Policia e Himarës, në bashkëpunim me atë kufitare, i kanë ardhur në ndihmë një turisteje çeke që kishte mbetur e bllokuar në një zonë të thepisur te “Gjiri i Filikurit” në Himarë. Turistja është rrëzuar dhe ka kërkuar ndihmë.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e patrullës së Rendit dhe ato të Policisë Kufitare organizuan punën dhe shkuan në vendin e ngjarjes. Turistja u dërgua për kontroll në qendrën shëndetësore dhe nuk ka rrezik për jetën.
“Pas lokalizimit të turistes, u bë e mundur zbritja e saj në mënyrë të sigurt nga shkëmbinjtë dhe transportimi me mjetin lundrues të Policisë Kufitare drejt portit të Himarës, e më pas drejt qendrës shëndetësore, për kontroll mjekësor ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia apelon që vizitorët dhe pushuesit, gjatë eksplorimeve në terrene të vështira, të tregojnë kujdes maksimal dhe të marrin masat e nevojshme për sigurinë e tyre.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Komente

Te merresh edhe me kete gomare.
Përgjigju