SPAK kopsit dosjen për Jorgo Goron, ish kryebashkiakun e Himarës e akuzon për tjetërsim pronash e fshehje të pasurisë

10 Shtator, 12:29| Përditesimi: 10 Shtator, 20:27

  • Share

Tirane- Prokuroria e Posaçme i komunikoi sot (10 shtator 2024) akuzën ish-kryebashkiakut te Himarës, Jorgo Goro e tre ish-zyrtarëve, mes të cilëve dhe kreut të kadastrës së Vlorës, lidhur me tjetërsimin e dy pronave në Dhërmi, ku përfitues fundor i truallit, ka qenë biznesmeni, ish deputeti socialist Artan Gaçi.

Bëhet fjalë për një siperfaqe në total prej 10592 m2 ku bashkëshorti i ish ministres së Jashtme Olta Xhaçka, do të ndërtonte kompleksin turistik në fshatin Gjilek - Dhërmi të Himarës.

Ndaj Jorgo Goros SPAK ka ngritur akuzën e 'Shpërdorim detyre në dy raste” dhe “refuzim per deklarim dhe 'mosdeklarim të pasurisë”.  Zyrtarisht mësohet se SPAK ka përfunduar hetimet për këtë dosje dhe do e dërgojë në GJKKO.

Prej 23 marsit 2024 Jorgo Goro ndodhet në burg pasi GJKKO me kërkesë të SPAK caktoi masën e sigurisë 'arrest me burg' ndaj tij.

Në episodin e parë Hetimet e SPAK treguan se Goro në bashkëpunim me Jerasimo Bashin, përcollën pranë organeve kompetente dokumenta të falsifikuara duke bërë të mundur regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore, në pronësi të shtetit, në favor të subjektit privat, në pronësi të Foto Mëhillit, i ati i Stavri Mëhillit.

Pas kësaj procedure, të dy ata kanë vijuar me transaksionet për të regjistruar sipërfaqen e tokës në emër të shoqërisë private me përfaqësues Artan Gaccin.

Në total janë dy sipërfaqe toke të tjetërsuara, të dyja rreth 10 mije m2. 

Lidhur me këtë çështje kreu i kadastrës Vlorë Bilbil Aliaj u la në masën “detyrim paraqitje”, ndërsa ish juristi Vezir Gjikoka si dhe ish drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të tokës në Bashkinë Himarë, Jerasimo Bashi u lanë në “arrest në shtëpie”.

Nga ana tjetër, Stavri Mëhilli i cili ka përfituar në 5512 m2 tokë bujqësore në mënyrë të padrejtë dhe më pas ia ka shitur Artan Gaçit, ish-deputet i PS-së është në kërkim dhe ndaj tij është caktuar “arrest me burg”, në mungesë. 

Episodi i parë/ Falsifikimi i dokumenteve për 5512 m2 tokë në Dhërmi që bleu Artan Gaçi
Sipas SPAK dyshohet se Jorgo Goro në cilësinë e kryetarit të bashkisë së Himarës, bashkë me Jerasmo Bashin, asokohe drejtor i Mbrojtjes dhe Menxhimit të Tokës në bashkinë e Himarës, 'pa bërë asnjë verifikim, kanë përcjellë pranë organeve kompetente dokumenta tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur më pas regjistrimin e sipërfaqes 5512 m2 tokë bujqësore në pronësi shtet, në favor të privatit.

Episodi dy: Jorgo Goro tokën bujqësore prej 5080m2 e ktheu tokë shtet, ku më pas u dha leje për ndërtimin e një kompleksi turistik që do ndërtohej nga Artan Gaçi
Sipas SPAK dokumentacionin e një prone bujqësore prej 5080 m2, Jorgo Goro në bashkëpunim me vartësin e tij, Jerasimo Bashi, e ka kthyer pronë shtet, ku më pas janë kryer transaksione. Në kufi me këtë sipërfaqe toke, sipërmarrësi privat, Artan Gaçi, ish- deputet i PS- së, i kishte blerë tokën me dokumente të falsifikuara Stavri Mëhillit. Sipërfaqja e tokës më pas është bashkuar në një të vetme dhe pas kësaj shoqëria tregtare e drejtuar prej Artan Gaçit merr leje ndërtimi për një kompleks turistik, i cili do të ndërtohet në të dyja sipërfaqet e tokës, në total (10.592 m2).

Akuzat per dosjen e Himares
Jorgo Goro - me detyrë Kryetar i Bashkisë Himarë, në hetim nën masën ‘Arrest me Burg”. Akuzohet për  'Shpërdorim detyre në dy raste” dhe “refuzim per deklarim dhe 'mosdeklarim të pasurisë”
Jerasimo Bashi - me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, Bashkia Himarë. Në hetim nën masën “Arrest në shtëpi”  Akuzohet për  “Shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim
Bilbil Aliaj - me detyrë Drejtor i ASHK-së (kadastra)  Drejtoria Vendore Vlorë (në kohën e ngjarjes), Në hetim nën masën “Arrest në shtëpi”.  Akuzohet për “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim
Vezir Gjikoka - me detyrë Jurist pranë ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë (në kohën e ngjarjes). Në hetim nën masën “Arrest në shtëpi”.  Akuzohet për “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim
Stavri Mëhilli – Ende në kërkim! Në hetim nën masën  “Arrest në burg” në mungesë! Akuzohet për  “Falsifikimi i dokumentave”, më shumë se një herë dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave, ose i formularëve”, më shumë se një herë

Trualli ne sekuestro
Më 5 prill 2024 GJKKO me kërkesë të SPAK vuri në sekuestro sipërfaqen e truallit 10 mije metra katrore ku do të ndërtonte kompleksin turistik në fshatin Gjilek - Dhërmi të Himarës. Ky rast, u bë shkak edhe për vënien në diskutim të mandatit si deputete të Olta Xhaçkës. 

Pak muaj pas arrestimit Prokuroria e Posaçme rëndoi pozitën e Jorgo Goros duke kërkuar një tjetër masë sigurie arresti në burg për Jorgo Goron si dhe sekuestroi të 4900m2 tokë që është përfituar nga ish-kryebashkiaku i komanduar i Himarës, Arqile Bollano.

Raportoi gazetarja e Report Tv dhe shqiptarja.com Keti Banushi

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • HAJDAR KASAP RE HEP BULE LEKA [ KEPI ]: 10/09/2024 13:46

    Rraseni Brēnda Jorgo Goron [ goren ] e mos e nxirni mē qelbēsirēn nga burgu. Pty rac hajdutēsh brek grisur ordiner.

    Përgjigju
  • Qelepiri: 10/09/2024 13:30

    Po Gaçi, apo ai sdi gje? Ai thjesht bleu token.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?