U arrestua për kotecin e pulave pa leje, gjyshja 81-vjeçare nga Narta e Vlorës endet gjyqeve (VIDEO)

11 Tetor 2022, 08:31| Përditesimi: 3 Nëntor 2022, 14:21

  • Share

Lefkotheia Karasa, 81 vjeçe nga fshati Nartë i Vlorës po përballet me drejtësinë, nën akuzë për ndërtimin e një koteci pulash pa leje. Një ditë më parë e moshuara, u paraqit në seancën e radhës gjyqësore, si të kishte ndërtuar një pallat 10 katësh në qendër të Vlorës e jo një kotec pulash. Gjykata ka kërkuar që me datën 25 tetor të japë konkluzione për dënimin e të moshuarës Lefkotheia Karasa.

Lefkotheia Karasa jeton e vetme në një shtëpi dykatëshe në Nartë të Vlorës, ndërsa djemtë janë në emigracion. Rasti i shoqërimit të 81-vjeçares në komisariat për ndërtim pa leje, u bë publik rreth një muaj më parë, ndërsa për Report Tv me lot në sy ajo tha se e kishte gjetur halli në pronën e vet.

Para dy vitesh, tregoi ajo, i shembën kasollen e bagëtive dhe nisën ndërtimin e një kasolleje pak më të madhe me mure. Këtu lindi konflikti me fqinjën që e denoncoi në polici.

“Problemi është se më ra halli në pronën time, në tokën time që ma ka lënë vjehrri. Shtëpinë e kanë ndërtuar djemtë me punën në Greqi. Dy vite që është bërë dhe ka kushtuar shumë. Atje kishim një kasolle dhe duam ta bëjmë të madhe. Kotec për pula a ndonjë tjetër, çfarë të bëjmë duhet ajo...(ndërtesa). Asgjë si kam prishur asaj (komshies) ajo më ka prishur mua gardhin. Erdhi policia më mori mua me forcë. A ju kanë thënë për ta prishur? JO! Ne e kemi në tokën tonë. (qan)”, tha Lefkotheia Karasa.

 

Koteci i pulave

Prokuroria ka ngritur akuzën ndërtim pa leje ndaj 81-vjecares Lefkotheia Karasa. Referuar kodit penal, "Ndërtimi i paligjshëm i një objekti në tokën e vet" dënohet me gjobë ose 1 vit burgim.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Adi: 11/10/2022 09:53

    Te marr ndeshkimin me te rende krimineljaaaaa

    Përgjigju
    • Pol: 11/10/2022 22:42

      Hajde thuaj pastaj që reforma në drejtësi nuk po jep rezultate. Gjynah që u hoq dëmimi më varje Pale qënka dhe greke.

  • Besi: 11/10/2022 09:42

    Ketyre nga narta mirë ua bën keta hiqen si grek

    Përgjigju
    • Indrit: 11/10/2022 11:41

      Grek jan, i kan sjell aty per te nxjer krip jan specialist per ate

  • Loku: 11/10/2022 09:21

    Zoti ju dhafte ate qe meritoni, njrz te korruptuar. Nje vret e se sheh burgun ndersa kja sillet gjykatave,turp

    Përgjigju
  • Timi: 11/10/2022 09:01

    Ca pret me nga ky vend???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?