerit, tashmë i zgjedhur kryetar i Bashkisë Himarë, godet sensin e drejtësisë të publikut dhe perceptimin evropian të shtetit të së drejtës” thuhet në reagimin zyrtar. 

Miku i Belerit, Pandeli Kokoveshi, i cili u arrestua bashkë me të është ende i shtruar në QSUT për shkak të problemeve me zemrën. Beleri u arrestua me 12 maj, ndërsa ishte denoncuar në Prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para për vota. Sipas prokurorisë, ai iu premtonte qytetarëve se në këmbim të votës do t’i përfshinte në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe të pensionit nga shteti grek. Ndërsa përmes bashkëpunëtorëve të tij dyshohet se paguante shuma nga 50 deri në 200 euro për një votë në favor të tij. Kështu thuhet në dosjen hetimore të prokurorisë së Vlorës, e cila vendosi arrestimin e Belerit, pak ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit, gjë që nuk e pengoi Belerin të votohej si kryetar i Bashkisë së Himarës me 19 vota në favor kundrejt kandidatit socialist Jorgo Goro.

Në dosjen hetimore, thuhet se hetimi ndaj Belerit dhe bashkëpunëtorëve të tij nisi me 8 maj, pasi u siguruan të dhëna se këta shtetas merrnin para nga kandidati Beleri dhe ua shpërndanin qytetarëve, që ata të votonin për kandidatin e koalicionit 'Bashkë Fitojmë'. S.G një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Belerit merrte para nga kandidati dhe ua jepte personave të tretë që kishte rekrutuar me qëllim blerjen e votave. Pas nisjes së hetimit, shtetasi A.R ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorinë, pasi ka deklaruar se nga Fredi Beleri dhe anëtarë të shtabit të tij elektoral, i ishin ofruar para që ai ti përdorte për blerjen e votave tek votues në Bashkinë e Himarës. 

Prokuroria ka vendosur të lejojë përgjimin e fshehtë audio dhe video duke dokumentuar të gjitha takimet e bashkëpunëtorit me Belerin dhe persona të tjerë të përfshirë në shitblerjen e votës. Nga hetimet rezulton se në 10 maj i infiltruari është takuar me Belerin dhe kanë rënë dakord që ai të mblidhte emrat e personave që do të votonin për të, dhe t’ia dorëzonte atij këtë listë. Po atë ditë, A.R e ka çuar listën ne zyrën elektorale të Belerit dhe ja ka lënë sekretares. Pas këtij momenti e ka telefonuar kandidatin për ta informuar dhe Fredi Beleri i është përgjigjur se do ta verifikonte listën.

Ata janë takuar sërish dhe kanë biseduar për listën prej 13 personash dhe shumën e parave që do të përfitonin jo vetëm ata që do të votonin pro tij por edhe bashkëpunëtorit. Ne këtë bisedë, thekson prokuroria, Beleri i ka premtuar të infiltruarit se do të paguante shumën prej 50 euro për person dhe 300 euro për të, nëse do të bindej nga sipas verifikimeve se vota ushte hedhur pro tij. Ndërsa i ka thënë se paratë do t’ia jepte po atë natë në darkë ose të nesërmen në mëngjes.

Një ditë më pas, ata janë ritakuar dhe bashkëpunëtori e ka pyetur Belerin nëse paratë do t’ua jepte vetë, por ai e ka orientuar të takohet me Pandeli Kokaveshin. Ky i fundi i pasi i ka hequr telefonin dhe vendosur tek banaku i lokalit i ka thëne që 4 nga personat në listë i ka kontaktuar ai më herët, ndërsa për 8 të tjerë i ka dhënë afër tualetit 40.000 lekë në total, nga 50 mijë lekë të vjetra për secili votues. pas këtij momenti policia ka ndërhyrë duke arrestuar Belerin dhe Kokaveshin.

Ora 17:30
GJKKO la në burg Fredi Belerin, reagon ministria e Jashtme greke: Vendimi, godet perceptimin evropian për shtet të së drejtës

1671617425_WhatsAppImage20221221at10.52.51.jpeg

Ministria e Jashtme greke ka reaguar ashpër sa i takon vendimit të GJKKO-së për lënien në burg të Fredi Belerit, nën akuzën e blerjes së votave në Himarë.

Në një reagim të bërë në faqen zyrtare të institucionit thuhet se zgjatja e paraburgimit për Belerin, është një goditje për drejtësinë publike dhe perceptimin evropian për shtetin e së drejtës.

"Zgjatja e paraburgimit të Fredi Belerit, tashmë i zgjedhur kryetar i Bashkisë Himarë, godet sensin e drejtësisë të publikut dhe perceptimin evropian të shtetit të së drejtës” shkruhet në reagim.  

Ora 15:31
Avokati i Fredi Belerit: Kërkoi vetëm drejtësi! Në dosjen e policisë nuk gjendet lista e personave që mund të jenë paguar për shitjen e votës

 

Avokati i Fredi Belerit thotë se kërkuan lehtësim të masës së sigurisë nga GJKKO për Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin. Për këtë të fundit thanë se paraqitën edhe dokumente shëndetësore. Sa i përket listës me personat që dyshohet të ketë paguar Beleri për shitblerje vote, thotë se policisë ia ka dhënë i infiltruari. Për vendimin e GJKKO tha se do e apelojnë.

