TIRANE- Avokati Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua mëngjesin e 29 majit 2024 në zonën e ish-bllokut në Tiranë, ndodhet në koma i intubuar dhe do të duhet dhe të paktën 72 orë për të përcaktuar nëse ka kaluar rrezikun për jetën. E bëri të ditur Dr. Gjovalin Bushi Shefi i Shërbimit të Urgjencës te Trauma, pjesë e stafit mjekësor që po mbikqyrin gjëndjen shëndetësore të avokatit, në një prononcim për median.
Nga momenti i djeshëm deri sot gjëndja është stabël. Megjithëse duhet të themi që vijon në gjëndje të rëndë. Është dëmtim i madh në kokë.Nga parametrat është stabël por do të pritet si do të reagohet më vonë. Duhen të paktën 72 orë si do të reagojë, tha Dr. Gjovalin Bushi.
Ndërkohë shqiptarja.com dhe Report Tv zbardhi dëshminë e Dorian Alisë, njëri prej 4 autorëve të dhunimit brutal të avokatit para derës së kopshtit të fëmijëve nr 31 vetëm pak minuta pasi kishte lënë djalin e tij të vogël.
Alia ka thënë se sulmi ishte planifikuar nga Dritan Nano i cili ishte organizatori dhe porositësi dhe se kishin ditë që vëzhgonin lëvizjet dhe komunikonin me njëri tjetrin për këtë.
I riu ka pranuar se dhuna ka ardhur si paralajmërim që avokati të tërhiqej nga padia kundër Nanos për të marrë çka i takonte në pronën e fituar me gjyq te kullat e Liqenit
"Donin t’i bënim presion Mëngjesit të hiqte dorë nga gjyqi që kishte hapur" ka thënë Aliaj duke pretenduar më tej para hetuesve se gjithë dhunën ndaj avokatit e ka kryer prej miqësisë me Dritan Nanon dhe se ia kishte kërkuar ai.
Në deklarime Aliaj ka treguar se 'ishin përgatitur për t'i dhënë mesazh Mëngjesit, pa menduar se situata do të rëndohej dhe avokati do të merrte dëme të rënda'
Nga ana tjetër, Dritan Nano, të cilin shqiptarja.com dhe Report Tv ka arritur të sigurojë foton, ka mohuar të jetë porositës i ngjarjes duke mos pranuar të bashkëpunojë me hetuesit, edhe pse këta të fundit janë të bindur që ai është organizatori kryesor.
Edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë të siguruara nga Report Tv, avokati u godit fillimisht në fytyrë sapo doli nga kopshti nr.31 në ish-bllok, ku la fëmijën e tij, e më pas ra përdhe pa ndjenja, teksa autorët vijuan ta godasin me shkelma.
'Përveç dy frakturave kockore që ka dhe një shtypje të pjesës së parme të trurit, u shtua edema dhe në këto kushte u detyruam ta intubojmë' tha doktori
Policia ka vënë në dispozicion 20 mijë euro për këdo që ndihmon për arrestimin e 3 autorëve të tjerë, konkretisht, 2 dhunuesit Elton Kasaj dhe Drivaldo Aliaj dhe Romario Tabaku i cili ka siguruar largimin e tre dhunuesve nga vendngjarja.
Dhunuesit, pala që fitoi gjyqin për pronën ku u ndërtuan kulla tek liqeni! S'donte ta paguante
Të katër të rinjtë ishin organizuar dhe porositur për të dhunuar avokatin nga Dritan Nano, 58 vjeç, i cili ishte klient i studios Ligjore “ALTERUM SHPK” të Sokol Mëngjesit. Nano ishte një prej 8 trashëgimtarëve të pronës në digën e Liqenit ku janë ndërtuar kullat nga biznesmeni Bashkim Ulaj. Ai së bashku me trashëgimtarët e tjerë ka fituar gjyqin deri në apel, të asistuar nga avokat Mëngjesi, por më pas ai i vetëm ka refuzuar të paguajë detyrimet sipas kontratës. Për këtë avokati ka hapur gjyq ndaj Nanos, proces që e ka fituar dhe përmbarimi ka bllokuar pronën, duke mos e lejuar që të vijojë shitja. Një muaj më parë të dyja palët kanë pasur një takim por s’kanë gjetur dakordësi. I gjendur në këtë situatë, dyshohet se Nano ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore, ndërsa në fund ka zgjedhur dhunën. E gjithë historia nxorri blof ish Kryeministrin Sali Berisha i cili sapo doli lajmi i dhunimit, akuzoi se ishte hakmarrje primitive e Edi Ramës
Foto: Dritan Nano, i dyshuari si organizatori dhe porositësi i dhunës së avokatit
Foto: Avokati Sokol Mëngjesi. Lart, 4 autorët e dhunes së avokatit.Poshtë Skena nga dhuna e avokatit tek ish zona -Bllokut, Tirane, 29 maj 2024
Avokati Sokol Mëngjesi ndodhet në koma i intubuar dhe do të duhet dhe të paktën 72 orë për të përcaktuar nëse ka kaluar rrezikun për jetën.
