Kronikë

U ekzekutua në Novoselë, Kristian Marku ishte nip i Martin Bardhit të vrarë në shtator 2023 më Rrëshen

13 Janar, 20:10| Përditesimi: 13 Janar, 22:06

  • Share

Kristian Marku u vra sot në një atentat Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë. Siç bëhet me dije Marku është nipi i Martin Bardhit të vrarë në shtator të vitit 2023, në Rrëshen. 

Martin Bardhi u ekzekutua me armë zjarri paraditen e 26-shtatori 2023 teksa po pinte kafe në lokalin në pronësi të tij në Rrëshen.

Nga breshëria e plumbave mbeten të plagosur dhe tre persona të tjerë të cilët ishin nën shoqërinë e viktimës, ndërsa autoret e ngjarjes ishin dy persona të maskuar të cilët u larguan me një foristradë e cila u gjet e djegur në fshatin Gziq të Mirditës.

Vrasja e Bardhit është dyshuar të ketë lidhje me një konflikt të mundshëm me familjen Reçi, megjithatë të pyetur nga policia këta të fundit e mohuan një lidhje të tillë.

1695740536_martinbardhi.jpg

Martin Bardhi


Lajmi kryesor:

Atentat në aksin Fier-Vlorë, vritet 30-vjeçari me të shkuar kriminale! Dyshohet për 3 autorë, gjendet mjeti djegur, por jo arma e krimit (EMRI+VIDEO)


G.K/S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?