Kali në Delvinë, pas kujdesit veterinar dhe pas djegies nga zjarri

Kronikë

U dogj në Delvinë nga zjarri, aktivistët dhe Shërbimi Veterinar i vijnë në ndihmë, Goxhaj: Kalin sapo e morëm, bashkë bëjmë shumë! (FOTOT)

14 Gusht, 17:30| Përditesimi: 14 Gusht, 17:52

  • Share

Pamjet e kalit të djegur nga zjarret në Delvinë ditën e djeshme (13 gusht) bënë xhiron e rrjetit dhe më gjerë.

Flakët në Shqipëri nuk po kursejnë asgjë prej ditësh, teksa viktimë ka rënë dhe një i moshuar, ka disa të plagosur, dhjetëra shtëpi të shkrumbuara, qindra kafshë të ngordhura dhe zgjoje bletësh të djegura, pa llogaritur qindra hektarë me pyje, kullotë, bimësi dhe pemëtari.

Me njëherë pas lajmit, aktivisti Endri Goxhaj njoftoi sot nëpërmjet rrjetit social Facebook, se kali i plagosur nga zjarri në Delvinë ishte marrë në kujdestari, pas trajtimit paraprake me ndihmën e Shërbimit Veterinar Vlorë.

“Kalin e djegur nga zjarret në Delvinë sapo e morëm. Tani jemi në udhëtim drejt @tierlife_tirana – na uroni që gjithçka të shkojë sa më mirë. Faleminderit gjithë veterinerëve të AKVMB Vlorë për bashkëpunimin. Bashkë bëjmë shumë! Do t’ju mbajmë të përditësuar!”, shkruan ai mes të tjerash.

Gjithashtu ka publikuar disa foto të kafshës e lyer me preparat mjekësor veterinar kundër djegieve (ngjyra blu), për të parandaluar infeksionet dhe ngordhjen e kafshës, teksa do i bëhet edhe trajtim i mëtejshëm veterinar.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?