Pas arrestimit një javë më parë të priftit 40- vjeçar italian Don Francesco Spagnesi ai ka reaguar për mediat italiane tërësisht i penduar. Don Spagnesi i justifikon veprimet e tij duke ja lënë fajin drogërave, për këto veprime të cilësuara si të turpshme ai u kërkon falje të gjithëve.
"Nuk e njoh më veten, vorbulla e kokainës më ka gëlltitur. Droga më bëri të tradhtoj famullitarët e mi, më bëri të them gënjeshtra, më bëri të ndërmarr veprime për të cilat kam turp. Tani jam HIV pozitiv nga SIDA. I kërkoj falje të gjithëve ”, u shpreh prifti Spagnesi.
Lajmi kryesor:
Prifti i shfrenuar italian i arrestuar për drogë rezulton HIV-pozitiv
G.MO/ReportTv.al