Kronikë

Vlorë/ Shembet me shpërthim të kontrolluar objekti tre katësh pa leje, iu vendos 32 kg lëndë plasëse! Rama: Do shkruajmë kapitullin e fundit të kësaj beteje (VIDEO)

11 Gusht, 07:08| Përditesimi: 11 Gusht, 22:29

  • Share

Një objekt tre katësh beton-arme, në të cilin 1800 metra katror ishin ndërtuar pa leje, është shembur me shpërthim të kontrolluar mëngjesin e kësaj të hëne pranë aksit rrugor Vlorë-Orikum. Ashtu siç kishte njoftuar, Inspektoriati Kombëtar i Territorit (IKMT) zbarkoi në zonë dhe rreth orës 07:30 kreu shpërthimin e objektit, në të cilin u vendos 32 kg lëndë plasëse. 

Për demolimin e këtij objekti u hapën 410 furnela dhe u shtrinë 1,100 metra linearë fitil detonant. IKMT sqaroi se në bashkëpunim me policinë ndërmorën të gjitha masat e nevojshme, duke bllokuar përkohësisht aksin rrugor Vlorë-Orikum ndërsa u ndëpre për pak minuta edhe furnizimi me energji elektrike.

Gazetari Armand Xhelili raportoi se në këtë objekt që do të shërbente si hotel ishte lejuar ndërtimi i 1800 metrave katror pa leje.

Për këtë reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se do të vijojnë kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet e paligjshme.

"Me këto pamje nga përballja me paligjshmërinë që lëndon e shëmton hapësirat ku bashkëjetojmë si bij e bija të këtij vendi, e ku do ta shkruajmë me se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje apo në shkelje të lejeve", shkroi kryeministri. 
 

Aksioni për lirimin e hapësirave publike dhe shembjen e ndërtimeve pa leje vijon prej disa javësh. Kreu i qeverisë deklaroi dje se nuk bëhet fjalë për një aksion veror, por do të jetë intensiv dhe do të zgjasë gjatë gjithë mandatit 4-vjeçar. Paralajmëroi gjithashtu “shkundje” të strukturave të kontrollit të territorit.

 
 

 

Ora 08:08
Shembja e objektit tre katësh në Vlorë, Rama: Do e shkruajmë se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për objektin tre katësh që u shemb mëngjesin e kësaj të hëne në Vlorë. Teksa ka ndarë pamjet nga momenti i shpërthimit, kreu i qeverisë shkruan se do ta shkruajnë me patjetër kapitullin e fundit të ndërtimeve pa leje apo shkeljeve të lejes.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga përballja me paligjshmërinë që lëndon e shëmton hapësirat ku bashkëjetojmë si bij e bija të këtij vendi, e ku do ta shkruajmë me se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje apo në shkelje të lejeve, ju uroj një javë sa më të mbarë.”, ka shkruar Rama.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/08/2025 01:45

    Si ka mundesi qe nga nje ane thote qe do te vazhdojme gjate gjithe mamdatit te 4-et e nga ana tjeter thote jemi ne fund te betejes?! I bie qe ishte vetem nje aksion veror me fitil te shkurter dhe vetem kaq!

    Përgjigju
  • ollga: 11/08/2025 18:34

    nuk duhet te lihet te vene nje tulle...kjo behet kollaj fare me ligj..5 vjet burg dhe 50 milion leke gjobe...por edi rama nuk e ben kete sepse do te marre leke....disave ja prish..disave ja legalizon duke i marre leket......

    Përgjigju
  • Tarras Lala: 11/08/2025 17:50

    O komentusa IDJOT po tē ndērtoin tē gjith pa leje çfar bēhet nē Shqipri ? ? ? A e kuptoni se çfar llogjike keni hajd yxhym o turkoshakēt e shqipris anarshi se mer vesh i pari tē dytin e pa besushme çfar dēgjon nga Albanistanēt e Evropēs.

    Përgjigju
  • Kapterr Ramiu: 11/08/2025 17:26

    Se ndalte dot IMT dhe Bashkia se eshte patronazhist pronari

    Përgjigju
  • Vlora: 11/08/2025 17:21

    Ne vitin 2013 kam pergezuar prishjen e nje hotelii te ndertuar ne Dhermi afer me rezidencen qeveritare. Para nje viti kalova dhe pashe qe ne te njejtin vend madje edhe me afer me bregun e detit dhe godinen ushtarake, eshte bere nje tjeter hotel gjigant i cili brutalisht si nga ana estetike ashtu edhe funksionale nuk duhej te ishte aty. Si eshte dhene leje ndertimi ne ambjentet perqark rezidences qeveritare??? Si lejohet shkaterrimi i bregdetit me te tilla monstruozitete betoni?

