SPAK ka nisur hetim pasurie ndaj prokurorit Sali Hasa të dyshuar për korrupsion në sistemin e drejtësisë. Në kontrollin e automjetit e sendeve personale Hasës nuk i janë gjetur vlera monetare.
Në banesë i janë gjetur 1.1 mln lekë dhe afro 2 mijë euro. Ne çështjen për të cilën dyshohet se pushoi hetimit kundrejt parave SPAK s'ka siguruar si prove paratë, por dyshon se këto para në banesë janë nga aferat me drejtësinë. SPAK do ti kërkojë prokurorit justifikimim e parave të cilat me vendim gjykate janë vendosur në sekuestro preventive.
Vetë Hasa në masën e sigurisë mohoi përfshirjen në korrupsion dhe shkeljen e ligjit. Hasa është i dyshuar për korrupsion pasi nga hetimet e SPAK rezulton se ka pushuar një procedim penal kundrejt marrjes së parave për një kriminel.
Por si u arrit në arrestimin e ish drejtuesit sot prokuror në Sarandë?
Ishte një hetim nisur në shkurt 2020 për trafik kanabis i cili zbuloi një grup kriminal, i cili jo vetëm trafikonte drogë, por trukonte ndeshje dhe korruptonte zyrtarë publik. Mes zyrtarëve të korruptuar rezultoi edhe prokurori Hasa i cili nga sot është në pranga. Të tjerë të arrestuar janë: Napolon Hodaj, Oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës.
Pjesë e këtij grupi kriminal ka qenë edhë një ekspert mjeko ligjor i cli ka përpiluar një raport mjeksorë false, në favor të pushimit të procedimit penal marrë përsipër nga prokurori Hasa dhe ai është Hysen Koleci, ndaj të cilit është vendosur “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.