Ish-kreu i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj

Tjetërsimi i pronave te 'Rana e hedhun'/ Dënohet me 4 vite burg ish-kryetari i Bashkisë Lezhë! Nga grupi me 17 persona, vetëm një i pafajshëm

17 Shtator 2020, 12:45| Përditesimi: 18 Shtator 2020, 09:16

  • Share

LEZHË- Dënohet me 4 vite burg ish-kreu i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj në lidhje me akuzat tjetërsimin e pronave në zonën e "Ranës së Hedhun" në Shëngjin.

Vendimi u dha nga gjyqtari Ilir Përdedaj, kurse hetimet për këtë dosje voluminoze me 17 të pandehur u kryen nga prokurori Erjon Shehaj. 

Më konkretisht, ish-drejtori i Hipotekës Artan Djala, president i ekipit të Shën kollit,  është dënuar me 2 vite burg, ish-kryetari i Qarkut Lezhë, Gjok Ndoka (president i ekipit të Besëlishjes) u dënua me 4 vite burg, nën kryetari i Bashkisë, Enver Hafizi me 1 vit burg, 3 vite burg për Juxhina Memën dhe 1.6 vite për Adenis Haxhinë. Ndërkohë, është shpallur i pafajshëm Renato Malotaj, ish-futbollisti i Vllaznisë.  

Vendimi është dhënë mesditën e së enjtes në Gjykatën e Lezhës në një seancë me dyer të mbyllur ku secili prej të akuzuarve është njohur veçmas me vendimin e gjykatës. Në një intervistë që ka dhënë me herët për Report Tv, Frrokaj i ka quajtur absurde akuzat duke thënë se është i bindur në pafajësinë e tij. 

Dosja për tjetësimin e pronës
Hetimet për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit nisën në 2017 kur një qytetar denoncoi se toka e tij rezultonte në Hipoteke në emër të disa familjeve të tjera. Prokuroria zbuloi një sipërfaqe të madhe toke prej 234 mijë metrash katrorë tokë në zonën e Ranës së Hedhun që ishte përfituar përmes falsifikimit të dokumenteve. Bashkia Lezhë dhe Këshilli i Qarkut Lezhë “nëpërmjet shkresave përkatëse zyrtare, pavarësisht se në realitet (tokat) janë mal dhe ranishte i kanë konfirmuar si toka të kategorisë “Arë” dhe “Pemtore”. Sipas vendimit për sekuestrim parcelat ishin regjistruar në emër të personave që nuk kishin të drejtë të përfitonin tokë në atë zonë.

Ish- kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj u arrestua në muajin mars të vitit 2018 me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa më pas gjykata vendosi që ai të hetohet në gjendje të lirë. Krahas Frrokajt, mes 20 personave të marrë të pandehur ka qenë edhe xhaxhai ish-deputetit të PS Arben Ndoka, Gjon Ndoka. Ky i fundit është akuzuar për tjetërsim të pronave në Kune dhe Mal të Recit në Lezhë. Mes të pandehurve është konstatuar edhe emri i Bledar Caras, ish-kryeregjistruesit të hipotekës Lezhë, që dilte në përgjimet e bëra nga prokuroria e Krimeve të Rënda edhe për dosjen e arrestimit të 44 personave.