    Përgjigju
    • emigranti: 11/08/2025 19:34

      eshte dhene leje se ishin njerezit e afert te Rames

  • Alb: 11/08/2025 16:05

    Po ku i kishte syte shteti per para se te nertonte

    Përgjigju
  • LIA: 11/08/2025 12:26

    KEMI ARRITUR NE KOMUNIZEM KUR QEVERITARET KENAQEN QE PO IA PRISHIM PASURINE NJERZVE QE MEZI ME KURSIME PO NDERTOJNE BIZNESE PO SI KA MUNDESI QE NUK PO RRASHSHOHET NDONJE RESORT QE KA ZAPTUAR TOKAT E SHQIPTARVE PO SI KA MUNDESI QE JEMI BERE SI POLULL SPIUN PO SI KA MUNDESI QE NA MUNGON CDO E DREJTE DHE PERSESI KENAQEN VETEM ME FATKEQSIN E TJETRIT. PO MBLIDHNI MENDJEN O NJEREZ SE VETEM POPULLI PO E HA ME KETE SPASTRIM QEVERIA NE RREGULL ESHTE TANI KANE NIS PUSHIMET.

    Përgjigju
  • Genci: 11/08/2025 10:21

    Po mire o Edi Rama dakord qe e prishe dhe mire bere se objekt pa leje ishte, po masa per ndertuesin qe e beri gjithe ate objekt pa leje ne perlen e bregdetit te Vlores a more? Kush nderton nje çati pa leje arrestohet ndersa ky qe ben gjithe ate perbindesh as preket me dore. E di gjithe Vlora se kush eshte ai kriminel qe e beri ate dhe ata qe e mbeshtesin nga mbrapa dhe leviz pa i hyre gjemb ne kembe. Do te besh shtet, pse nuk e heton ku i gjeti ky leket per te bere kete objekt, verifikojeni dhe kunatin e tij me Hotel Yacht se te njejten skeme ka bere edhe ai. Keshtu behet shteti dhe jo show me tritol

    Përgjigju
  • Titi: 11/08/2025 09:59

    Po mire mo edhe kur vendos rregull tjetri, prape nuk ben? Hyp se te vrava, zbrit se te vrava. Po ai qe i dha leje dhe mbylli syte ku eshte? Nuk ka emer bukuroshi! Pse nuk e nxjerr opozita ate emer, apo eshte i tyre?

    Përgjigju
  • Asllan: 11/08/2025 08:16

    Në mesin e sezonit turistik prishje pa leje? Ku ishin deri tani? Shqipëria nuk bëhet! Mjer ata që besojnë tek hajdutat edhe mashtruesat e politikës!

    Përgjigju
    • Elma: 11/08/2025 09:50

      Ore po mir e shembet se dakort pa leje. Po kish do i heqi ato mbetjet!? Kthehet me ne toke si ishte!? Me mir ishte qe shteti ne keto objekte pa leje te behet aksioner me 50% edhe ti kalojne buxhetit te shtetit biles ti ndihmoj individet qe e kan len pergjys ta mbaroj edhe ta rigjeneroj si biznes. Kjo do ishte nje ide. Ose sekuestro ta nxirrte ne ankand. Eshte gjithe ai investim si mund ta prishte!? Pastaj ai nuk eshte se u be dje ne sot ai aty ka qen. Tani e gjeti shteti ne kulmin e sezonit te bej nderhyrje!? Po ishin keto instanca ligjzbatuese me heret!? Ore do behet ndonjeher ky komb!? Zjarre gjithandej prishje prishje edhe ne fund asgje per qytetaret. I larguat te gjithe!? Politike injorante sadiste edhe e degjeneruar ne cdo aspekt nga i pari te i fundit.

    • Bob: 11/08/2025 08:59

      Po si mund t behet shqiperia,kur delet komandohen nga nj psikopatik,

    • gfds: 11/08/2025 08:57

      I mori votat, tani fillon tritoli..

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?