U ekzekutua në Athinë, Roan Brahimi dyshohet si financues i atentatit ndaj Gentjan Bejtjes në Fushë Krujë! Lidhja me një prej të arrestuarve

11 Maj, 09:31| Përditesimi: 11 Maj, 18:03

  • Share

Roan Brahimi, i njohur edhe me emrin Sidorel Prendi nga Pllana e Lezhës, i cili u ekzekutua me armë zjarri në një atentat mafioz mbrëmjen e së enjtes në Athinë, dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen Gentjan Bejtjes në 15 mars të këtij viti në Larushk të Krujës.

Një nga personat e arrestuar nga policia si transportues i vrasësve, Ilir Beqaraj, rezulton të ketë lidhje miqësore me të, konkretisht kunat me Roan Brahimin. Ky i fundit, në bashkëpunim me grupin e Niklës, ka dyshime të forta se kanë bashkëpunuar për të kryer këtë atentat, e po ashtu dyshohen të përfshirë edhe në disa ngjarje të fundit të ndodhura në Kurbin dhe Lezhë.

Ata mendohet të kenë qenë financues dhe organizator, për të goditur grupet rivale që i shihnin si rrezik për sigurinë e tyre. Për vrasjen e Gentjan Bejtjes dyshohet se pajtuan qitës nga Vlora.

Gentjan Bejtja u vra me më shumë se 30 plumba pasditen e 15 marsit, brenda serës me domate në oborrin e shtëpisë. Nga makina “Land Rover Discover” që u ndal te porta e oborrit zbritën 3 persona, të cilët hynë qetësisht derdhën breshëri plumbash drejt tij dhe po aq qetësisht u larguan. Në drejtim të 43-vjeçarit Bejtja është qëlluar nga 3 kallashnikovë, kjo tashmë e provuar edhe nga rezultatet e ekspertizës. Për atentatin ndaj tij janë arrestuar Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu.

Ndërkohë Roan Brahimi, u vra në një atentat të mirëfilltë mafioz në lagjen Vyronas të Athinës, mbërmjen e 9 majit. Krimi, në sy të gruas së tij të dytë dhe djalit të vogël ndodhi në një zonë të populluar. Sipas mediave greke Brahimi kishte pak ditë që kishte ardhur në Greqi për pushimet e Pashkës, pasi jetonte në Dubai nga frika e një atentati. Ai kishte në Athinë një grua dhe një fëmijë, por bëhet me dije se në Shqipëri ai kishte një familje tjetër me një bashkëshorte dhe dy fëmijë.

Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, njihet edhe si rival i Ervis Martinajt, pasi ishte i shpallur në kërkim për tu pyetur për vrasjen e Brilant Martinajt, (kushëriri i Ervis Martinajt) atentat që ndodhi në 17 korrik 2022, dhe u vranë dhe 2 të tjerë. 

Ora 17:53
Greqi/ Flet partnerja e Roan Brahimit, tregon si u ekzekutua 32-vjeçari! Fëmija i pa të gjitha

Për herë të parë, partnerja e Roan Brahimit në Greqi, Katerina Beqo, ka përshkruar për mediat greke ngjarjen e rëndë të 9 majit, ku u vra 32-vjeçari, në Bajron të Athinës.

Në një inetrvistë për “Newsit.gr” pak orë pas vrasjes së 32-vjeçarit, gruaja e tij theksoi se “Nuk dija asgjë, nuk më kishte thënë asgjë, erdhi në Kishë. Të shtunën për Pashkë”.

Ajo ka përshkruar momentet e fundit me të.

“Isha në makinë me të, por nuk mbaj mend se çfarë ndodhi. Më pas dola nga makina”,-është shprehur ajo.

E gjithë ngjatjrja ka ndodhur para syve të fëmijës së çiftit.

“Fëmija pa gjithçka. Tani po e mabn mamaja ime, unë rri në shtëpi. Nuk jam aspak mirë”,-ka rrëfyer gruaja.

Mbrëmjen e 9 majit, 32-vjeçari ka shkuar me bashkëshorten për të marrë me makinë fëmijën e tyre. Ata parkuan në kryqëzimin e rrugëve Messolongiou dhe Tsaldari, pranë sheshit Lazarou.

Djali po vrapomte drejt prindërve të tyre kur dy persona të cilët kishin vendosur kokore dhe po lëviznin me motor qëlluan dy plumba në drejtim të 32-vjeçarit, të cilat rezultuan fatale.

Në ato momentëe djali i vogël është dëgjuar duke bërtitur “babai im, babi im”.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • martini: 29/08/2024 18:13

    tani bole qorri,,,do ta kaloje jeten ne burg....

    Përgjigju
  • Popull: 11/05/2024 20:05

    Sa mire do ishte sikur nje dite te dilnin giithe historite dhe lidhjet e tyre me njeri tjetrin.

    Përgjigju
    • Besi: 11/05/2024 23:10

      Gentjan Bejtja per Brilant Martinaj dihet shkembim objektivi me te fprtet e Nikles

  • Shqiptari: 11/05/2024 13:40

    Keto cunat moa te ikin nga Greqia edhe 2 dite, te shkojne edhe neser te takimi i PS ne Athine

    Përgjigju
    • Besi: 11/05/2024 16:31

      per Visin e ke fjalen prit edhe nje muaj

  • Shkodrani-Belgjike: 11/05/2024 13:00

    Kryt hangshin ka than i gjati. Ju duket jeta playstation.

    Përgjigju
    • Besi: 11/05/2024 14:02

      motori i perdorur per vrasjen e Santos e ke fjalen

  • Besi: 11/05/2024 12:03

    Enver Stafuka eshte pista Sokol, ajo eshte edhe e vetmja qe nxjerr tek vrasja e Brilant Martinaj

    Përgjigju
    • Madridi: 11/05/2024 21:59

      Kush e rembeu dhe pse?

    • Real: 11/05/2024 14:53

      Po po Besi ti e gjete dy patate. Asnje lidhje nuk ka zhdukja e Stafukes me vrasjen e Brilantit. E dine te gjithe kush e rembeu dhe perse. Per keta te bandes se ketij paska ardhur koha e shpagimit. Urojme qe te vazhdojne keshtu me njeri tjetrin. Te paguajne vetem per cfare kane bere asgje me shume.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?