Komisioneri i Partisë Socialiste, i një qendre votimi në qytetin e Pogradecit, Entin Gega ka folur pas incidentit- ku mbështetës i PD Luan Tollozhina e dhunoi atë, me pretendimin se i kishte ngacmuar të bijën.
Gega ka deklaruar se konflikti nisi pasi ai së bashku me të bijën e Tollozhinës po debatonin lidhur me procesin e votimin, sa i përket votimit të personave me aftësi të kufizuar. Sipas dëshmisë së komisionerit socialist, pas këtij debati ka qenë Tollozhina ai i cili i është afruar dhe e ka qëlluar me pretendimin se po i ngacmonte të bijën.
“Ishte kryetarja një çupkë i them unë në fillim i lamë të votonin, në trajnim kështu na thanë që do ti lini të votojnë me ndihmësa se janë sakatë. I thashë unë gjynah...janë ngritur nga rrobet aty e kanë qejfin duan të vijnë të votojnë. Pse nuk i le, ai e ka ndarë mendjen për kë do votojë.
Kur më vjen ai e më thotë pse me ngacmove çupën, më shavi dhe më goditi në vesh, më futi thonjtë. Në Pogradec të gjithë njihemi. Në çdo zgjedhje kështu ka bërë gjithmonë. Jo bre çfarë konflikt kemi pasur, si surrat e njihja. Dolëm këtu jashtë , më shau më ofendoi nga nëna, mua më thonë Toni Myfitit, atij i thonë Luanin Minesë, atë e njohin nga mamaja mua më njohin nga babai”, tha ai.
Komente
