U dënua si organizator i tjetërsimit të pronave te 'Rana e Hedhun'/ Frroku: Kjo është Reforma në Drejtësi, të shpifësh dhe të dënosh pa prova ligjore kundërshtarët tuaj politik

17 Shtator 2020, 13:56| Përditesimi: 17 Shtator 2020, 13:58

  • Share

1600343810_ab96403265904e5c920374d7ad7c1137.jpg

Lekë Frroku

Lekë Frroku, një nga të dënuarit si organizator i tjetërsimit të pronave te 'Rana e Hedhur' e ka cilësuar vendimin si një vendim politik, duke bërë edhe ironi me Reformën në Drejtësi. Sipas tij, ky vendim është politik i marrë në mbledhje partie.

"Prokuroria dhe gjykata e partisë e zhytur në korrupsion dhe në genocid ndaj shqiptarëve edhe njëherë konfirmoi një vendim politik ndaj  ish zyrtarëve të Lezhës. Nuk ishte një ngjarje e pa parashikuar. Kjo çështje ishte e mirëmenduar pa filluar procesi hetimor. Mbledhja e partisë në Lezhë 5 ditë para arrestimit të zyrtarëve shkoj sipas parashikimit të tyre deri në këto momente. Për këtë mbledhje ka dhe një video me zë dhe figurë. Por zyrtarët duhet të lusin zotin se partia  në pushtet përveçse të dënon për agjitacion dhe propagandë kundër partisë dhe shtetit këta të eliminojnë dhe fizikisht. Epo kjo është reforma në drejtësi. Të shpifësh dhe të dënosh pa prova ligjore kundërshtarët tuaj politik", shkruan ai.


Lajmi kryesor:

Tjetërsimi i pronave te 'Rana e hedhun'/ Dënohet me 4 vite burg ish-kryetari i Bashkisë Lezhë! Nga grupi me 17 persona, vetëm një i pafajshëm


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?