Preng Paluca dhe gruaja e tij

U arrestuan sot në Spanjë, në dhjetor të 2021-shit, Ndoka dhe Vlashi tentuan të vrisnin Preng Palucën pas prishjeve të pazareve të drogës

19 Janar 2023, 13:01| Përditesimi: 19 Janar 2023, 13:04

  • Share

1639052309_paluca.jpg

Vetëm një vit pasi u arratisën nga Shqipëria, Hektor Ndoka dhe Edmir Vlashi janë vënë në prangat e policisë së Spanjës. Të dy shqiptarët ishin të shpallur në kërkim nga policia shqiptare për atentatin e dështuar ndaj 51 vjeçarit Preng Paluca në dhjetor të vitit 2021.

Hektor Ndoka dhe Edmir Vlashi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin planifikuar të kryenin një vrasje në qytetin e Tiranës, për shkak të konflikteve të mëparshme në lidhje me prishjen e pazareve të drogës, jashtë shtetit. Si bazë për fshehjen e armatimit që do të përdornin për kryerjen e vrasjes dhe të të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal, kishin shfrytëzuar ambientet e banesës dhe të restorantit të shtetasit Nikoll Marku. kapur me armë zjarri pistoletë, gjatë  operacionit, në përpjekje për të fshehur provat që u gjetën gjatë kontrollit të Policisë.


Lajmi kryesor:

Planifikuan atentatin ndaj Preng Palucës për prishje të pazareve të drogës në Kamëz, pas 1 viti në arrati vihen në pranga 2 të rinjtë në Spanjë


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?