Foto ilustruese

U dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës, ndërron jetë i burgosuri

16 Tetor, 11:07| Përditesimi: 16 Tetor, 12:46

  • Share

Vlorë-Një 73-vjeçar i dënuar për veprën penale 'Vepra të turpshme' ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin e Vlorës.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur 09:20, informoi sot policia.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se i burgosuri Binjar Llano Llanaj ka vdekur për shkaqe natyrale.

"Më datë 16.10.2024, rreth orës 09:20, në spitalin e Vlorës, ka humbur jetën shtetasi B. Ll., 73 vjeç, banues në Vlorë, paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale. 73-vjeçari ishte dërguar për ndihmë mjekësore në këtë spital, nga shërbimet e IEVP Vlorë, ku vuante dënimin për veprën penale Vepra të turpshme", thuhet në njoftimin e policisë.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Ndërkohë pas vdekjes së tij kanë reaguar edhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe IEVP Vlorë. Nëpërmjet një deklarate për shtyp ata shprehen se LLanaj u dërgua në spital me shenja jete dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ai ndërroi jetë sapo mbërriti në urgjencë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?