Vendimi i plotë i Gjykatës
1. Deklarimin fajtor të pandehurit Fran Frrokaj për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite e dënon me 4 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 4 vitesh;
2. Deklarimin fajtor të pandehurit Enver Hafizi për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 1 vit burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;
3. Deklarimin fajtore të pandehurës Juxhina Mema për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 3 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;
4. Deklarimin fajtor të pandehurit Adenis Haxhia për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 1 vit e 6 muaj burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;
5. Deklarimin fajtor të pandehurit Eduart Leka për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;
Heqjen e masës së sigurimit personal arrest në shtëpi në ngarkim të pandehurit Eduart Leka per shkak të shuarjes se saj.
6. Deklarimin fajtor të pandehurit Artan Djala për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të  dënohet me 3 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;
7. Deklarimin fajtor të pandehurit Ermando Jakaj për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 3 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;
8. Deklarimin fajtor të pandehurit Bledar Cara për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 1 vit burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;
9. Deklarimin fajtor të pandehurit Frrok Frroku për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;
10. Deklarimin fajtor të pandehurit Lek Frroku për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;
11. Deklarimin fajtor të pandehurit Pjetër Gjoni (Lini) për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;
12. Deklarimin fajtor të pandehurit Vasil Gjoni për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;
13. Deklarimin fajtor të pandehurit Zef Gjini për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;
14. Deklarimin fajtor të pandehurit Nikoll Tinaj për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;
15. Deklarimin e pafajshëm të pandehurit Renato Malotaj për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal, duke urdheruar heqjen e mases se sigurimit personal në ngarkim te tij;
16. Deklarimin fajtor të pandehurit Luigj Paloka për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/3 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 3 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 39 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar profesionin e topografit për një periudhë prej 3 vitesh;
17. Deklarimin e pafajshëm të pandehurit Gjok Ndoka për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/3 të Kodit Penal. Deklarimin fajtor të pandehurit Gjok Ndoka për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 4 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 4 vitesh;
18. Të gjitha dokumentet shkresore të cila sipas akt ekspertimeve kanë rezultuar të falsifikuar të asgjesohen, ndërsa dokumentet e tjera të sekuestruara si prova materiale do t’u kthehen institucioneve perkatëse;
19. Shpenzimet proceduriale penale t’u ngarkohen të pandehurve solidarisht;
20. Kundër këtij vendimi palët kane të drejtën e ankimit në Gjykatën e Apelit Shkoder brenda 15 ditëve nga e nesërmja e shpalljes, ndërsa për palët në mungese ky afat fillon nga e nesërmja e marrjes dijeni.

Ora 13:56
U dënua si organizator i tjetërsimit të pronave te 'Rana e Hedhun'/ Frroku: Kjo është Reforma në Drejtësi, të shpifësh dhe të dënosh pa prova ligjore kundërshtarët tuaj politik

1600343810_ab96403265904e5c920374d7ad7c1137.jpg

Lekë Frroku

Lekë Frroku, një nga të dënuarit si organizator i tjetërsimit të pronave te 'Rana e Hedhur' e ka cilësuar vendimin si një vendim politik, duke bërë edhe ironi me Reformën në Drejtësi. Sipas tij, ky vendim është politik i marrë në mbledhje partie.

"Prokuroria dhe gjykata e partisë e zhytur në korrupsion dhe në genocid ndaj shqiptarëve edhe njëherë konfirmoi një vendim politik ndaj  ish zyrtarëve të Lezhës. Nuk ishte një ngjarje e pa parashikuar. Kjo çështje ishte e mirëmenduar pa filluar procesi hetimor. Mbledhja e partisë në Lezhë 5 ditë para arrestimit të zyrtarëve shkoj sipas parashikimit të tyre deri në këto momente. Për këtë mbledhje ka dhe një video me zë dhe figurë. Por zyrtarët duhet të lusin zotin se partia  në pushtet përveçse të dënon për agjitacion dhe propagandë kundër partisë dhe shtetit këta të eliminojnë dhe fizikisht. Epo kjo është reforma në drejtësi. Të shpifësh dhe të dënosh pa prova ligjore kundërshtarët tuaj politik", shkruan ai.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 18/09/2020 02:26

    Saga vazhdon,te shohim sa do t'ua ule Apeli.

    Përgjigju
  • Bledi: 18/09/2020 00:23

    KETA plehra duhen varur per kembesh,,,e ti dali shpirti me siklet...

