Kreu i Avokatëve Penalist, Saimir Vishaj mbajti një prononcim për mediat pranë ambienteve të SPAK, lidhur me dhunën e ushtruar ditën e djeshme ndaj avokat Sokol Mëngjesit në zonën e ish-bllokut në kryeqytet.
Vishaj u shpreh se është goditur shteti, ndërsa vlerësoi Mëngjesin si një prej avokatëve më të mirë që ka sistemi i drejtësisë në Shqipëri.
'Kur preket një avokat preket shteti. Ashtu sikurse kur preket një punonjës policie të gjithë duhet të ngrihen në këmbë, për një shërbim si avokatia. Pa avokati nuk ka drejtësi. Është një mision aq i bukur dhe i vështirë. Kemi një heshtje të organeve mbase mbajnë sytë tek qielli. U them pjesëtarëve të institucioneve shtetërore të luten bashkë me ne që shoku jonë të dalë nga koma. Kanë dashur të vrasin një nga avokatët më të mirë që ka pasur sistemi i drejtësisë.', tha Vishaj ndër të tjera.
Lajmi kryesor:
Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, në gjendje kome! Mjeku: 72 orë vendimtare! Autori i vetëdorëzuar e pranon: Donim t'i jepnim mesazh, na e kërkoi Dritan Nano për miqësi! 3 në kërkim
G.K/ReportTv.al