Report Tv ka siguruar foton e biznesmenit Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministrit të Ministrisë së Shëndetësisë Klodian Rjepaj në sallën e gjyqit. Në foto vihet re se Rjepaj është i buzëqeshur. Rrapaj u arrestua me urdhër të SPAK mbrëmjen e 16 gushtit, teksa ishte me pushime në Dhërmi për koncesionin e sterilizimit dhe akuzohet për ‘Mashtrim’.
Pronari i kompaninë me seli në Prishtinë, “Investital LLC”, Ilir Rrapaj, zotëron 40 për qind të aksioneve të subjektit “SaniService” i cili në vitin 2015, fitoi koncesionin për “ofrimin e shërbimeve të integruara për setin e personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, me afat 10-vjeçar.
Lajmi kryesor:
FOTO/ U arrestuan për koncesionin e sterilizimit, ish-zv.ministri Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj mbeten në burg! Rjepaj shfaqet i qeshur në gjykatë
M.Q./ReportTv.al