U dëmtua nga përmbytjet, Gonxhja në Vlorë: Xhamia e Plumbit do restaurohet në 2025 me fondet e shtetit

8 Nëntor, 17:02| Përditesimi: 8 Nëntor, 17:30

  • Share

Ministri i Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka inspektuar xhaminë e Plumbit në Vlorë, monumenti kulture i kategorisë së parë, që u dëmtua nga përmbytjet. Ministri ka konfirmuar se do te nise projekti i rikonstruksionit dhe pritet qe me buxhetin e vitit 2025 te akordohet fondi. Projekti kërkon rreth një muaj, theksoi ai dhe me pas sapo të akordohet fondi do të nis puna. Myftiu i Vlorës Ardit Hoxhllaku ka konfirmuar se veë ministrisë, xhamia është inspektuar dhe nga një grup ekspertesh nga Turqia ndërsa mendohet se punimet do të zgjasin dy vite.

Objekti 500-vjeçar kishte pësuar dëmtime gjatë viteve, të cilat u thelluan nga përmbytjet e 4 tetorit. Siç shihet në pamjet e Report TV, kanë rënë pjesë të suvasë, janë shkatërruar muret, kupola dhe dyshemeja. Vizita e ministrit në Vlorë vjen dy ditë pas deklaratës së Myftiut të Vlorës, Ardit Hoxhllaku, i cili theksoi se ka kërkuar fonde nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) për restaurimin e xhamisë. 

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?