Në një prononcim për median Dr. Gjovalin Bushi Shefi i Shërbimit të Urgjencës te Trauma tha se avokati është në monitorim të vazhdueshëm nga mjekët ndërsa dje është paraqitur në spitalin e Traumës me dëmtime në pjesën e parme të trurit dhe dy frakturave kockore.
Avokati ka traumë koke. Në momentet e para ishte koshient. Me kalimin e kohës gjëndja u rëndua. Pacienti ishte shumë i agjituar dhe nisi të humbte koshiencën. Pasi u bënë dy ekzaminime në këto kushte u detyruam që pacienti të intubohej dhe të kalonte në një komë të intubuar. Nga momenti I djeshëm deri sot gjëndja është stabël. Megjithëse duhet të themi që vijon në gjëndje të rëndë. Është dëmtim I madh në kokë. Me ekzaminimin që i është bërë sot në mëngjes është konstatuar se ka një ulje të edemës, një ndër faktorët kryesorë që e rëndojnë gjëndjen. Në këto kushte pacienti nuk ka nevojë të kryejë ndërhyrje urgjente kirurgjikale.
Nga parametrat është stabël por do të pritet si do të reagohet më vonë. Duhen të paktën 72 orë si do të reagojë. Duke e ndjekur mbi bazën e ekzaminimeve imazherike që të kemi një përmirësim të edemës, megjithëse ka dëmtime të tjera intercerebrale. Është në monitorim dhe kujdes të vazhdueshëm gjatë gjithë kohës dhe për cdo lloj eventualiteti mund të ndërhyhet, por deri tani nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Shpresojmë të vijojë ky ritëm në mënyrë që të gjendet një zgjidhje. Ai kishte një dëmtim të pjesës së parme të trurit. Përveç dy frakturave kockore që ka dhe një shtypje të pjesës së parme të trurit, u shtua edema dhe në këto kushte u detyruam ta intubojmë
Tre persona morën pjesën në aktin barbar të dhunimit të avokatit para derës së kopshtit 31 në zonën e ish- bllokut në Tiranë. Njëri prej tyre Dorian Aliaj u vetëdorëzua dje dhe në polici ka deklaruar se është porositur nga Dritan Nano që ai të tërhiqej nga padia për të marrë çka i takonte në pronën e fituar me gjyq te kullat e Liqenit. Ndërsa për arrestimin e 2 dhunuesve Elton Kasaj dhe Drivaldo Aliaj dhe Romario Tabaku i cili ka siguruar largimin e tre dhunuesve nga vendngjarje policia vuri në dispozicion 20 mijë euro.
Report Tv e Shqiptaja.com siguron foton e Dritan Nanos, I cili sipas grupit hetimor është organizatori dhe porositësi i dhunës barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi mëngjesin e djeshëm tek zona e Ish Bllokut në Tiranë.
Dritan Nano, 58 vjeç, i cili ishte klient i studios Ligjore “ALTERUM SHPK” të Sokol Mëngjesit ishte një prej 8 trashëgimtarëve të pronës në digën e Liqenit ku janë ndërtuar kullat nga biznesmeni Bashkim Ulaj.
Ai së bashku me trashëgimtarët e tjerë ka fituar gjyqin deri në apel, të asistuar nga avokat Mëngjesi, por më pas ai i vetëm ka refuzuar të paguajë detyrimet sipas kontratës. Për këtë avokati ka hapur gjyq ndaj Nanos, proces që e ka fituar dhe përmbarimi ka bllokuar pronën, duke mos e lejuar që të vijojë shitja. Një muaj më parë të dyja palët kanë pasur një takim por s’kanë gjetur dakordësi. I gjendur në këtë situatë, dyshohet se Nano ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore, ndërsa në fund ka zgjedhur dhunën.