    Përgjigju
  • vjosa: 18/09/2020 00:22

    4 VJET BURG JANE PAK PER KETE BASHKIAK PLEHRE,,,10 VJET TA KISHIT DENUAR HALEN,,,TE ZENE MEND TE TJERET ....PISA NJEREZ,,,PTU,PTU,PTU,PTU,....................

    Përgjigju
  • Frrokaj@: 17/09/2020 17:28

    Jo vetem te Rana e hedhun dhe ne Tale, po dhe te stallat e rikave ne Rrile, biles dhe disa hallexhinjeve ju ka ra ne qafe ky M***-m***i, Fran Frrokaj, pak e pasken denu.

    Përgjigju
  • Tirona: 17/09/2020 15:05

    Mos harroni Tironen se tek hipoteka eshte bere kerdia kur ajo ishte drejtuar nga njerezit e LSI.Rruga qe ndoqen keta hajduta te LSI-se ishte mbivendosja duke futur njerez te saj dhe dicitalizimi jo i rregullt duke i kaluar pronat private te qytetareve si prona shtet.te gjithe familjet Tironse i kane dokumentat nga libri i ngastrave qysh kur shpijat e tyre jane te ndertuar para nje shekulli dhe ketej, por nuk jane te pajisura me dokument hipoteke per arsye te neglizhences te te pareve qe jetonin ne ato prona, (hajdutet e LSI e shfrytezuan kete duke futur mbivendosje dhe duke i kaluar ne prone shtet se thone Libri i ngastrave nuk eshte dokument ligjore), trashegimtaret e tyre po bredhin me vitet neper gjygje, ku avakatet, gjykatesit dhe LSI-ja ndajne parate e mara nga proceset gjyqsore ..... Nuk e kuptoj pse dokumentat e librit te ngastrave te vulosura me vulen e shtetit Shqiptare te quhet dokument Jo ligjore.SPAKU po ti futet hipotekes se Tirones , mos te keroje jo me larg se viti 2012 dhe deri sa perfundoj digjitalizime i zonave me te preferuara te Tirones do te gjej dhe do te dergoje para drejtesise se re shume hajduta te kesaj hipoteke qe drejtohen nga zyrat e LSI-se.Drejtuesit e sotem te hipotekave duhet te bejne nje detyre patriotike duke i regjistruar ne hipoteke te gjith pronat e atyre pronareve qe disponojne dokumenta te rregullta nga libri i ngastrave dhe ata pseudopronare qe jane mbivendosur dhe Bashkite qe pretendojne se jane prone e tyre ,po te kene By..e letrat e tyre te bakallit tja paraqisin SPAKUT se din Ajo si vepron.Drejtues te hipotekave merni insiativen regjistroni keto prona se do te ngeleni te nderuar per gjithe jeten ,si dhe do clironi shume gjykatat me keto lloj gjygje koti , qe gjykatat te meren me peshqit e vegjel dhe te medhejne, me kriminelet qe kane shkateruar kete vend.

    Përgjigju
  • Talexhiu: 17/09/2020 14:50

    Jan denua shum pak ,pervec ne ranen e hedhun edhe ne Tale te Lezhes kan tjetersua toka,duhet te dalin para drejtesise te gjithe qe kan ba krime me pronat,ata qe kan zaptu tokat e te tjereve,ata te hipotekave qe kan dhene disa cartifikata pronsie per nje prone.Gjykatat duhet japin denime maksimale per keta mostra jo te bejne sikur i denojne

    Përgjigju
  • plazhisti: 17/09/2020 13:57

    qenkeni kput meth

    Përgjigju
    • A. N.: 18/09/2020 07:56

      Prit se do kputen edhe me shume n'meth kur ti ulet denimi ne apel.

  • Lui: 17/09/2020 13:53

    Paste kemben e mbare per te tjere..

    Përgjigju
  • Ariu: 17/09/2020 13:31

    Po çne, ky ishte i bindur per pafajesine e tij!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?