Ministrja e re e Shëndetësisë Albana Koçiu ka bërë reagimin e saj të parë pas betimit në Presidencë paraditen e sotme. Përmes një postimi në facebook, teksa shprehet se është e vetëdijshme për sfidat që ka përpara, shkruan se shpreson që do të vazhdojnë ndryshimet në këtë sektor.
"Me mirënjohje dhe përgjegjësi të lartë, jam e nderuar të pranoj detyrën e Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Dua të shpreh falenderimet e mia më të sinqerta për Kryeministrin Edi Rama, Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe për të gjithë ata që kanë besuar tek unë, për t'i shërbyer vendit në këtë detyrë kaq të rëndësishme. Gjithashtu, dua të vlerësoj punën e jashtëzakonshme të koleges time, Ogertës dhe profesionistëve të përkushtuar që i kanë shërbyer kësaj ministrie përpara meje. Jam e vetëdijshme për sfidat që kemi përpara dhe përkushtimin që duhet të tregojmë, të gjithë bashkë, prandaj me mbështetjen tuaj kam besim se do të vazhdojmë me ndryshimet e mëdha në këtë sektor jetik për qytetarët. Shëndetësia dhe mbrojtja sociale do të vijojnë të jenë kryefjala e kësaj qeverie e cila rrugen e transformimit e ka shtruar gjatë gjithë këtyre viteve. E gjitha kjo, me synimin e vetëm që t'i plotësojë çdo familje shqiptare, nevojat për këto shërbime thelbësore", shkruan ministrja.
Lajmi kryesor:
Pesë ministrat e rinj betohen tek Presidenti! Marrin detyrat! Hasani: Të sjellim më shumë investime në vend! Koçiu: E vetëdijshme për sfidat, të vazhdojmë me ndryshimet!
B.K/ReportTv.al