Para hetuesve, Dorian Alia, njëri prej dhunuesve të avokatit Sokol Mëngjesi ka dhënë një deklaratë duke treguar me detaje se plani ishte i mirëorganizuar dhe porositur nga Dritan Nano.
Alia u vetëdorëzua pasditen e 29 majit pak orë pas ngjarjes së rëndë ku së bashku me 2 miqtë e tij dhunuan me sende të forta avokatin Sokol Mëngjesi në zonën e ish Bllokut.
Dorjan Aliaj ka pranuar para hetuesve qe ishte në sulmin ndaj avokatit Mëngjesi.
Sipas tij, e kishin planifikuar sulmin dhe ndjekur avokatin, dhe rrinin vazhdimisht duke komunikuar me agresorët e tjerë për lëvizjet e avokatit. I riu ka pranuar se dhuna ka ardhur si pasojë e konfliktit të lindur mes tyre dhe avokatit për pjesën e pagesave të kontratës për pronën.
Ai ka thënë se donin ti bënin presion Mëngjesit të hiqte dorë nga gjyqi që kishte hapur për të marrë detyrimet sipas kontratës që i detyronte pala që kishte fituar gjyqin. Mëngjesi kishte hapur gjyq ndaj Nanos, proces që e kishte fituar dhe përmbarimi kishte bllokuar pronën e tij (Nanos), duke mos e lejuar që të vijoj shitja.
I gjendur në këtë situatë, dyshohet se Nano ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte.
Aliaj ka pretenduar para hetuesve se gjithë dhunën ndaj avokatit e ka kryer prej miqësisë me Dritan Nanon dhe se ia kishte kërkuar ai.
Më tej ai ka thënë se ishin përgatitur për t'i dhënë mesazh Mëngjesit, pa menduar se situata do të rëndohej dhe avokati do të merrte dëme të rënda.
Nga ana tjetër, Dritan Nano, ka mohuar të jetë porositës i ngjarjes duke mos pranuar të bashkëpunojë me hetuesit, edhe pse këta të fundit janë të bindur që ai është organizatori kryesor.
Kreu i Avokatëve Penalist, Saimir Vishaj mbajti një prononcim për mediat pranë ambienteve të SPAK, lidhur me dhunën e ushtruar ditën e djeshme ndaj avokat Sokol Mëngjesit në zonën e ish-bllokut në kryeqytet.
Vishaj u shpreh se është goditur shteti, ndërsa vlerësoi Mëngjesin si një prej avokatëve më të mirë që ka sistemi i drejtësisë në Shqipëri.
'Kur preket një avokat preket shteti. Ashtu sikurse kur preket një punonjës policie të gjithë duhet të ngrihen në këmbë, për një shërbim si avokatia. Pa avokati nuk ka drejtësi. Është një mision aq i bukur dhe i vështirë. Kemi një heshtje të organeve mbase mbajnë sytë tek qielli. U them pjesëtarëve të institucioneve shtetërore të luten bashkë me ne që shoku jonë të dalë nga koma. Kanë dashur të vrasin një nga avokatët më të mirë që ka pasur sistemi i drejtësisë.', tha Vishaj ndër të tjera.
Nuk e dime sa eshte tarifa qe ka kerkuar avokati dhe qe shkaktoi kete ngjarje,por per nje gje duhen pyetur keta huligane pa logjike : E bete kete krim /ne emer te miqesise/,jeni gati te beni dhe burgun po /ne emer te miqesise/??
Përgjigjupo ca lidhje ka sa eshte tarifa? pse pranoi, pse nuk iku te avokate me te lire ?
c'jane keta palaco,,ti rrihni aty ne burg sa ti dali shpirti...
PërgjigjuMe rëndësi është që Berisha na paska dale bllof.
PërgjigjuNje nder avokatet e njerzit me te poshter
PërgjigjuFAJIN E KA AVOKATI,,QE PUNON ME TE TILLE FYTYRA...
PërgjigjuMbase kalben ne burg legenat e mutit.
Përgjigjumir ja kan ba se kta avokatat jan ba ordinera komplet dojn vec lek e lek e lek e te zvarrisin jeten
vetem ti shikosh fotot mjafton tu japesh dajak 24 ore derisa ti dale shpirti qelbaniker te paburra merren me nje njeri intelektual nuk merren me moshataret e tyre e dine cfar i pret