“Fredi Beleri kërkoi vetëm drejtësi nga gjykata. Më absurdja ishte që Kokaveshi në gjendje të rëndë shëndetësore, menduam që mund të kishte marrë një masë më të lehtë, se ka kryer dhe transplant.Asgjë nuk paraqitën, ne dorëzuam dokumente shëndetësore. Policisë ia ka dhënë i inflirtuari listën, se në dosjen e policisë nuk gjendet kjo listë. Vetë i arrestuari pretendon që nuk i ka dhënë asgjë”, tha avokati.

Ora 15:24
U kap duke blerë vota 2 ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit, GJKKO lë në burg Fredi Belerin

1684143826_fredibeleri.jpg

GJKKO ka caktuar arrest me burg për Fredi Belerin dhe bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshin të cilat u kapën në flagrancë 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit duke blerë vota në Himarë.  

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxxx: 23/05/2023 14:40

    Fredi hero

    Përgjigju
  • Olsi: 22/05/2023 23:37

    Degjova se do filloj kameruni edhe kina te japi pensione ne jug...????????????

    Përgjigju
  • Sokrat: 22/05/2023 21:02

    Ne burg legenin. Jan mesuar kto derrat vijn e bejn presion shqiptarve. I shfrytezojn me dhenien e letrave e pensione. Tani ti vuajn pasojat

    Përgjigju
  • Askushi: 22/05/2023 20:45

    Muaaaahahahahahahaha

    Përgjigju
  • Labi: 22/05/2023 20:31

    E vetmja gje emir qe ka ber i gjati sa do qe jam socialist i flakt po ky e ka dhjer svem dot per nje legalizim tallen me ne kurse veshgusit te ketij pleres ja ben brenda dites ne dhermi po nejse e rendesishme qe ky plera te rri te kap sapunin se eshte emir per gnith shqiptaret

    Përgjigju
  • Fadili: 22/05/2023 19:52

    Per kurjozitet ky avokati Edmond Dema mos eshte gje çam!!?

    Përgjigju
  • Termeti: 22/05/2023 19:12

    Zoterinj Greke! Ne kemi arrestuar dhe denuar Z. Fredi Bejlerin , jo z. Dhionis . Zoti Dhionis eshte i lire mor b… q..a greke.Bejleri kur ben krime thote jam Fredi. Kur e arrestojne thote jam Dhionisi.Ndaje mendjen , ta hedhin sapunin si Fredi apo Dhionis.Mos harro kremin per shpirtin.

    Përgjigju
  • Albania: 22/05/2023 18:42

    Kalbu ne burg qelbesire

    Përgjigju
  • Olsi: 22/05/2023 18:37

    Kush destabilizon ballkanin perendimor shpallet "non grata"(ligji i bidenit).PSE NUK VEPROHET KESHTU ME KETE DHE ATA ZYRTARE QE KERCENOJNE SHQIPERIN ME VETO PER NE BE?

    Përgjigju
  • Ilir Metaj spiun i grekut: 22/05/2023 18:18

    Bejleri është agjent grek në Shqipëri. Ashtu si super agjenti grek Iliros Metas bashkë me Monikas Kryemadhis. Tani gjykata e dënon këtë spiun Bejler i cili vepron pa leje (ose me lejen e Greqisë) në territorin shqiptar. Nuk ju lejon Erdogani+disa shtete të fuqishme ju spiunat e grekut të livadhisni. Tani Saliu është Poli agjent.

    Përgjigju
    • Olsi: 22/05/2023 23:33

      Saliu,likja,monika kan leket ne bangat ne qipro...

  • Shkodrani-Belgjike: 22/05/2023 16:26

    Merre edhe Saliun e Liken me veti se aty e kan vendin edhe ata dy. Po i vjen era Shtet Shqipërise ma ne fund mas 32 vitesh shtetit rrampallë.

    Përgjigju
  • Ridi: 22/05/2023 16:26

    Po ky miu duhet te ishte gjetur ne ndonje kanal shume kohe perpara ose tja fuste vetes si miku i tij kaqifja. Shpresojme qe edhe "salikja" ta ndjeking nga mbrapa pjellen e tyre.

    Përgjigju
  • Gjergj: 22/05/2023 15:50

    Ky pervers, blen vota, shantazhon dhe kanos votuesit me banim tè pèrkohshèm Greqi nè telefon, se nèse nuk vijnè tè votojnè pèr tè, "do tu djegè letrat greke". Vota pèr tè, èshtè cènim direkt i integritetit territorial sè republikès. Ajo votè, shkon direkt pèr grupet mè tè tèrbuara ekstremiste antishqiptare nè Greqi. Shteti shqiptar, nuk duhet tè lejojè kriminelè tè tillè nè pozicione shtetèrore drejtimi. Bèhet fjalè pèr tè dyshuar nè masakrèn e Peshkèpisè,ku mbetèn tè vrarè ushtarè tè paarmatosur. Èshtè e pafalshme pèr sistemin shqiptar tè drejtèsisè por edhe pèr organet e hetimit dhe SHIK, qè njè kriminel i tillè, tè livadhisè nèn hundèn e tè gjitha institucioneve. Nèse edhe pèr rastin nè fjalè, krimineli lihet i lirè,,,do pèrballemi nè tè ardhmen e shpejtè, me situata skandaloze, qè ia kemi bèrè vetvetes.!!!

    Përgjigju
  • Servet Zyla: 22/05/2023 15:42

    Futeni brënda kok lopën halen Fredi Beleri 7 bëri grek ky akrep.

    Përgjigju
  • Kiço: 22/05/2023 14:38

    Futeni brenda nqs ka shkelur ligjin. Jo grek te jet ky por edhe marsian nuk na intereson shume. Megjithate me ate fytyr qe ka nuk duket si gerk.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?