Foto: Nicolas Sarkozy
I dënuar me pesë vjet burg, ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy deklaroi para kamerave se ajo që ndodhi në gjykatë "është jashtëzakonisht serioze për sundimin e ligjit" dhe "besimin që mund të kemi te drejtësia".
Ish-presidenti theksoi se u lirua nga tre nga katër akuzat.
"Unë jam dënuar për dyshimin se kam lejuar dy kolegë të mi të dalin me idenë e financimit të paligjshëm të fushatës sime. Do të marr përsipër përgjegjësitë e mia. Do t'u bindem thirrjeve të gjykatave. Dhe nëse ata duan absolutisht që unë të fle në burg, do të fle në burg. Por me kokën lart. Jam i pafajshëm", deklaroi Nicolas Sarkozy.
Më tej ai shtoi se kjo është një padrejtësi dhe ky vendim i ka prishur imazhin Francës.
"Kjo padrejtësi është një skandal. Nuk do të kërkoj falje për atë që nuk kam bërë ", shtoi ai përpara se të njoftonte se do të apelonte. Ndoshta do të më duhet të paraqitem me pranga para Gjykatës së Apelit. Ata që më urrejnë kaq shumë mendojnë se po më poshtërojnë. Ajo që kanë poshtëruar sot është Franca, është imazhi i Francës. Dhe nëse dikush i ka tradhtuar francezët, nuk jam unë, është kjo padrejtësi e pabesueshme që sapo keni parë. Nuk kam frymë hakmarrjeje, as urrejtjeje, por le ta kuptojnë dhe ta dëgjojnë të gjithë: Do të luftoj deri në frymën time të fundit për të vërtetuar pafajësinë time të plotë", përfundoi ai.
Lajmi kryesor:
Marrja e fondeve nga Gadafi/ Ish-presidenti francez, dënohet me 5 vite burg! Shpallet fajtor për organizatë kriminale! Sarkozy: Franca është poshtëruar
Xh.K/ReportTv.al
